Regjistroni domainin tuaj .al

Infeksionet seksuale, problem madhor

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 vite më parë

Infeksionet seksuale, problem madhor
Infeksionet seksuale, problem madhor

Klamidia është një prej infeksioneve më të zakonshme bakteriale, seksualisht të transmetueshme. Nëse nuk kurohet mund të shkaktojë probleme serioze. Simptomat e infeksionit mund të shfaqen në çdo kohë. Shpesh ndodh që ato të shfaqen një deri në tre javë pas infektimit, ose të mos shfaqen për një kohë të gjatë. Këto infeksione shkaktohen nga viruset, bakteret dhe parazitët. Më të rrezikuar nga infektimi janë të rinjtë, të cilët nuk kanë shumë informacione mbi rreziqet e seksit të pambrojtur.

Në pjesën më të madhe të rasteve infeksioni prek femrat, sidomos adoleshentet dhe vajzat e reja seksualisht aktive. Ata që e theksojnë këtë janë mjekët e një qendre spitalore gjinekologjike, përmes një studimi të kryer që prej vitit 1994 te 15 mijë vizita gjinekologjike. "Vëzhgimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme po bëhet një pjesë shumë e rëndësishme e punës sonë. Gjatë tre viteve të fundit, kemi zbuluar tre mijë raste të reja infektimi te të rinjtë (pothuajse tri raste në ditë) dhe kemi vëmë re se janë totalisht të painformuar mbi sëmundjet më të rëndësishme seksualisht të transmetueshme dhe parandalimin e tyre", thotë një prej studiuesve.

Klamidia transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale të çdo lloj tipi, vaginale, anale dhe orale. Një grua e infektuar mund t‘ia transmetojë, përmes lindjes edhe bebes së sapolindur, duke i shkaktuar një infeksion në sy dhe në aparatin e frymëmarrjes. Te femrat, shfaqja më e zakonshme e infeksionit është inflamacioni pelvik (pelvic inflammatory deasise), që prek pothuajse të gjitha femrat që nuk i janë nënshtruar asnjë mjekimi. Inflamacioni pelvik mund të dëmtojë kanalet, mitrën dhe indet përreth saj, duke shkaktuar dhimbje kronike të vazhdueshme, shterpësi dhe shtatzëni jashtë mitre.

Femrat e prekura nga klamidia kanë pesë herë më shumë probabilitet të infektohen edhe nga virusi i SIDA-s. Zakonisht meshkujt nuk vuajnë nga dhimbjet kronike të vazhdueshme, edhe pse një studim i fundit i publikuar nga një grup studiuesish suedezë konfirmon se ekziston një lidhje mes infeksionit të klamidias te meshkujt dhe sterilitetit të tyre. Ndonjëherë infeksioni mund të shkaktojë dhimbje, të japë temperaturë dhe në çdo rast sterilitet.

Mosha e marrëdhënies

Sipas të dhënave të mbledhura nga grupi i gjinekologëve, marrëdhënia e parë, duke u bazuar edhe te deklaratat e 1030 pacientëve, fillon para moshës 15-vjeçare, një sjellje e cila u hap rrugë dinamikave të reja në transmetimin e patologjive me karakter seksual.

Mitet e rreme

Mes adoleshentëve janë përhapur disa mendime të gabuara, si për shembull që infeksioni i vetëm që mund të merret përmes marrëdhënies seksuale është virusi HIV, ose që pilulat kundër shtatzënisë të mbrojnë nga infektimi seksual; apo që hepatiti B dhe C nuk kanë lidhje me marrëdhënien seksuale. "Numri i lartë i infeksioneve vaginale po bëhet shumë shqetësues, duke e bërë kështu ekosistemin vaginal më të dobët ndaj infeksioneve të tjera më të rënda. Kampionët e regjistruar nga 14 për qind që kanë qenë në 2005-ën, kanë arritur në 20 për qind në 2008-ën, ndërsa për mykoplazmën (një tjetër lloj bakteri) ka kaluar nga 22.80 për qind në 30%", thotë një gjinekolog.

Klamidia

Një prej infeksioneve më të nënvleftësuara është klamidia, shkaktuar nga bakteri "Chlamydia trachomatis", që zakonisht nuk shfaq simptoma dhe si pasojë mund të veprojë në qetësi gjatë adoleshencës, duke shkaktuar probleme serioze shterpësie në moshë madhore te të rinjtë që dëshirojnë të kenë një fëmijë. Të dhënat flasin vetë: në 701 kampionë të analizuar, 26 nuk janë prekur nga ky bakter dhe kjo nënkupton një përqindje të ulët, rreth 3.7%. Një përqindje e tillë kërkon më shumë vëmendje kur janë të infektuara vajzat nën 25 vjeçe. "Mund të mos ju duken shifra shumë alarmuese, por në fakt është e kundërta, sepse infeksioni, që nuk jep shqetësime dhe nuk shfaqet pa kaluar disa vite, merret nga marrëdhënia seksuale në moshë të re, kur për arsye anatomike dhe imunologjike është më e lehtë të jemi të ekspozuar. Gjithsesi, duke analizuar këto të dhëna kuptohet se sa të painformuar dhe sa keq i përdorim teknikat mbrojtëse", vazhdon më tej gjinekologu.

Parandalimi dhe mbrojtja

Duke pasur parasysh pasojat e infektimit, të gjitha gratë seksualisht aktive nën moshën 25-vjeçare, ose ato të moshuara që i ndërrojnë shpesh partnerët, si dhe gratë shtatzëna duhet të mbrohen. Infeksioni bakterial, klamidia, mund të kurohet me antibiotikë. Përveç personave në fjalë, është e nevojshme që të gjithë partnerët seksualë t‘u nënshtrohen kontrolleve për praninë e bakterit dhe më pas të trajtohen. Rreziku i riinfektimit të pacientëve të ekspozuar ndaj subjekteve të infektuar është shumë i lartë dhe e shton mundësinë që pasojat e infektimit të jenë serioze. Personat e infektuar duhet të mbrohen nga çdo aktivitet seksual dhe t‘u nënshtrohen kontrolleve 3-4 muaj pas trajtimit. Përdorimi i kondomëve e zvogëlon rrezikun e infektimit.



Gazeta Shqip

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi