Kreu » Ekonomia » Paraja » KARTĖMONEDHA TĖ QARKULLIMIT
KARTĖMONEDHA TĖ QARKULLIMIT
Shkruar nga:
Postuar më: 11 vite mė parė
KARTĖMONEDHA TĖ QARKULLIMIT
Emetime të viteve 1991, 1992, 1993, 1994, 1995, 1996
--------------------------------------------------------------------------------
Prerja 500 Lekë emetim i vitit 1991.
Pamja e përparme: Ka një grua me një luledielli pranë, vlerën të spostuar në të djathtë, kombinuar me një ornametikë.
Pamja e prapme: Është dhënë një pejzazhi malor i Shqipërisë.
Vlera: 500 Lekë
Format: 159 x 79 mm
Ngjyra dominuese: e kaltër me portokalli
Hedhur në qarkullim: 28.06.1991
Prerja 1000 Lekë emetim i vitit 1992.
Pamja e përparme: Në të djathtë është vendosur portreti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, vlera në qendër e shoqëruar me ornametikë.
Pamja e prapme: Në qendër emblema e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut , shoqëruar me Kalanë e Krujës, në të djathtë dhe vlera në të majtë .
Vlera: 1.000 Lekë
Format: 178 x 78 mm
Ngjyra dominuese: jeshile
Hedhur në qarkullim: 01.10.1992
Detaje për elementët e sigurisë të kartëmonedhave emetim i vitit 1992.
Prerja 500 Lekë EMETIM I VITIT 1992.
Pamja e përparme: Është vendosur portreti i Naim Frashërit, shoqëruar me vlerën në qendër.
Pamja e prapme: Është vendosur një libër, brenda të cilit duket një pejzazh malor. Në qendër ka një qiri, rrezet e dritës përbehen nga vargje të poezisë së
Naimit për qiriun.
Vlera: 500 Lekë
Format: 170 x 78 mm
Ngjyra dominuese: e kaltër
Hedhur në qarkullim: 01.10.1992
Prerja 200 Lekë EMETIM I VITIT 1992.
Pamja e përparme: Në të majtë është vendosur portreti i Ismail Qemalit, shoqëruar me vlerën në qendër.
Pamja e prapme: Në qendër ka një shqiponjë në mes të së cilës duket një pjesë e ndërtesës ku u shpall pavarësia e Shqipërisë.
Vlera: 200 Lekë
Format: 162 x 78 mm
Ngjyra dominuese: kafe
Hedhur në qarkullim: 01.10.1992
Prerja 100 Lekë EMETIM I VITIT 1993.
Pamja e përparme: Është vendosur një portret shoqëruar me vlerë në të djathtë.
Pamja e prapme: Ka një pejzazh malor në qendër të të cilit është vendosur një shqiponjë. Në të djathtë është vendosur vlera e kartëmonedhës.
Vlera : 100 Lekë
Format: 154 x 72 mm
Ngjyra dominuese: lejla
Hedhur në qarkullim : 25.04.1994
EMISIONI I RI I KARTËMONEDHAVE , EMETIM I VITIT 1996
Prerja 5000 Lekë.
Pamja e përparme: Është vendosur portreti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut 1405-1468 (portreti i Firences). Përfaqësuesi më konseguent dhe i shquar që udhëhoqi me vendosmëri luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Gjithashtu, si elemente të tjera janë simboli i shqiponjës dykrenare, ai i mburojës dhe shpata e tij.
Pamja e prapme: Është vendosur pamja e
përgjithshme e Kështjellës së Krujës, përkrenarja
dhe monumenti i Skënderbeut mbi kalë, në Tiranë.
Në të djathtë poshtë dhe anash është vendosur
vlera.
Vlera: 5.000 Lekë
Format: 160 x 72 mm
Letër: sigurie e cilësisë së lartë me përbërje
pambuku
Ngjyra dominuese: kafe në të verdhë
Hedhur në qarkullim: 01.01.1999
Detaje lidhur me elementët e sigurisë të kartëmonedhave emetim i vitit 1996.
Prerja 1000 Lekë.
Pamja e përparme: Në anën e përparme është vendosur portreti i Pjetër Bogdanit (1625-1689) shkrimtar - prift, i marrë nga fontespici i veprës së tij "Çeta e profetënve" dhe një simbol i tij mbi diellin.
Pamja e prapme: Është paraqitur një pamje e kishës katolike të Vaut të Dejës dhe një simbol i idesë së tij, me diellin në qendër. Në të djathtë poshtë dhe anash është vendosur vlera.
Vlera : 1000 Lekë
Format : 151 x 72 mm
Letër: sigurie e cilësisë së lartë me përbërje pambuku
Ngjyra dominuese : e gjelbër
Hedhur në qarkullim: 11.07.1997
Prerja 500 Lekë.
Pamja e përparme: Në anën e përparme bie në sy portreti i Ismail Qemalit (1844-1919), udhëheqës i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare dhe kryeministër i Shqipërisë së pavarur. Gjithashtu, janë pasqyruar simboli i shqiponjës dykrenare të flamurit të pavarësisë dhe pena me të cilën u firmos akti i pavarësisë.
Pamja e prapme: Është vendosur ndërtesa ku ushpall
pavarësia dhe dhoma ku u morr ky vendim. Gjithashtu, telegrafi me të cilin u përhap lajmi i shpalljes së
pavarësisë.
Vlera : 500 Lekë
Format : 145 x 68 mm
Letër: sigurie e cilësisë së lartë me përbërje pambuku
Ngjyra dominuese : e kaltër
Hedhur në qarkullim: 11.07.1997
Prerja 200 Lekë.
Pamja e përparme: Në anën e përparme është vendosur portreti i Naim Frashërit (1846- 1900), një nga shkrimtarët e shquar të periudhës së Rilindjes Kombëtare si dhe në sfond një libër i hapur.
Pamja e prapme: Në anën e mbrapme përveç shtëpisë së lindjes së Naim Frashërit, është vendosur dhe një fletë ku janë shkruar vargjet e tij: "Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin
shqipëtar" si dhe pena e tij.
Vlera: 200
Format: 138 x 69
Letër: sigurie e cilësisë së lartë me përbërje pambuku
Ngjyra dominuese: kafe në të verdhë
Hedhur në qarkullim: 11.07.1997
Detaje lidhur me elementët e sigurisë të
kartëmonedhave emetim i vitit 2001.
Prerja 100 Lekë.
Pamja e përparme: Në anën e përparme është vendosur portreti i Fan S. Nolit (1882-1965) politikan, shkrimtar dhe një nga figurat më të shquara të Lëvizjes Kombëtare. Gjithashtu, është edhe një pishtar i ndezur.
Pamja e prapme: Në anën e mbrapme janë paraqitur pamje nga ndërtesa e Parlamentit të parë Shqiptar (sot godina e Akademisë së Shkencave), stema e Federatës Shqiptare " Vatra" si dhe emblema e gazetës "Dielli" drejtuar nga Fan S. Noli.
Vlera: 100
Format: 130x 66 mm
Letër: sigurie e cilësisë së lartë me përbërje pambuku
Ngjyra dominuese: lejla
Hedhur në qarkullim: 11.07.1997










