Keshilla te pazakonta per dobesim

Këshilla të pazakonta për dobësim
Tregoni një barso letë për muskujt e barkut. Tregoni barsoleta, dëgjojini dhe lexojini, edhe nëse nuk janë shumë qesharake, qeshni. Kjo gjë është e shkëlqyeshme për zemrën tuaj dhe muskujt e barkut. Duke qeshur, muskujt e barkut tërhiqen, forcohen dhe formohen. Shkencëtarët thonë se njerëzit e lumtur zgjedhin stil më të shëndetshëm për jetë dhe ushqim më të shëndetshëm, ndërkaq iu ikin shprehive të këqija si pirja e duhanit. Buzëqeshja zgjat jetën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, thonë shkencëtarët nga Universiteti në Maryland, dhe propozojnë së paku 15 minuta qeshje në ditë. Prandaj, pyesni miqtë a e kanë dëgjuar barsoletën e re për Hasen dhe Hysen, dhe vetëm qeshni.

MOS RRINI TË QETË

A e keni pyetur ndonjëherë vetën pse disa njerëz nuk shëndoshen edhe pse hanë shumë dhe nuk kanë kujdes çfarë hanë? Kjo ndodh ndoshta pse nuk mund të rrinë të qetë. Lëvizja dhe përpëlitjet shton djegien ditore të kalorive dhe parandalon shtimin në peshë. A po ju tingëllon shumë e thjeshtë për të qenë e vërtetë? Për ta vërtetuar, shkencëtarët nga klinika ‘Mayo’ kryen një studim. Ata përcollën brenda ditës lëvizjet e 10 personave të peshës normale dhe 10 persona të shëndoshë për të parë se a kontribuojnë në vitalitetin e tyre kaloritë e djegura gjatë ditës. Çfarë ishin rezultatet? Grupi i njerëzve të shëndoshë mesatarisht kaluan 2 orë duke qëndruar ulur sesa ata me peshë normale, që mesatarisht, gjatë ditës dogjën 350 kalori më shumë. E çfarë po prisni? Nëse qëndroni ulur, lëvizni në vend deri sa të dobësoheni.

BLINI ENË TË REJA

Hani shumë? Blini enë të reja. Zvogëloni pjatën dhe do ta zvogëloni belin. Në 20 vjetët e fundit, beli ynë është zgjeruar, dhe madhësia e pjatës gjithashtu. Dikur pjatat kishin diametrin prej 25 cm, e tani janë 30 cm. Pse ka rëndësi kjo? Këta 5 cm kanë shtuar porcionin. Nëse e shikoni porcionin e ushqimit, do t’iu duket shumë më e vogël në pjatë të madhe, sepse perceptimi është i shtrembëruar. Nëse shërbeni brumë në pjatë me diametër 30 cm, do të shërbeni shumë më shumë sesa në atë prej 25 cm. Ata që duket sasi e madhe e brumit në pjatë të vogël, nuk do të jetë impresionuese edhe në pjatë të madhe. Prandaj, kur blini enë, merrni me vete metrin dhe blini pjata me diametër me të vogël. Nëse nuk jeni në gjendje të hiqni qafe enët e vjetra, shërbeni ushqimin në pjatë për sallatë apo bukë, apo në enë më të vogël, sidomos kur hani akullore.

USHTRIME PARA TV

Televizori shumë lehtë mund t’i parandalojë planet tuaja për dobësim. Nuk keni shkuar të vraponi, sepse të hënën jepet seriali juaj i preferuar? Nuk keni dalë me miqtë për të shëtitur, sepse keni dashur të shikoni një film të mirë? Nëse vareni nga TV, punoni në vetëdisiplinë dhe rregullojeni këtë. Para TV nuk preferohet të qëndroni 1 apo më së shumti 2 orë. E sa iu përket emisioneve që s’doni t’iu ikin, lejoni që koha e kaluar para TV të punojë për ju. Gjatë secilës reklamë, bëni 10 pompa dhe 20 ushtrime të barkut. Gjatë 5 minutave të pauzave të emisionit që zgjat 1 orë ju mund të ushtroni 25 minuta. Nëse shikoni TV 2 orë keni mundësi të ushtroni pothuajse 1 orë!

PIJA E LIRË

Uji është pija më e shëndetshme, e ja edhe një arsye pse do të duhej ta pini - është i lirë! Nëse pini ujë, do të ruani kalori të lëngshme: 3,5 dcl lëng i gazuar përmban rreth 150 kalori, pijet alkoolike kanë deri në 170 kalori për gotë dhe mbi 300 kalori nëse pini koktej. Ndërsa, uji ka 0 kalori. Nëse uji i thjeshtë nuk iu pëlqen, atëherë futni pak ‘mëlmesa’. Shtoni pak pika lëmoni për ta freskuar. Mund të eksperimentoni edhe me shije të tjera.




Bluetooth

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama