Regjistroni domainin tuaj .al

Femrat, dëshira seksuale si meshkujt

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite mĂ« parĂ«

Femrat, dëshira seksuale si meshkujt
Femrat, dëshira seksuale si meshkujt

Shpesh meshkujt mendojnë se dëshira seksuale e femrave është ndryshe nga ajo që ata shfaqin vetë. Por sipas studimeve më të fundit, rezulton se femrat priren të kenë dëshira të përafërta seksuale me meshkujt, edhe pse e kanë të vështirë t’i pranojnë apo t’i shprehin ato. Nuk ka rëndësi se sa shumë jepeni pas një femre për ta bërë atë për vete, sa romantikë tregoheni për t’i shtuar edhe më shumë pikë vetes; kur vjen fjala për seks, meshkujt marrin atë që japin. Nëse shpejtoheni për të kryer marrëdhënie seksuale, partnerja juaj mund t’ju ndajë ose jo, kjo është zgjedhja e saj. Nëse nxitoheni, partneri juaj mund të përjetojë edhe dhimbje ose siklet në vend të kënaqësisë. Gjithashtu, shumë meshkuj të cilët nxitojnë për të kryer marrëdhënie seksuale, në fund ndihen të turpëruar dhe aspak në formë për herën tjetër.

TEKNIKAT

Nëse jeni aq shumë të përqendruar në teknikë, harroni që jeni ju në rolin e protagonistit, pra të atij që udhëheq aktin seksual dhe përfundoni në një spektator. Nëse jeni shumë i fokusuar në pozicionet e reja, rrezikoni të humbisni një ose më shumë kënaqësi që ju dhuron seksi. Në rastin më të keq, nëse jeni shumë të shqetësuar rreth asaj çfarë po bëni, nuk do të mund ta ndaloni më afshin tuaj dhe akti seksual do të zgjasë kaq shumë sa partnerja juaj do të jetë e thatë, e lënduar dhe me dëshirën më të madhe që ky takim seksual të mos ishte bërë kurrë. Kur e gjithë eksperienca seksuale fokusohet në dëshirën për të kryer disa herë marrëdhënie dhe për t’i dhuruar partneres orgazma të shumëfishta, ju dhe partnerja juaj në fund të aktit mund të jeni të dy të zhgënjyer, pasi nuk keni marrë aspak kënaqësinë që kishit menduar. Në disa raste partneri priret të ushtrojë presion mbi femrën që ka në shtrat, e cila mund t’i përkeqësojë edhe më shumë gjërat, pasi nga ana e saj bëhet më e vështirë për të shtuar epshin dhe ndjerë kënaqësinë që do të dëshironit të përjetonit në atë çast. Nëse e forconi mendjen dhe gjithë trupin t u a j gjatë aktit seksual, veç organeve gjenitale aktivizohen më shumë pjesë të trurit tuaj. Kjo është konfirmuar nga studimet më të fundit mjekësore që analizojnë lidhjen e trurit dhe orgazmës. Eksperimentimi i meshkujve dhe femrave të cilat arrinin në orgazëm, pavarësisht problemeve të tyre me shtyllën kurrizore dhe humbjes së ndjeshmërisë, organet e tyre gjenitale tregonin një lidhje mes forcës së trurit dhe bashkimit të partnerëve për të lehtësuar kënaqësinë e një orgazme.

KOHA

Nëse merrni më shumë kohë për t’u koordinuar me partnerin dhe veten tuaj për t’u fokusuar në kënaqësinë e të gjithë trupit dhe jo vetëm një pjese të veçantë të tij, atëherë do të evitoni tri gabimet më të zakonta të formës së kryerjes së seksit tek meshkujt: Ngutja për të kryer marrëdhënie seksuale, krijimi i një akti seksual mekanik dhe derdhje e parakohshme. Duke ulur ritmin, qëndruar në të tashmen dhe duke i lejuar vetes suaj rrjedhjen natyrale të gjërave, duke përfshirë puthjet, komplimentet, masazhet, do të bëni të mundur krijimin e një energjie seksuale e cila do të përhapet në të gjithë trupin tuaj. Seksi do të zgjasë më shumë dhe me pjesëmarrjen e të dy partnerëve, duke shtuar eksitimin seksual dhe kënaqësinë e një orgazme.

PRAKTIKAT SEKSUALE

Shumica e praktikave seksuale, qofshin midis njerëzve me seks të kundërt ose të njëjtë, zakonisht përfshijnë prekjen, eksitimin dhe afeksionin. Përvojat seksuale mund të kenë të bëjnë sa me emocionet, aq edhe me aktet fizike. Marrëdhëniet pozitive midis dy partnerëve mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e tyre seksuale dhe në ndjenjat intime mes tyre. Disa njerëz besojnë se nuk ka kuptim të ketë marrëdhënie seksuale, po të mos ekzistojë dashuria midis dy partnerëve. Por ka të tjerë që nuk kanë një partner të rregullt dhe vazhdojnë të kenë marrëdhënie seksuale aktive. Marrëdhëniet seksuale dhe dashuria nuk janë saktësisht e njëjta gjë. Megjithatë, për shumë njerëz dashuria dhe marrëdhëniet seksuale shkojnë së bashku. Mjetet e informimit shpesh i portretizojnë marrëdhëniet seksuale, ose si një aktivitet i natyrshëm që është eksitues dhe pa rreziqe, ose si një aktivitet i dëmshëm, anormal dhe i rrezikshëm.

NXITJET E MOMENTIT

Vendimi për të pasur marrëdhënie seksuale është një vendim i madh dhe është e rëndësishme të kuptohen pasojat e një vendimi të tillë. Mund të jetë një mrekulli, por ju mund të ndjeheni fajtorë dhe të zhgënjyer më pas, nëse mendoni se nuk morët vendimin e duhur dhe nëse nuk ndjeheshit të gatshëm për të hyrë në marrëdhënie të tilla. Njerëz të ndryshëm vendosin të fillojnë aktivitetin seksual për arsye të ndryshme: nga kurioziteti, nga të qenit nën presionin e partnerit të tyre, sepse duan të kënaqin partnerin tjetër, ose sepse shokët/shoqet e tyre e bëjnë një gjë të tillë. Disa të tjerë vendosin që të presin derisa të martohen ose ta njohin mirë partnerin. Nganjëherë ky është një vendim që njeriu e merr nga nxitja e momentit, por gjithsesi, nuk është gjithmonë një vendim i lehtë për t’u marrë. Por mos harroni se mund të thoni edhe jo. Dhe, pavarësisht nëse thoni po ose jo, mendoni si për pasojat e mundshme, ashtu edhe për kënaqësinë.

MARRËDHËNIA SEKSUALE

Marrëdhënia seksuale është si një zjarr që gjithkush do ta dëshironte. Për sa kohë shprehet në përkushtimin mbrojtës të një marrëdhënieje që bazohet në ndjenja dhe dashuri, është e mrekullueshme, e ngrohtë dhe romantike. Por kur marrëdhënia përdoret thjesht për kënaqësi, atëherë kthehet në rutinë. Dhe pornografia e nxjerr seksin jashtë kontekstit të ndjenjave. Pornografia është një biznes i madh që bën shumë para pa u kujdesur se si. Ata të tregojnë çdo gjë që mendojnë se do të të bëjë të vish të blesh prapë. Imazhet e seksit që jep pornografia shihen ditët e sotme nga shumë njerëz, ku mes tyre mund të ketë dhe nga ata që nuk lejohen për shkak të moshës. Një nga fushat më jetësore të mjedisit mendor është një ide e shëndetshme e asaj që ne jemi seksualisht. Nëse këto ide ndoten, një pjesë kyçe e qenies sonë shtrembërohet. Kultura pornografike të thotë se seksi, dashuria dhe intimiteti janë e njëjta gjë.


Gazeta: Shqiptare

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi