Regjistroni domainin tuaj .al

Si vjen elektriciteti nëpër shtëpitë tona?

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 vite mĂ« parĂ«

Si vjen elektriciteti nëpër shtëpitë tona?
Si vjen elektriciteti nëpër shtëpitë tona?

Nuk është edhe aq lehtë që elektriciteti të vije nëpër shtëpitë tona. Rryma e kalon një rrugë të gjatë derisa të vjen tek ne. Në fakt centrali elektrik ku prodhohet rryma elektrike mund të jetë me qindra kilometra larg nesh. Gjithë shtyllat elektrike dhe telat që ne shohim përgjatë largpërçuesit e deri te shtëpitë tona, quhet: transmision elektrik, apo sistem distribuimi (shpërndarje).

Levizja e fleteve te turbines ve ne levizje turbinen(e cila krijon force elektromotoredhe prodhohet rryma elektrike). 2500 megaW eshte 250 000 kilo Wat kjo eshte fuqia qe prodhon 1 turbine ne 1 ore. Linjat e transmetimit jquhen me emrin 90-AC dhe ne nje Shtylle te tensionit te larte kemi 5 percjellesa ku dy percjellesat e siperm quhen trosa dhe roli i vetem i tyre eshte qe te mbrojne 3 percjellesat e tjere.
Ne HEC-in e Komanit kemi transformatorin rrites i cili sherben per rritjen e tensionit si pasoj e humbjeve te rrjetit e thene ndryshe, linjat e transmetuese kane per qellim te rrisin tensionin dhe uljen e rrymes.

Ne sistemin tone transmetues kemi 3 lloj tensionesh 400 kiloV, 200kiloV dhe 110kiloV.
Transformatoret Ules (NenStacionet) nga 110kV e ulin tensionin ne 10 kV ose 6 kv, me pas kemi te vendosur edhe Transformatorin Ules te fundit i cili nga 10 kV e kthen ne 0.4 kV.

Ky tension shkon tek qytetaret per perdorim familjar.

Informacion teknik:
Kur Intesiteti i rrymes eshte 0.01 Amper eshte vdekje prures per njeriun. Ne shtepite tona nga OSSH (Operatori i Sistemit Shperndarjes)  vijne tre percjellesa.
-Faza me ngjyre te (kuqe, gri, kafe)
-Neutri me ngjyre Blu
-Toka me ngjyre (verdhe dhe jeshile).

Pse elektriciteti është i rrezikshëm?
Me siguri se ju jeni tronditur ndonjëherë nga elektriciteti statik, kur duke ecur nëpër qilim ju prekni dorëzën e derës. Mirëpo një goditje elektrike ‘’electroshock’’, është shumë më tepër se një tronditjee vogël dhe shumë më e rrezikshme se që mendohet. Ja se çka mund të ndodhë në rsate të tilla: muskujt shtërngohen shumë dhe bëhet i pamundur funksionimi i tyre në qark me pjesët tjera të organizmit. Zemra ngushtohet dhe shtërngohet si dhe vështirsohet frymarrja. Rrahjet e zemrës ndërpriten dhe damarët e gjakut ngushtohen shumë. Shkaktohet djegja kur elektriciteti kalon nëpër trupin e njeriut, si dhe hyn dhe del prej tij. Kjo që thamë më lart tingëllon tmerrshëm, dhe vërtet është ashtu, por nëse ju i kujtoni rregullat e sigurisë ndaj goditjeve të padëshiruara të rrymës, ju mund ta përdorni atë pa u rrezikuar e lënduar fare.

A e keni ditur më parë se trupi i njeriut është një përcjellës i mirë i elektricitetit?
Kjo nënkupton se elektriciteti rrjedh me lehtësi nëpër trupin e njeriut. Pse? Sepse elektriciteti lëviz shumë shpejt nëpër ujë, ndërsa dihet se trupi i njeriut është 70% i përbërë nga uji!. Një fakt tjetër të cilin duhet ta përmendim është edhe ajo se elektriciteti gjithnjë provon të gjejë rrugën më të lehtë për të shkuar kah Toka. Linjat e rrymës elektrike që vendosen nëpër shtëpitë tona, duket se janë të sigurta, për shkak se kanë një mbulesë mbrojtëse dhe siguruese automatike, por kjo nuk dmth., se ne jemi 100% të sigurtë nga goditjet dhe rreziqet tjera të rrymës elektrike.

Aksidentet shfaqen shpejt! Ju paraprakisht duhet të mendoni se nëse goditeni nga rryma elektrike, nuk mund ti shmangeni asaj me lehtësi dhe pa dhimbje e lëndime. Elektriciteti udhëton me shpejtësi gati sa drita e diellit, prandaj askush nuk ka shansë që ti shmanget rrymës nëse nuk ka respektuar rregullat e sigurisë nga rryma. Nëse elektriciteti është i fortë ai shkakton në viktimat e tij pasoja të paimagjinueshme të cilat mund të jenë fatale për të. Nëse dikush tenton të shpëtojë dikë që është goditur nga rryma, duke e prekur me dorë me qëllim që ta ndaj nga rryma, ai edhe vet do të bëhet pjesë e qarkut elketrik goditës. Kjo është edhe arsyeja se pse ju nuk guxoni ta kapni dikë që më parë është goditur fuqishëm nga rryma, pa qenë i siguruar me paisje veçuese të elektricitetit.

Nëse ndodhë një aksident elektrik! Nëse ju rastësisht shihni dikë që është goditur nga rryma elektrike, a e dini se si të veproni në ato çaste? Prandaj është shumë me rëndësi ti dini rregullat e sigurisë nga elektriciteti ashtu që ju të mos lendoheni edhe vet mga goditjet elektrike. 1. Mos prekni viktimën, sepse edhe ju mund të goditeni nga rryma. 2. Nëse jëni fëmijë apo përson i pafuqishëm, kërkoni ndihmë menjëherë, nga një person i rritur, apo gjeni ndonjë gropë dheu apo grumbull rëre pak më larg, dhe futeni viktimën aty për të përtokëzuar ngarkesat. 3. Kërkoni nga i rrituri ndërprerjen e rrymës nga paneli apo çkyqjen nga ora e rrymës. 4. Thërrisni menjëherë ndihmën e shpejtë 911, dhe sigurohu se personi i autorizuar e ka pranuar informatën tuaj si duhet (adresën e saktë) se ka aksident elektrik. 5. Nëse askidenti ka ndodhë në afërsi të ndonjë trafoje apo linje elektrike, nënstacioni të rrymës, etj, atëherë mbani të tjerët larg vendit dhe kërkoni nga i rrituri apo personi ndihmës që të thërras 911, menjëherë. Edhe nëse përsoni i goditur nga rryma e ka marrë veten pas goditjes me rrymë, është e rëndësishme që menjëherë të shkohet në spital dhe të kontrollohet te mjeku. Nëse rastësisht ndodhë ndonjë aksident me makinë në ndonjë largëpërçues apo nënstacion rryme, atëherë obligimi juaji është që të kërceni menjëherë nga makina, ose mënyra më e mirë është që të qëndroni në makinë, përderisa të arrij ndihma.

Pse?
Sepse mjetet metalike të makinës mund të jenë të energjizuara me rrymë, dhe nëse ju prekni njëkohësisht derën e makinës dhe Tokën, ju mund të goditeni nga ‘’shoku elektrik’’. Ndodh shpesh që të goditemi nga elektriciteti edhe kur thjesht zbresim të qetë nga makinat, por kjo goditje është pa pasoja. Nëse ju patjetër duhet të lëshoni makinën në rast aksidenti, psh., se ajo po digjet, atëherë dilni jasht me të dy këmbët përnjëherë dhe prekni tokën në të njëjtën kohë me të dy këmbët, pa e prekur makinën me dorë.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi