Çfare donte te zgjidhte teoria e Ajnshtajnit?

Çfarë donte të zgjidhte teoria e Ajnshtajnit?
Pervjetoret e lene zakonisht nje kujtim fiks, por përvjetorë që lënë kujtime dualiste ku koeficienti i papërcaktueshmërisë është pothuajse infinit janë të lidhura vetëm me Ajnshtajnin dhe vetëm me teorinë e tij.

Nëqoftë se filozofët dhe studiuesit shqiptarë për të gjithë periudhën kohore midis viteve 1945 - 1992 pretenduan të jenë materialistë konseguentë, ata në mënyrë absolute nuk dhanë asnjë ide produktive në favor të materializmit filozofik, por e propoganduan atë pa i ditur thelbin dhe përse mund të shërbente ai. Në mënyrë absolute shkenca e kaluar shqiptare ka qënë promotor i idealizmit filozofik dhe shterpësia e saj është e lidhur me paaftësinë intelektuale të pjestarëve të saj të nderuar, por me sa duket ka ardhur koha që shkenca shqiptare ta thotë fjalën e saj në mënyrë origjinale duke u ndarë nga e kaluara idealiste. Pikërisht në këtë përvjetor të lindjes së Albert Ajnshtajnit ne kemi vendosur të sulmojmë shkencën idealiste shqiptare me pretendimin për të eleminuar pjesën shtërpe të saj, krimin shkencor që disa anëtarë të nderuar të Akademisë së Shkencave të RPSSH kanë kryer në të kaluarën. Transformimi i Akademisë së Shkencave pa treguar më përpara krimin që kanë kryer në të kaluarën disa anëtarë të saj na duket një orvajtje për të përsëritur të kaluarën formale në shkencën shqiptare. Urojmë për të kundërtën!

Te flasesh per Ajnshtajnin dhe teorine e tij ne menyre hipokrite eshte shume e lehte, por te analizosh thelbin e teorise së relativitetit dhe të nxjerresh përfundimet përkatëse une pretendoj se eshte pak e veshtire dhe e pamundur per shkak te metodes se arsimimit shteteror qe mbizoteron për mbi një shekull ne kontinentin tone europian.

Kryesorja që duhet vënë në dukje për këtë teori është karakteri politiko-filozofik qe e ka shoqeruar, pas publikimit te artikullit "Mbi elektrodinamikën e trupave në lëvizje" me 1905, nën siglen "kriza e fizikes". Nuk mund te kuptohet negativiteti, apo poziviteti, i teorise se relativitetit ne mendimin filozofik boteror pa këtë shoqërim.

Autori i revolucionit bolshevik është në të njëjtën kohë autori i sulmit kundra marksizmit te proletareve dhe pastruesi i rruges idealiste te relativitetit analitik. V.I.Lenini është njeriu që i krijoi terren pozitiv teorisë me idealiste te shekullit të XX-të të paraqitur si teoria me materialiste (për këtë shih librin e tij Materializmi dhe empiriokriticizmi, f. 210-215, kapitulli: Kriza e fizikës së sotme). Është pikërisht ky fakt që na vuri në dyshim fillimisht për teorinë që mban emrin: teoria e relativitetit Eshte pikerisht ky dualitet filozofik qe bën të mundur vënien e pikëpyetjeve në teorinë të konsideruar si më revolucionare në historin e njerezimit të vënë në prak të përmbysjes totale së saj per shkak te paaftësisë të interpretuesve te vjeter e te rinj. 130 vjetori i lindjes se njeriut per te cilin mbahen sesione shkencor anë e mbanë botës na jep rast të vëmë ne dukje atë qe nuk zgjidhi Ajnshtajni dhe ate qe zgjidhi gabim. Në tërësi teoria e tij duhet konsideruar si nje teori me tendenca zgjidhese, por jo zgjidhese. Sot bota shkencore eshte e ndare ne dy pjese per problemin e relativitetit analitik: ne njerez qe dine gabim ate qe zgjidhi Ajnshtajni (këtu mund të përmëndim Stefan Hawking me librin e tij mbi historinë e shkurtër të kohës dhe ata sovietikë, si L.D.Landau me librin Ç'është teoria e relativitetit) dhe ne njerez qe nuk dinë atë që zgjidhi Ajnshtajni (këtu mund të përmëndim përgjithësisht gjithë fizikantët shqiptarë; fakti që prof. Rexhep Mejdani nuk i përmënd teoritë e Ajnshtajnit në librin e tij "Bazat teoriko - konceptuale të fizikës" (f. 518), duke e kufizuar përmëndjen e fizikantit më idealist të shekullit të kaluar vetëm në proçesin e shpërndarjes Boze - Ajnshtajn duhet ta përligjë pretendimin tonë). Për hir te përparimit dhe diskutimit ne jemi te detyruar t'i përgjigjemi këtij dualitetit.

Përgjigja dhënë Arkimedit mbi pamundësinë e lëvizjes së Tokës, edhe në qoftë se do ta mernim të mirëqënë pikën mbështetëse, për shkak të pamundësisë së ekzistencës kohore të Tokës, në arësyetim është krejt e kundërt me arësyetimin mbi paradoksin e dy binjakëve. Në rastin e parë koha merret në të njëjtin rrafsh diskutues me hapësirën, kur në të dytin i nënshtrohet hapësirës dhe shpejtësisë. Pra problemi përpara se të konsiderohet fizik duhet konsideruar filozofik dhe botëkuptimor. Në këtë pikë faji është i shkencës materialiste që i ka humbur të gjitha betejat me idealizmin jo për meritë të kësaj të fundit, por për faj të vetvetes. Materializmi nuk mund të pranojë fitim në kohë nga hiçi, por ai e konsideron të mirëqënë fenomenin në kurriz të relatorit material dhe në këtë pikë teori e relativitetit i humb të gjitha betejat me materializmin filozofik. Paradoksi i binjakëve është një fenomen shoqëror që ndodh, të paktën, prej 2000 vjetësh në Europë, por me përfundime krejt të tjera nga ato të Ajnshtajnit.

Teoritë e Ajnshtajnit kanë disa defekte botëkuptimore ku më kryesoret përmëndim:

 

1-Konsiderimi i dritës si bartëse e shpejtësisë më të madhe në natyrë.

Ka një mënyrë që vërteton se drita ka shpejtësinë më të vogël, të paktën në raport me shpejtësitë e tjera fizike si shpejtësia e fushave elektomagnetike. Shkenca duhet të jetë e kënaqur me përcaktimin vetëm si një shpejtësi limit të dritës. Mbipërcaktimet, si konstante e shpejtësisë së dritës, janë tendenca idealiste që çojnë në përmbysjen e materializmit dhe në emërtimin si teori përmbysëse të të dy teorive të Ajnshtajnit. Këtu fillon ajo që nuk zgjidhi dot A.Ajnshtajni dhe këtu fillon arësyeja pse Stefan Hawkingu arriti në përfundimin se:

 

"për  një numër të madh, të mjaftueshëm grimcash materje, forcat gravitacionale nuk mund të dominojnë mbi gjithë forcat e tjera. Kjo është arësyeja pse graviteti përcakton evolucionin e gjithësisë (f 79 e librit mbi historinë e shkurtër të kohës)".

 

Në këtë pikë kërkohet të ndryshohet thelbi i problemit dhe mohimi i teorive të Ajnshtajnit duke kaluar nga një problem me përfundime të dyshimta në një problem me përfundime të pasakta. Pranimi i karakterit konstant të dritës i jepte lëndës përjetshmëri kohore dhe këtu qëndron përmbysja e një teorie me tendenca zgjidhëse.

 

2-Një thellim mbi postulatin që bën fjalë për karakterin unifikues të ligjeve elektrodinamike në çdo sistem inercial referimi tregon se teoria e relativitetit, në të dy përmasat e saj, është kontradiktore me vetveten. Është ky fakt që e çoi Stefan Hawkingun në përmbysjen e këtij postulati duke pranuar se

 

"ligjet e fizikës nuk janë të njëjtë për grimcat dhe për antigrimcat" (f 77 e librit mbi historinë e shkurtër të kohës)

 

përfundim i cili përmbys jo vetëm Ajnshtajnin, por dhe vetë autorin e atyre rreshtave. Ndryshimi i natyrës në vazhdën e kohës duhet t'i bënte ligjet elektrodinamike të paafta të zbatoheshin për të gjitha kohërat dhe në të gjitha sistemet, dhe pikërisht këtu qëndron kontradikta. Kush është ajo forcë natyrore që i detyron ligjet elektrodinamike të jetë të barabartë në të gjithë kohërat dhe në të gjithë sistemet inerciale të referimit? Pra kemi arritur në pikën që kërkohet të shpjegohet uniteti i materies jashtë relativitetit analitik pasi ekziston një forcë madhore që i detyron ligjet elektrodinamike t'i nënshtrohen konstantes absolute, pikërisht këtë ka dashur të zgjidhë Albert Ajnshtajni dhe pikërisht këtë nuk ka zgjidhur dot ai (në fakt këto ligje kanë karakter të përkohëshëm dhe nuk mund të shërbejnë për të shpjeguar unitetin e materies, ato kanë vlera vetëm për një fragment hapsinor të materies, siç është lënda; dhe mënyra e të konceptuarit të këtij problemi është një gabim që po bën sot shkenca botërore duke ju larguar pambarim materializmit filozofik).

 

3-Lidhja e masës me energjinë dhe shpejtësinë sipas formulës e=mc2.

Ka pasur një debat filozofiko-shkencor për këtë formulë nëpër revista shkencore të ndryshme pa arritur në asnjë përfundim konkret, përkundrazi në përfundime të gabuara. Në thelb kjo formulë nuk del as nga fizika klasike dhe as nga teoria e relativitetit, por ajo del nga filozofia materialiste dhe përbën problemin numër një kryesor në filozofi. Ne do ta shikojmë këtë formulë nga kater këndvështrime:

 

a - sipas raportit kohor-hapsinor,

b - sipas shpejtësisë dhe elementëve përbërës të formulës,

c - sipas kohës

d - sipas vete Ajnshtajnit.

 

a. Gjëja më e pabesueshme për fizikantin e sotëm modern është sulmi kundra formulës ajnshtajniane e=mc2. Bindja e jonë është se asnjeri nuk e di thelbin filozofik të kësaj formule fiziko-matematike  (të paktën kështu është paraqitur deri më sot). Cilindo prej fizikantëve që të pyesësh mbi terminologjinë e elementëve të formulës, pamvarësisht nga kapaciteti i tij profesional, do të përgjigjej se fjala është për energjinë, masën dhe shpejtësinë e dritës, dhe vetëm kaq. Dëshira për një zbatim eksperimental të saj është kthyer prej kohësh në kërkesën drejt teorive të reja meqënëse eksperimentalisht është e pamundur zbërthimi i mëtejshëm i forcave të bashkëveprimit ndërlëndor. Kjo e fundit do të ishte e drejtë nëqoftëse ne do t'i konsideronim forcat me ndryshueshmëri të thellë cilësore dhe t'i analizonim sipas teorisë së relativitetit  (por kjo gjë formon një kontrast praktik). Pikërisht në këtë pikë qëndron gabimi i të tërë fizikantëve të sotën e të djeshëm, përfshirë edhe hulumtuesit e relativitetit analitik, botëkuptimi i të cilëve ka pika mjaft të errëta, që po të mbështetemi në mënyrën se si zbërthehet përmasa e kohës pa frikë mund t'i emërtojmë fizikantë me botëkuptim idealist edhe pse në aparencë ata mbrojnë ekzistencën e materies jashtë dhe primarisht ndaj ndërgjegjes.

           Raporti kohor-hapsinor duke u përbërë nga dy elementë absolutë përsa i përket ekzistencës së specifikave të materies në to, ka të drejtë të marrë në konsideratë çdo formulë dhe në qoftë se ajo reduktohet e barabartë me një, dmth me vetë raportin, atëhere ajo formulë është po aq absolute si vetë raporti në fjalë dhe mund të shërbejë për çdo specifikë të materies dhe për çdo formë të ekzistencës së kësaj specifike duke përfshirë edhe elementët përbërës të saj. Po të jetë kështu, dmth e=mc2 e ka këtë veti, preçedenca e fizikantit Nobël është krejt pa baza dhe tregon paaftësinë e shkencës së sotme për të zbërthyer teorinë ajnshtajniane sipas kuptimit materialist të saj, kur njëkohësisht tregon tendencën idealiste të fizikës së sotme moderne.

Nga : Genc Hoti

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama