Regjistroni domainin tuaj .al

Këshilla për stomak të rrafshët

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite mĂ« parĂ«

Këshilla për stomak të rrafshët
Këshilla për stomak të rrafshët

Njëra nga zonat më të shpeshta ku grumbullohen kilet e tepërta, është stomaku dhe, çka është më e tmerrshmja, më vonë kilet e tepërta nga kjo zonë vështirë hiqen. Nëse filloni dietë pa ushtrime, do të humbisni kilogramë, por stomaku do të jetë i lëshuar. Nëse vetëm ushtroni dhe vazhdoni të hani ushqime të njelmëta të dimrit, nuk do të arrini shumë sukses.

Pini ujë të pagazuar

Asgjë më lehtë se kjo evitoni pijet e gazuara që fryjnë stomakun. Është ideale të pini dy litra ujë të pagazuar në ditë dhe stomaku në masë të madhe do t\'u zvogëlohet.

Asgjë pa ushtrime

Për djegien më të mirë të dhjamit, më së miri është të ushtroni aerobik. Në këtë grup bëjnë pjesë të gjitha aktivitetet që angazhojnë grupe të mëdha të muskujve - vrapimi, ecja e shpejtë, noti... ushtroni çdo ditë 30 minuta.

Shmangni kripën

Edhe pse hani pak dhe lëvizni shumë, prapë nuk mund të hiqni qafe shtresat e dhjamit në stomak. Ndoshta për të gjitha këto fajtor është kripa. Ky mineral lidh ujin dhe me këtë frynë fibrat. Për këtë arsye, mos e teproni me këtë mëlmesë dhe sa herë që është e mundur, zëvendësojeni me mëlmesë bimësh. Konsumoni në mënyrë të matur djathin dhe përpunimet e mishit.

Tundja nëpër stomak

Njëri nga fajtorët që stomaku juaj mund të jetë i theksuar, është edhe tretja e keqe. Shumë femra vuajnë nga ky problem, por pse? Kur ushqimi në kohë të gjatë qëndron në zorrë, vjen deri te fryrja dhe krijohen gazrat të cilat e rrisin volumin e stomakut. Ja një veprim i thjeshtë, i cili do t\'u ndihmojë ta zgjidhni këtë problem: gjysmë ore pas ushqimit, shtrihuni në shpinë dhe pastaj për pesë minuta, me duar tundeni stomakun. Së pari, shtypeni stomakun me majat e gishtave nga kërthiza në anën e majtë dhe të djathtë dhe pastaj tundeni stomakun me shuplaka. Kështu do ta nxisni tretjen.

Tërhiqeni brenda stomakun!

Efekti është i dyfishtë: kur e tërhiqni stomakun, automatikisht dukeni më vitale. Por kjo nuk është e tëra! Përsëriteni këtë disa herë në ditë, duke u munduar të qëndroni në këtë pozitë disa sekonda. Kështu do të forconi muskujt dhe do të zgjidhni problemin e stomakut të theksuar.

Dushi relaksues për vijë vitale

Zhytuni çdo natë në vaskën me ujë. Në mënyrë fantastike do të relaksoheni, ndërsa mund të punoni edhe në vijën tuaj trupore. Provoni mënyrën si në vijim: bëni një përzierje prej gjashtë pikave të lëngut të limonit, dy lugëve ajkë dhe tërë këtë hidheni në ujë. Ledhatojuni për 20 minuta. Temperatura e ujit duhet të jetë 38 gradë. Kjo larje do të nxisë qarkullimin e gjakut dhe do të tërheqë lëkurën.

Termoterapia shkrinë dhjamin

A do të dëshironit që për vikend të vishni një fustan i cili thekson vijën trupore? Në këtë rast, do t\'ju bëjë mirë një terapi e ngrohtë, e cila largon lëngjet e tepërta nga organizmi dhe shpejt zvogëlon masën e stomakut. Fërkojeni pakëz losion kundër celulitit në stomak, mbështilleni belin me folije plastike dhe lëreni të veprojë 15 minuta.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi