Gjashte shprehi te meshkujve te papranueshme per femrat

Gjashte shprehi te meshkujve, te papranueshme per femrat
Behet fjale per shprehite e meshkujve ne seks, te cilat, besuat apo jo, jane te padurueshme per te dashurat tona...

1. Pas seksit, ai kthehet ne anen tjeter dhe ia kercet gjumit

Pas orgazmes, meshkujt hyjne ne fazen ku humbin interesin per seks dhe, per shkak te sekretimit te hormonit serotonine, behen te pergjumur. Prandaj femrat nuk do te duhej qe kete t’ia shohin per te madhe te dashurit te tyre. Nese burri, pas seksit, menjehere behet i ftohte, refuzues, apo nese menjehere çohet nga shtrati dhe fillon qe te vishet, kjo dmth se ate e mundojne mendime te renda. Ndoshta eshte duke kaluar neper ndonje krize.

2. Natyra eshte treguar dorelire me ‘burrerine’ e tij, e ai mendon se kjo mjafton per seks te mire

Kjo zakonisht ngjane me njerezit e bukur, te cilet mendojne se vete fakti qe jane te tille, apo qe kane me shume ‘centimetra’, mjafton qe ta kenaqin partneren dhe nuk duhet fare te mundohen ne kete drejtim. Nga te gjitha shprehite e keqija, kjo permiresohet me se veshtiri, per shkak se ata qe jane te vetedijshem se jane te bukur, per nga natyra jane shume te prekshem.

3. I jep zor, sikur eshte ne gare vrapimi

Nese femra ka pershtypjen se burri e ledhaton mekanikisht dhe e nderron pozen çdo 20 sekonda, kjo ndoshta dmth se ai nuk e njeh sa duhet seksualitetin femeror. Duhet qe femra t’ia shpjegoje mashkullit deshirat e saj. Nese femra frikohet se nje gje e tille do ta frikesoje mashkullin, atehere ajo duhet t’ia kape atij doren dhe t’ia vendose ku te doje. Apo, ajo mund ta zgjidhe nje poze ku dominon.

4. E tejkalon paralojen dhe kalon menjehere ne seks

Gati te gjithe meshkujt e dine se ledhatimet jane shume te rendesishme per femrat, meqe gjate paralojes organizmi i saj pergatitet per penetrim. Mashkulli qe e injoron nje gje te tille, eshte nje egoist i papermiresueshem. Nese doni qe burri juaj ta ndryshoje nje sjellje te ketille, eshte mire qe t’ia thoni menjehere, pa hezitim, apo t’i tregoni duke e ledhatuar ate, se si doni qe edhe ai t’ju ledhatoje juve.

5. Te gjithe e kemi pozen tone te preferuar, por ai eshte fiksuar pas njeres

Ndoshta kjo ka te beje me karakterin e tij? Por, nese jashte shtratit burri juaj eshte nje person interesant dhe kurioz, atehere ka te ngjare qe eshte i pasigurt ne seks. Ndoshta frikesohet se, po te provoje me diçka te re, do te deshtoje. Ne kete rast, atij i duhet perkrahja juaj. Thoni se ai eshte dashnori ideal, te cilin gjithmone e keni enderruar.

6. Flet fjale banale ne momentet e kenaqesise me te madhe

Ai i cili nuk eshte ne gjendje qe te beje dashuri ne qetesi, tregon nevojen qe ta perforcoje kenaqesine e tij. Per personin e tille, kenaqesia fizike dhe dashuria jane dy bote paralele. Ajo qe eshte e sigurt, eshte se ai ne te vertete nuk mendon per ate qe e thote. Ato fjale me shume ia thote vetes, sesa gruas se tij. Ndryshimi i kesaj shprehie mund te jete teper e veshtire. Ndoshta eshte mire qe gruaja te pergjigjet ndaj ketyre vulgariteteve me fjale te mira e te buta.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama