Regjistroni domainin tuaj .al

Ja sa kushton një apartament në 32 zonat e kryeqytetit

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 vite mĂ« parĂ«

Ja sa kushton një apartament në 32 zonat e kryeqytetit
Ja sa kushton një apartament në 32 zonat e kryeqytetit

Kriza qe ka mberthyer sektorin e ndertimit, nuk ka ndikuar ne uljen e çmimeve te apartamente ne kryeqytet. Sipas agjencive te imobilare, shitjet me te shumta dhe kerkesat e qytetareve per te blere apartamente jane ne periferi te kryeqytetit, pasi aty mund te gjesh apartamente te cilat kushtojne me pak ne krahasim me apartamentet brenda unazes.

Çmimet

Çmimet e apartamenteve ne kryeqytet vazhdojne te mbeten te kripura, megjithese kerkesa per blerje eshte ulur me rreth 70 per qind. Qendra dhe zona e ish- bllokut jane dhe zonat ku çmimet e apartamenteve arrijne rekordin. Pra metri katror ne keto dy zona, arrin deri ne 2 mije euro. Me pas ndiqet nga zona e liqenit, ku çmimi per meter katror arrin deri ne 2000 euro. Nderkohe ne Tiranen e re, Selite dhe ne Komunen e Parisit, çmimet e apartamenteve, variojne nga 600 euro deri ne 1500 euro per meter katror. Tek Fresku, çmimet e apartamente variojne nga 500 deri ne 800 euro per meter katror. Ndersa ne periferi te kryeqyteti,t çmimet e shtepive arrijne deri ne 400 euro per meter katror deri ne 900 per meter katror. Sipas Shoqates se Ndertuesve, pavaresisht krizes, i kane mbajtur çmimet konstante dhe se nuk planifikojne ti ulin ato.

Marrja e lejes se ndertimit

Çdo firme e cili kerkon te marre lejen e ndertimit, duhet te plotesoje 15 dokumentacione. Ku nga keto, 8 dokumente nevojiten per zbardhjen e lejes se ndertimit ne Keshillin e Rregullimit te Territorit. Keto dokumenten ndertuesi duhet ti dorezoje ne Bashki. Dokumentet e nevojshme per marrjen e lejes se ndertimit jane  formulari nr.3, formulari nr.2 i lejes se aprovuar te sheshit te ndertimit, kontrata noteriale midis pronarit te truallit dhe firmes se ndertimit, si dhe licenca e noteruar e firmes se ndertimit brenda afatit te perdorimit, deri te te dhenat e studimit inxhinier –sizmologjik per sheshin ku do te behet ndertimi.

Dokumentet e nevojshme per pajisjen me leje ndertimi

1. Formulari  Nr.3
2. Projekti teknik i arkitektures ku jepen te saktesuara planimetrite, prerjet dhe fasadat teknike me materialet e veshjeve te tyre. Projekti te sillet ne CD.
3. Relacion nga arkitektit per projektin
4. Plani i organizimit te punimeve + grafiku i punimeve, ne tre kopje (bashkangjitur projekt zbatimit, i firmosur nga drejtuesi teknik i subjektit ndertues me firme origjinale)
5. Studimi gjeologo- inxhinjerik
6. Studimi sizmik per objektet mbi 8 kat
7. Kontrata sipermarrjes  midis pronarit te truallit dhe firmes  se ndertimit e cila duhet te jete brenda afatit te shqyrtimit te kerkeses per leje ndertimi. Ajo duhet te jete origjinale ose fotokopje e noterizuar.
8. Aktmarreveshje midis investitorit dhe subjektit ndertues(nese ka)
9. Licenca e noteruar e firmes se ndertimit brenda afatit te perdorimit dhe brenda kategorise perkatese.
10. Planimetria e sistemimeve te jashtme e plotesuar me kuota altimetrike ne shkallen 1:200, ne 3 kopje (bashkangjitur projekt zbatimit , e firmosur nga projektuesit me firme origjinale).
11. Plani i piketimit te objektit ne shkallen 1:200
12. Certifikata e pastertise nga Inspektoriati i Mjedisit Urban, dokument i cili jepet firmes ndertuese per te vertetuar qe ky subjekt nuk ka detyrime te pashlyera.
13. Vertetim nga Ndermarrja e Tregjeve dhe Taksave prane Bashkise se Tiranes, dokument i cili i jepet firmes ndertuese per te vertetuar qe ky subjekt nuk ka detyrime te pashlyera.
14. Fotokopje e noteruar e licencave te projektuesve brenda afatit te perdorimit (arkitekt, konstruktor, elektrik hidrosanitar dhe ngrohje ventilim).
15. Konfirmim te formulari 3/1 nga PMNZSH per mbrojtjen nga zjarri
Per zbardhjen e lejes se ndertimit, pas vendimit te lejes se ndertimit nga KRRT-ja.
1. Projekt zbatimi i plote ne tre kopje(sipas vendimit, formularit dhe genplanit te Lejes se   Ndertimit) i arkitektures, i firmosur nga arkitekt
2.   Ne projektin e zbatimit te jepen te saktesuar tipet e apartamenteve, siperfaqet  per secilin  tip dhe sasia e tyre, per çdo objekt me destinacion banese dhe siperfaqet e ambienteve me destinacion sherbime. Per objektet, vizatimet e te cileve jane perpunuar ne kompjuter, te sillen ne CD vizatimet e planimetrive te objektit.
3. Projekt zbatimi i plote ne nje kopje i projektit konstruktiv, elektrik, hidrosanitar, ngrohje –ventilim. (i firmosur nga projektuesit me firme origjinale, i shoqeruar me tabelen e fleteve per secilin projekt)
4. Llogaritjet baze te konstruksionit te firmosura nga konstruktoret me firme origjinale. (bashkangjitur projekt zbatimit, e firmosur nga projektuesit me firme origjinale.
5. Relacion  teknik shpjegues i projektit konstruktiv, elektrik, hidrosanitar dhe ngrohje ventilim te firmosur nga projektuesit perkates. ( 1 kopje)
6. Preventivi i hartuar mbi bazen e çmimit mesatar per meter katror , deklaruar nga E.K.B. Ky ne tre kopje i firmosur nga projektuesit me firme origjinale.

Dokumentacion per leje shfrytezimi

1)    Fotografi te fasadave te objektit, flete A-4.
2)    Relacion i kolaudatorit per zbatimin e projektit (ku perveç te tjerave, te reflektohen te gjitha ndryshimet nga projekti i miratuar, nese ka).
3)    Licenca e kolaudatorit.
4)    Relacion i supervizorit (mbikeqyresit te punimeve), mbi zbatimin e objektit.
5)    Licenca e supervizorit (mbikeqyresit te punimeve).
6)    Situacion perfundimtar i vleres se punimeve te kryera ne objekt.
7)    Licenca e drejtuesit teknik (zbatuesit te punimeve).
8)    Vendimi i  K.RR.T-se per sheshin e ndertimit .
9)    Formulari  i sheshit te ndertimit.
10)    Planimetria e sheshit te ndertimit te objektit. Shesh ndertimi.
11)    Vendimi i K.RR.T-se per leje ndertimit .
12)    Formulari i lejes se ndertimit.
13)    Planimetria e sheshit te ndertimit te objektit. Leje ndertimi.
14)    Projekti arkitektonik i miratuar nga Bashkia (me vulat perkatese).
15)    Licencat e grupit te projektimit:
16)    Aktet e kontrollit per fazat e ndertimit te objektit.
17)    Kontratat e sipermarrjes ndermjet paleve:
18)    Akt-kolaudimi nga ndermarrja e ujesjelles-kanalizimeve, qe verteton se subjekti ndertues ka kryer zbatimin e punimeve te furnizimit me uje dhe shkarkim te rrjetit te K.U.Z sipas projektit te miratuar nga kjo ndermarrje.
19)    Proces-verbal nga K.E.SH. sh.a, Filiali Elektrik i Qytetit Tirane, i cili verteton se objekti eshte marre ne dorezim nga Filiali Elektrik.
20)    Vertetim nga Drejtoria e Pastrimit mbi vendosjen e pikave te hedhjes se mbeturinave.
21)    Certifikate Pastertie e leshuar nga Drejtoria e Kontrollit te Territorit Urban.
22)    Akt-Teknik nga sektori PMNZSH-se, prane Prefektit te Qarkut Tirane.
23)    Vertetim nga Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore per shlyerjen e detyrimeve vendore.
24)    Relacion mbi zbatimin e instalimeve hidrosanitare dhe instalimeve te ngrohjes te zbatuara ne objekt, (e pergatitur nga inxhinieri perkates qe ka ndjekur zbatimin).
25)    Licenca e inxhinieri hidrosanitar zbatues.
26)    Relacion Teknik mbi zbatimin e punimeve elektrike ne objekt, (e pergatitur nga inxhinieri perkates qe ka ndjekur zbatimin).
27)    Licenca e inxhinieri elektrik zbatues.
28)    Licenca e subjektit ndertues.

Tatimi

Te gjithe personat qe shesin nje apartament, do te tatohen ne masen e 10 per qind te fitimit kapital te realizuar. Pra, nese nje individ do te shese nje apartament, atehere ky individ do te paguaje 10 per qind te diferences se vleres se shitur te apartamentit me vleren e blerjes se apartamentit nga individi. Individi qe kalon te drejten e pronesise mbi pasurine e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes se regjistrimit te kesaj pasurie. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet pa provuar pagimin e detyrimit prane zyrave vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Nderkohe banesat e ndertuara para vitin 1995 dhe nuk kane vleren e blerjes, atehere vlera minimale e blerjes do te merret kostoja mesatare per meter katror e siperfaqes se shfrytezueshme e percaktuar nga Enti Kombetar i Banesave.

Shembulli

Nje shoqeri ndertimi i ka shitur individit A nje apartament me vleren e 6 milione lekeve

Individi A pas disa vitesh ia shet apartamentin individit B ne vleren e 8 milione lekeve

Individi A do te tatohet me 10 per qind te diferences midis vleres se shitjes (8 milione leke) dhe vleres se blerjes (6 milione leke)

Pra 10% x (8.000.000 - 6.000.000)=200.000 leke

200.000 leke do te jete tatimi i te ardhurave personale nga kalimi i pronesise.

Çmimet e apartamenteve

Qender 1.500-2.000 euro/m2

Kinema “Agimi”    1300-1400 euro/m2

Selvia    900-1500 euro/m2

Ish blloku 1500-2000 euro/m2

Myslym Shyri 1000- 1300 euro/m2

Rruga “Muhamet Gjollesha”    1.000-1.400 euro/m2

Rruga “Naim Frasheri” 850-1200 euro/m2

Zona e Zogu i Zi 900-1200 euro/m2

Rruga “Kongresi i Lushnjes” 1000-1500 euro/m2

Kompleksi Dinamo    900-1300 euro/m2

Rruga e Kavajes    700-1300 euro/m2

“21 Dhjetori”    900-1200 euro/m2
Stacioni i Trenit    800-1000 euro/m2

Komuna e Parisit 800- 1400 euro/m2

Zona e Parkut te Autobuseve  700-1100 euro/m2

Rruga “Sami Frashri” 900-1700 euro/m2

Tirana e Re 800-1400 euro/m2

Zona e Liqenit 800-2000 euro/m2

Rruga “Njazi Meka”    800-900 euro/m2

Unaza e Re    400-600 euro/m2

Rruga “Ali Demi”     550-900 euro/m2

Rruga “Arben Brocaj” 850 euro/m2

Rruga “Njazi Meka”    800-900 euro/m2

Tregu i Madh    600-800 euro/m2

Ish-Fusha e Aviacionit   650-850 euro/m2

“Hasim Vokshi” 800-950 euro/m2

Rruga “Don Bosko”    600-900 euro/m2

Selite 600-900 euro/m2

Fresku/Porcelan    450-800 euro/m2

Zona e Yzberishtit    400-600 euro/m2

Zona e Kinostudios    700-900 euro/m2

Zona e Kombinatit    450-800 euro/m2

Lapraka    500-690 euro/m2

70 Per qind

Eshte ulur kerkesa per blerje te apartamenteve ne kryeqytet. Nderkohe, ndertuesit edhe per shkak te blerjes se pakte, çmimet e apartamenteve i kane mbajtur konstante. Sipas agjensive imobilare, kerkesa per blerje dyqanesh eshte pothuajse ne zero.

20 Per qind

E tatimit mbi vleren e shtuar, e paguajne kompanite e ndertimit, pavaresisht se realizojne 10 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto, si pasoje e praktikave te taksave referuese.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi