Ishulli i te Dashuruarve zbulohet ne Google Earth

Ishulli i të Dashuruarve zbulohet në Google Earth
As vet pronari i ishullit të pabanuar nuk e dinte se sa bukur ishte i formësuar si zemër ishulli në bregdetin kroat, derisa nuk është vërshuar nga kërkesat prej të dashuruarve për të qëndruar aty."Ka qenë e pabesueshme. Ne mendojmë se është ishulli më i përsosur në formë të zemrës në botë", ka thënë Vlado Juresko familja e të cilit ka pronë 108.696 metrave katrorë të ishullit Galesnjak, i cili ka filluar të thirret me të madhe si “Ishulli i të Dashuruarve". "Askush nuk jeton këtu, prandaj nëse të dashuruarit me të vërtetë dëshirojnë të kalojnë vetëm për vete ai është ishulli më i përsosur i braktisur”, ka shtuar ai.

"Ne gjithmonë kemi menduar se duket si zemër, por qëkur është parë në Google Earth çdokush e ka parë dhe e mbarë bota duket se po ka dëshirë të qëndroj këtu", ka përfunduar pronari me fat.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama