Kreu » Ekonomia » Paraja » MONEDHA TĖ QARKULLIMIT, EMETIME TĖ VITEVE 1995, 1996 dhe 2000.
MONEDHA TĖ QARKULLIMIT, EMETIME TĖ VITEVE 1995, 1996 dhe 2000.
Shkruar nga:
Postuar më: 11 vite mė parė
MONEDHA TĖ QARKULLIMIT, EMETIME TĖ VITEVE 1995, 1996 dhe 2000.
Prerja 100 Lekë emetim i vitit 2000.
Pamja e përparme: Ka vlerën nominale,si dhe një mbushje artistike me degë në formë kurore.
Pamja e prapme: Ka Teutën, Mbretëreshën Ilire, shoqëruar me mbishkrimin "Republika e Shqipërisë" dhe vitin e shtypit të monedhës, 2000.
Vlera: 100 Lekë
Pesha: 6.700 gr
Diametri: 24.75 mm
Materiali: Cu Ni25/Cu Al6 Ni2
Ngjyra: rrethi i bardhë, mesi i verdhë
Forma: e dhëmbëzuar
Hedhur në qarkullim: 01.09.2000.
Prerja 50 Lekë emetim i viteve 1996 dhe 2000.
Pamja e pëparme: Ka vlerën nominale, si dhe një mbushje artistike poshtë saj.
Pamja e prapme: Ka të shkruar "Republika e Shqipërisë", vitin e shtypit të monedhës, 2000 dhe në qendër Mbretin Ilir, Gentin.
Vlera: 50 Lekë
Pesha: 5.500 gr
Diametri: 24.25 mm
Materiali: Cu Ni25
Ngjyra: e bardhë
Forma: e dhëmbëzuar
Hedhur në qarkullim: monedha e vitit 1996 në datën 01.01.1997 dhe monedha e vitit 2000 në datën 01.01.2001.
Prerja 20 Lekë emetim i viteve 1996 dhe 2000.
Pamja e përparme: Ka vlerën nominale, si dhe një mbushje artistike poshtë saj.
Pamja e prapme: Ka të shkruar "Republika e Shqipërisë", vitin e shtypit të monedhës 2000 dhe në qendër anijen Liburne.
Vlera: 20 Lekë
Pesha: 5.00 gr
Diametri: 22.5 mm
Materiali: CuAl6 Ni2
Ngjyra: e verdhë
Forma: e dhëmbëzuar
Hedhur në qarkullim: monedha e vitit 1996 në datën 01.01.1997 dhe monedha e vitit 2000 në datën 01.01.2001.
Prerja 10 Lekë emetim i viteve 1996 dhe 2000.
Pamja e përparme: Ka vlerën nominale, si dhe një mbushje artistike poshtë saj.
Pamja e prapme: Ka të shkruar "Republika e Shqipërisë", vitin e shtypit të monedhës, 2000 dhe në qendër Kalanë e Beratit.
Vlera: 10 Lekë
Pesha: 3.600 gr
Diametri: 21.25 mm
Materiali: CuAl6 Ni2
Ngjyra: e verdhë
Forma: e dhëmbëzuar
Hedhur në qarkullim: monedha e vitit 1996 në datën 01.01.1997 dhe monedha e vitit 2000 në datën 01.01.2001.
Prerja 5 Lekë emetim i viteve 1995 dhe 2000.
Pamja e përparme: Ka vlerën nominale dhe një degë ulliri anës vlerës.
Pamja e prapme: Ka të shkruar "Republika e Shqipërisë", vitin e shtypit të monedhës, 2000 dhe në qendër shqiponjën e flamurit.
Vlera: 5 Lekë
Pesha: 3.120 gr
Diametri: 20 mm
Materiali: Fe Ni6St
Ngjyra: e bardhë
Forma: e sheshtë
Hedhur në qarkullim: monedha e vitit 1995 në datën 01.01.1997 dhe monedha e vitit 2000 në datën 01.01.2001.
Prerja 1 Lekë emetim i vitit 1996.
Pamja e përparme: Ka vlerën nominale dhe një mbushje artistike në formë kurore.
Pamja e prapme: Ka të shkruar "Republika e Shqipërisë", vitin e shtypit të monedhës, 1996 dhe në qendër një pelikan.
Vlera: 1 Lekë
Pesha: 3.00 gr
Diametri: 18 mm
Materiali: CuZn5
Ngjyra: e kuqe
Forma: e sheshtë
Hedhur në qarkullim: 01.01.1997 .
Prerja 50 Lekë emetim i vitit 2003.
Pamja e përparme: Ka vlerën nominale në qendër të ndarë me një vijë horizontale në mes dhe të shkruar , në hark sipër "Antikiteti shqiptar".
Pamja e prapme: Në qendër ka një helmetë ilire, të shkruar në hark sipër "Republika e Shqipërisë", në hark poshtë "Antikiteti Shqiptar" dhe në të dyja anët në qendër viti 2003.
Vlera: 50 Lekë
Pesha: 5.500 gr
Diametri: 24.25 mm
Materiali: Cu 75Ni25
Ngjyra: e bardhë
Forma: e dhëmbëzuar
Tirazhi: 200.000 copë
Hedhur në qarkullim: në datën 01.08.2004










