Luani dhe Miu

Shkruar nga:  
Postuar më: 11 vite mė parė


Në këtë botë sa rrojmë
njëri-tjetrin të ndihmojmë:
i math, i vogël, të tëre ç'jemi,
për njëri-tjetrin nevojë kemi
në këtë jetë.
Për këtë gjë të vërtetë
dy përralla do të themi.
Një mi kur doli nga dheu,
ndë thonj të luanit ra;
po luani kur e pa,
zemër të madhe rrëfeu,
se minë të gjall' e la.
Po dhe miu kur shpëtoi,
të mirën nuk' e harroi,
me të tepër ia pagoi.
Një luan, një egërsirë,
pa të mirë nga një mi,
si s'e pandente njeri:
Në një pyll në shkretëtirë,
i mjeri luan,
u zu me dhokan;
thërret, bërtet, qan me lot
se nga dhokani s'del dot,
q'e zuri në këmbë.
Po miu me dhëmbë,
ep e merr
sa e nxjerr;
hyn e del,
prish një tel,
të tërë dhokanë
dhe shpëton luanë.
Fuqia dhe zemërimi
s'mbarojnë ç'mbaron durimi.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajme dhe tema të nxehta

Moti

Tirana
E larta: 7 Min: 2
Shpejtesia eres: 28.97 km/h
Drejtimi eres: 180
Lageshtia: 81
Shikueshmeria: 9.99
Presioni atm: 982.05
Agimi: 6:41 am
Perendimi: 5:09 pm

Horoskopi

Kembimi Valutor

Kursi zyrtar i kėmbimit
USD / LEK 104.77
EUR / LEK 139.12
GBP / LEK 165.93
CHF / LEK 115.02
Ndryshimi i fundit: 09.02.2012