Hamleti (i riu)

Shkruar nga:  
Postuar më: 2 vite mė parė

Ndërgjegjia e ashpër e tokës topitet.
Shpërprush ndër ethe mijëra sy yjësia.
Një zë vjen së largu e zgripeve mbytet:
Këndon Ofelia? Vajton Ofelia?

Sharroj pagjumësie. Mesnatës mbaj vesh:
Fërfëllon barërash, fshan në gjethnajë, -
Ky zë që s’të lë sfilie të flesh
Është këngë apo vaj?

Kur ndaj agsholi dal nga kështjella
Dhe kalit i grah me galop,
Shkrehur shoh shelgjet vajesh të thella,
Yllësia shpërtheu në lotë.

I pabesë, tinëzar shket lumi përposh
Me shtëllunga avujsh përmbi:
“Ti Ofelinë më s’do ta dëgjosh,
S’do kesh më në Botë Ofeli!”

Kalin e ngava teposhtë flauri,
Mes shelgjesh të qullur në vesë...
S’më duhej më Bota pa Ofeli
Ndaj lypa një vend që të vdes.

Vendi s’u gjet atë ditë. As më pas.
Të vdisja më s’kish interes.
Tanimë jam plak. Kujtohem të flas:
Hamlet më thonë, - princi danez.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajme dhe tema të nxehta

Moti

Tirana
E larta: 11 Min: 3
Shpejtesia eres: 40.23 km/h
Drejtimi eres: 160
Lageshtia: 93
Shikueshmeria: 9.99
Presioni atm: 982.05
Agimi: 6:41 am
Perendimi: 5:09 pm

Horoskopi

Kembimi Valutor

Kursi zyrtar i kėmbimit
USD / LEK 104.77
EUR / LEK 139.12
GBP / LEK 165.93
CHF / LEK 115.02
Ndryshimi i fundit: 09.02.2012