Rubin Priska, shqiptari qė luajti nė filmin e Vandam

Shkruar nga:  
Postuar më: 3 vite mė parė

Rubin Priska, shqiptari qė luajti nė filmin e Vandam
Rubin Priska, shqiptari qė luajti nė filmin e Vandam

Një tjetër shqiptar që tenton të hyjë në kinemanë botërore. Bëhet fjalë për Rubin Priskën. Ai që do ta përkrahte në rrugën e tij në fillim ka qenë Alfred Trebicka. Më pas Rubini pasi do të merrte pjesë tek filmi “Letra ere” do të largohej drejt Belgjikës. Aty do të përpiqej të realizonte ëndrrën e tij për t’u bërë pjesë e kinematografisë. Edhe pse vështirë për të çarë në tregun evropian Priska do t’ia dilte që përmes një producenti francez të mundte të njihte disa nga aktorët më të mirë francezë.

Kjo do t’i hapte rrugën që përveç roleve në disa filma edhe pse jo role kryesorë Rubini të çante në botën e modës ku prej vitesh punon si model për disa nga stilistët më të mirë në Belgjikë dhe Francë. I rikthyer në Shqipëri për pushime Priska mes kujtimeve tregon pjesëmarrjen e tij në filmin me Zhan Klod Vandam. Fakti që zotëron një rrip të zi në artet marciale i ka dhënë plus që të çajë në rrugën e tij. Propozimi më i fundit për Rubinin vjen nga Kosova, ku po realizohet filmi për Adem Jasharin dhe ku ai do të ketë një rol të tijin.

Gazeta Panorama

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA