Ndryshimi i klimes rreziku ne Oqeanin e Ngrire te Veriut

Ndryshimi i klimës, rreziku në Oqeanin e Ngrirë të Veriut
Ekspertët kanë vërtetuar se me këtë ritëm rritjesh të temperaturave për shkak të Ngrohjes Globale, akulli në Oqeanin e Ngrirë të Veriut mund të zhduket brenda pak dekadave. Dhe në rast se akulli zhduket do të zhduken edhe arinjtë polarë, specia rrrallë që rritet vetëm në zonat akullnajore, drerët magjeps të këtyre zonave, tundra. Madje edhe indigjenët që jetojnë në këto zona shprehen se në rast se akulli shkrin ata do të kërkojnë zona të tjera me borë, pasi nuk mund ta konsceptojnë dot jetën ndryshe. Por, pse të presim edhe shumë vjet për të parë cdo ndodhë. Në Kanada duken qartë disa pyje të tharë, pikërisht për shkak të ndryshimit të temperaturave shekullore. Shenjat se Oqeani i Ngrirë i Veriut s’do të jetë më i tillë sa vijnë e bëhen më të shpeshta.


BalkanWeb

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama