Stafi i Shqiperia.com Ju uron gezuar festat e 7 dhe 8 Marsit!

Shkruar nga:  
Postuar më: 3 vite mė parė

Stafi i Shqiperia.com Ju uron gezuar festat e 7 dhe 8 Marsit!
Stafi i Shqiperia.com Ju uron gezuar festat e 7 dhe 8 Marsit!

Ja tek erdhi përsëri këtë vit 7 dhe 8 marsi, dy prej festave më domethënëse për familjet shqiptare kudo që ato punojnë, jetojnë e mësojne sot. Dita e 7 marsit, Festa e Mësuesve, dhe festa e 8 marsit, Festa e Nënës. Nuk është rastësi që këto festa janë njëra pas tjetrës: a ka njerëz më të përkushtuar se sa mësuesit që bëjnë të pamundurën që nxënësit e tyre të trashëgojne atë dije të akumuluar që do t'u hapi dyer dhe horizonte të reja në jetë?!A ka dashuri më të madhe se sa dashuria dhe sakrifica e nënës për fëmijet e saj?!

Nëse mësuesit dhe nënat kanë një jetë që ju shërbejnë fëmijëve të tyre, sot dhe nesër janë ditë ku ne, nxënësit dhe femijët e tyre, duhet t'u tregojmë mirënjohjen e thellë dhe dashurinë për ta. Një telefonatë nga larg, një kartolinë, një buqetë me lule, një fotografi apo portret fëmijërie, pak minuta të shpenzuara në shoqërine e prindërve dhe mësuesve, një sjellje në kujtesë e kujtimeve të fëmijërisë, kanë një domethënie të jashtëzakonshme për keta njerëz të jashtëzakonshëm karshi të cilëve ne do te ndihemi borxhllinj përjetë. Le t'ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mesuesve tanë. Le të ecim në hapat e prindërve tanë, në mënyrë që një ditë, edhe fëmijët tanë të ndihen në të njëjtën mënyrë se si ne ndihemi karshi tyre.


Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA