Sekreti i madh i sjelljes me njerezit

Sekreti i madh i sjelljes me njerëzit

E çka në të vërtet dëshiron njeriu?

Frojdi ka pohuar se veprimtarinë njerëzore e udhëheqin dy gjëra:dëshira për kënaqësitë e jashtme dhe dëshira për madhështinë personale.
Filozofi amerikan John Dewey e ka shprehur këtë me fjalë të tjera.Për të lëvizësi kryesor i njeriut është "dëshira për të qenë i rëndësishëm".
Çka dëshiron njeriu? Jo shumë,por ajo pak që e dëshiron ai mundohet me të gjitha forcat ta aarijë,duke mos pramnuar në shmangie.Gati çdo njeri i pjekur dhe i rritur,parimisht dëshiron:

1.Shëndet dhe jetë të gjatë.
2.Ushqim të mjaftueshëm.
3.Gjumë të rehatshëm.
4.Para dhe e tërë ajo që blehet me të.
5.Jetë të lumtur martesore.
6.Jetesë të mirë për fëmijët e tyre.
7.Ndjenja se vlejnë diçka.

Gati të gjitha dëshirat e mësipërme plotësohen-të gjitha përveç njërës,e cila është po aq e thellë si dëshira për gjumë të rehatshëm dhe po aq e nevojshme sikur dëshira për ushqim,e cila shpesh mbetet e papërmbushur.Kjo është ajo Frojd e quan "dëshirën për madhështi personale",e Dewey "dëshirën për të qenë i rëndësishëm".

Lincolni një herë letrën e tij e ka filluar me fjalët:

"Të gjithë ne i duam komplimentet",e William James ka thënë :"Kaptina kryesore e natyrës njerëzore është gjakimi për mirënjohje".Keni kujdes,Jamesi nuk flet për "dëshirën","nevojën"apo "përpjekjen",por për gjakimin e njeriut që të jetë i njohur nga bota.

Ky është, pra ai lëvizësi,i zjarrtë i jetës njerëzore,e disa prej të cilëve me të vërtetë dijnë ta shuajnë urinë e zemrës njerëzore do të kenë sukses të jen të dashur për rrethin dhe për të afërmit.Në atë masë që-siç i thonë- edhe varrëmihësit do t'i dhimbsej.

Dëshira për t'u ndjerë i rëndësishëm është njëra ndër karakteristikat kryesore me të cilat dallohet nga kafsha.Sikur paraardhësit tanë të mos i nxiste nevoja e zjarrtë për t'u ndjerë të rëndësishëm.civilizimi nuk do të ekzistonte,e njerëzimi edhe më tej do të jetonte në errësirën e paditurisë.

Mu kjo dëshirë e ka nxitur një të papërvojë,një ndihmës tregtari rë varfër në studimin e librave të drejtësisë që rastësisht i kishte gjetur në një vozgë të blerë për disa cent.Ndoshta e dini se për kë e kam fjalën.Mbiemrín e kisht Lincoln.

Enjejta kjko ndjenjë e rëndësishme e ka nxitur dhe Dickensin në shkrimin e romaneve të pavdekshme,e arkitektin Chrisopher Wrenin në dhënjen e formës së "Simfonive në gurë".I ndjekur nga kjo ndjenjë edhe Rockfelleri ka fituar miliona,të cilat vet nuk ka mundur t'i harxhoj! Nga gjakimet e tilla,të pasurit e gjithë botës ndërtojnë shtëpi së tepërmi të mëdha për nevojat e tyre personale.

Për shkak të kësaj ndjenje nxitojmë të vishemi me fjalën e fundit të modës ,të shetisim me automobilat e tipit më të ri,të gjithëve t'u flasim për fëmijët tanë gjenial.

Kjo ndjejë shumë të rinjë i shtyen në rrugën e krimit-i shëndron në vrasës dhe vjedhës."Sot,krimineli mesatar",ka thënë ish komisari i policisë së Nju Jorkut,

"është i dashuruar në vete,ashtu që menjëherë porsa ta arrestojmë dëshiron ta shoh veten në gazeta,ta shoh veten nëpër buletinet e lajmeve senzacionale si -trim.Fatkeqësia e uljes në karrigën elektrike i duket mjaft e largët e gjithë kjo derisa forografia e tij të mos ngjitet në ballinat së bashku me fotografitë e yjeve të njohur të filmit,apo të Einsteinit,Lindberghut,Toscaninit ose të Roosveltit."...

Më kujtohet rasti i një femre të re e të fortë,e cila ishte sëmur nga të kuptuarit se po i kalonte rinia,e princi në kalin e bardhë nuk duhej gjëkundi.Duke menduar në vitet e gjata të vetmisë dhe jetës së shkretë,ishte shtrirë në shtrat duke lejuar që nëna e saj të kujdesej për të e ta ushqente për 10 vjet të plota.Kur plaka e lodhur më në fund ishte sëmur dhe kishte vdekur, e sëmura në paramendim kishte edhe disa javë e shtrirë nën mëshirën e askujt,pastaj një ditë befasisht ishte ngritur,këndellur dhe sërish kishte filluar të jetojë jetën e saj të dikurshme normale.
Disa psikiatër në zë , pohojnë se njeriu,nganjëherë zhytet në çmendi që të mund të plotëson ndjenjën e madhështisë në botën e imagjinatës së mendjes,gjë të cilën jeta e ashpër e realitetit ja ndalon.Numri i të smurëve mental në spitalet mentale të SHBA-ve është më i madh se numri i të gjithë të sëmurëve të tjerë.Mesatarisht ,çdo i 20-ti banorë i shtetit të Nju Jorkut , më i madh se 15-të i kalon 7 vjetë në spitale mentale.

Cili është shkaku i sëmundjeve mentale?

Askush me saktësi nuk mund të përgjigjet në kët pyetje të vështirë,por është e njohur që disa sëmundje si p.sh., sifilisi,shkatërojnë qelizat e trurit dhe kështu shkaktojnë çrregullim shpirtëror.

Përafërsisht gjysmën e sëmundjeve mentale e shkaktojnë sëmundjet fizike,siç janë lëndimi i trurit,alkooli toksinet dhe lëndimet e tjera trupore.Por gjysma tjetër e të smurëve mental është e pamundur të konstatohet ndonjë çrregullim organik në qelizat e trurit .Në fakt,me rastin e obduksionit dhe hulumtimit të kujdesshëm në mikroskopet më të fortë është konstatuar se truri i të smurit mental nuk ka kurrfarë ndryshimi nga ai i njeriut të shëndoshë.

Si është mundur pra,që këta njerëz të sëmurën mentalisht?

Jo shumë kohë më parë,këtë pyetje ja kam parashtruar primariusit të spitalit më të mirë amerikan për sëmundje mentale.Ai si ekspert i njohur,sinqerisht më është përgjigjur se me të vërtetë nuk e di si njeriiu i shëndoshë fizikisht mund të sëmurët aq befasisht.Këtë nuk e di askush.Më ka thënë,me gjithat shumë të sëmurë mental në këtë gjendje e gjejnë madhëshitnë personale,gjë të cilën nuk kan mundur ta ken në jetë normale.Pastaj ma tregoi këtë rast: "Momentalisht e kemi një paciente e cila ka përjetuar tragjedin bashkëshortore.Dëshironte të ket dashuri, knaqësi seksuale,fëmijë dhe status në shoqëri,por jeta ja kishte rrëzuar ëndërrat e saj.Burri nuk e donte , bile nuk donte as të hante me të.Ajo duhej t'ja qonte ushqimin në shtrat.Nuk kishte fëmijë e as nuk ishte e punësuar.Më në fund e mjera,u sëmur mentalisht ashtu që në botën e saj të imagjinoj se ishte shkurorëzuar nga i shoqi dhe prap e kishte mbiemrine vajzërisë.Tani mendon se është martuar për një farë lordi anglez, dhe insiston ta thërrasin Lady Smith.

E sa i përket fëmijëve,imagjinon se për çdo natë lind nga një fëmijë të ri.Gjdo herë që e vizitojë , më thotë :"Dr.,mbrëm kam lindur fëmijë".
Anijet e ëndrrave të saj ishin ndeshur për brigjet e thepisura të jetës.Tani e qetë jeton në ujdhesat magjike me diellë,të mendjes së saj,e anijet e paramenduara të saj lundrojnë nëpër limanet e sigurta me vela të përcjellurra me këngën e erës .

Tragjike? Nuk e di Dr. Dr.,i saj më ka thënë:"Edhe sikur të kish mundësi që me një të lëvizur të dorës tja ktheja vetëdijën,unë këtë nuk do ta kisha bërë.Kështu është shumë e lumtur".Përgjithësisht të sëmurët mental janë më të lumtur se sa njerëzit normal.Shumica knaqën në gjendjen e cila-duhet ta pranojmë-ju ka zgjidhur të gjitha problemet.Me knaqësi do tju nënshkruajn çekun prej 1 milion dollarësh apo t'ju lëshojnë fletlëshimin për te Aga Kani në botë e tyre jo reale ata gjejnë ndjenjën e madhështisë për të cilën më parë më kot e gjakonin.

Dhe,njerëzit janë aq shumë të etur për vemendje dhe mirënjohje saqë sëmurën mentalisht vetëm e vetëm ta arrijnë atë,paramendoni se çfarë çudira do të arrinit po që se i shprehni mirënjohje të sinqerta njerëzve normal në jetën e përditshme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama