Modelet e kepuceve per stinen e vjeshtes

Modelet e këpucëve për stinën e vjeshtës
\"\"Gjithnjë e më shumë njerëzit po bëhen të ndërgjegjshëm, që një imazh i mirë, transmeton tek të tjerët sukses dhe siguri. Disa rregulla bazë dhe pak fantazi janë elementët e duhur për të qenë gjithnjë e paraqitshme. Për të pasur një pamje perfekte, çdo njeri duhet të bëjë fillimisht një vlerësim real të vetes dhe të vishet me veshjen e duhur, e përshtatur kjo dhe në tendencat e modës. Këtë sezon nga të gjithë stilistët pranohet se është ngjyra e zezë ajo që do të mbizotërojë në veshjen e shqiptarëve.

Kjo gjë vjen dhe në përshtatje me modën e vendeve të tjera të lidera në botën e modës, si Parisi, Londra apo Milanoja, të cilat këshillojnë ngjyrën e zezë. Dimri 2008-2009 Dimri 2008-2009 ndoshta do të shndërrohet në sezonin më klasik për sa i përket veshjeve, pasi ngjyra e zezë konsiderohet mbretëresha e klasit. Të gjithë ata që kanë dëshirë që të jenë në koherencë me modën ndërkombëtare duhet patjetër të përfshijnë në gardërobën e tyre ngjyrën e zezë. Kryesuese e gardërobës së grave në karrierë, janë kostumet serioze të ndërthurur me materiale cilësore, si dhe me modele të kohës. Firmat, të cilave mund t‘u besosh krijim e stilit individual janë të shumta në numër.

Mjafton të shikosh modelet e tyre paraardhëse për të vendosur nëse stili i tyre përshtatet me atë individual. “Givenchy”, “Chloe”, “Balenciaga” ose “Burrbery” janë disa nga firmat që u përshtaten zonjave të hekurta, duke qenë se ofrojnë modele serioze, por edhe të kohës, ndërthurur me elementin klasik, i cili duhet të jetë gjithmonë i pranishëm. Kombinimi E njëjta gjë vlen jo vetëm për kostumet me pantallona apo me fund, por edhe për aksesorët ndihmës: si çantat, të cilat duhet të kombinohen me ngjyrën e këpucëve, stolitë e deri te krehja e flokëve, e cila duhet të përshtatet me veshjen. Mbizotërimi i toneve të errëta, pothuajse krejtësisht e zezë vlen dhe për meshkujt.

Pak prekje ngjyrash ekscentrike dhe të metalizuara. Kështu do të paraqitet burri i kësaj vjeshte, që është protagonist i materialeve të teknologjisë së lartë, të përdorura si për veshjet e ditës, por edhe për ato të mbrëmjes. Ndërsa stilistët shqiptarë janë tani në kulmin e punës, për krijimin e veshjeve të kësaj fundstine dhe përgatiten për dimrin, më të mëdhenjtë e stilistëve të botës po përgatiten për evenimentin më të madh botëror titulluar “Java e modës”. Stilistja e njohur shqiptare, Mirela Nurçe, pritet të marrë pjesë në këtë eveniment, që do të organizohet në New York, SHBA, në shkurt të vitit 2009.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama