Puna per ndertimin e Murit nisi ne vitin 259 perpara Krishtit me perandorin Qin Shi Huang (259- 210). Me pas ai u restaurua gjate dinastise Ming (1.368 - 1.644). Me tej Muri u zgjat duke u shtrire ne dhjete provinca te Kines veriore. Arkitektet e perandoreve qe kerkonin te mbronin Kinen nga tribute e veriut, zgjeronin fortifikimin.
Sot Muri kinez kercenohet nga shume faktore, mes te cileve ndryshimet e klimes dhe projektet per ndertimet e rrugeve dhe autostradave, apo edhe te zhvillimit ekonomik. Alarmi eshte dhene nga drejtori i Trashegimise Kulturore Kineze, Shan Jixiang.
Sipas tij, pas qendreses mijeravjecare ndaj barbareve, Muri rrezikohet nga klima dhe infrastruktura. Pervec ketyre, qeveria kineze e ka te veshtire te pengoje aktivitete te tilla, si festat tradicionale, grafitet, apo ndertesat e paligjshme. Edhe turizmi ka shkaktuar nevojen e restaurimeve te perhershme.