Regjistroni domainin tuaj .al

6 njerëzit me të kërkuar në botë

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite mĂ« parĂ«

6 njerëzit me të kërkuar në botë
6 njerëzit me të kërkuar në botë

1. Omar Hassan al-Bashir, presidenti i Sudanit

Krimet dhe statusi: I akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte (ICC) për tri akuza për gjenocid, pesë për krime kundër njerëzimit dhe dy për vrasje. Padia e tij tani është në pritje e sipër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Shpërblim për kapje: Nuk ka.

Pse përndiqet nga bota: Padija e fundit e ICC-së është për presidentin e parë në botë, i cili akuzohet për gjenocid nga kjo gjykatë. Bashir, i cili mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 1989, konsiderohet si fajtori kryesor për më shumë se 35000 vrasje të konfirmuara (dhe thuhet edhe 300000 të tjera) që ishte rezultat i një fushate të "spastrimit etnik" në Darfur nga ushtarët e qeverisë dhe militantët famëkeq, Arab Janjaweed. Shumica gjithashtu e fajësojnë Bashirin për vuajtjet e vazhdueshme të 2.5 milionë qytetarëve sudanezë të zhvendosur për shkak të konfliktit, të cilët janë torturuar dhe dhunuar nga militantët dhe qeveria nëpër kampet e refugjatëve. Bashiri nuk po pranon asgjë. Ai thotë se padia është pjesë e një "komploti historik" për të shpërbërë Sudanin në shtete të vogla, refuzon të njohë gjykatën dhe mohon çfarëdo keq bërje.


2.

Joseph Kony, Udhëheqës i Ushtrisë Rebele të Rezistencës së Zotit (LRA) në Ugandë

Krimet dhe statusi: I paditur nga gjykatësit e ICC-së në korrik të vitit 2005 për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, thuhet se gjatë viteve të fundi Kony është fshehur afër kufirit të Sudanit jugor dhe Kongos.

Shpërblim për kapje: Nuk ka.

Pse përndiqet nga bota: Njëri nga djemtë kryesorë dhe më famëkeq të krimeve luftarake, Kony e ka udhëhequr LRA-në kundër qeverisë së Ugandës gjatë 20 viteve të kaluara, duke rekrutuar djem të rinj si luftëtarë për të udhëhequr kampanjën "e bazuar shpirtërisht" në dhunë, që përfshin prerjen e buzëve dhe gjymtyrëve të viktimës. Shumica e kasaphanës ka ndodhur në vendlindjen e Konit në Ugandën veriore, ku mendohet se është përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve dhe për zhvendosjen e 2 milionë të tjerëve. Me shpresë se do t‘i japë fund mbretërimit të terrorit të LRA-së, presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, ofroi një amnisti të përgjithshme për Konyn dhe rebelët e tij në vitin 2006, vitin e njëjtë kur të dy palët u pajtuan për një armëpushim. Por me mandatin e ICC-së ende të vlefshëm, Kony dhe Uganda gjenden në një udhë pa dalje: Udhëheqësi refuzon të shpërbëjë ushtrinë e tij, derisa gjykata nuk i hedh akuzat. Dhe, në prill, Kony zhgënjeu shpresat për paqe, duke thënë se ka nevojë "për më shumë kohë për t‘u konsultuar me të vjetrit dhe të mendojë për akuzat". Me tërë dëmin që ka bërë, do t‘i duhet kohë e gjatë për t‘i menduar të gjitha.


3.

Ratko Mladiç, Komandanti i Ushtrisë së Serbëve të Bosnjës gjatë Luftës në Bosnje

Krimet dhe Statusi: I kërkuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi (ICTY) që nga viti 1995 për 15 akuza krimi, duke përfshirë akuzat për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës.

Shpërblimi për kapje: 6 milionë euro (5 milionë nga SHBA-ja dhe

1 milion nga Serbia).

Pse përndiqet nga bota: I kthyer sërish në titujt kryesorë me arrestimin e fundit të Radovan Karaxhiçit, komandanti i Ushtrisë së Serbëve të Bosnjës kërkohet për një sërë mizorish të kryera gjatë luftës në Ballkan. Në krye të krimeve të tij është vrasja e afro 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në vitin 1995, të kryera në Srebrenicë gjatë kampanjës së "spastrimit etnik" rajonal nga ana e ushtarëve serbë të Bosnjës. Ai gjithashtu kërkohet për bombardimin e Sarajevës po të njëjtin vit, për nënshtrimin e mijëra civilëve myslimanë boshnjakë me dhunim dhe torturë, për

shkatërrimin e shtëpive, bizneseve dhe vendeve fetare. Por të qenit njëri nga të ikurit më të kërkuar të botës, nuk duket se e ka bërë Mladiçin të ikë nga vendet e krimit, thuhet se ai fshihet në Serbi dhe ishte parë në qendër të Beogradit në fillim të vitit 2001.


4.

Aribert Heim, mjeku nazist nga kampi i përqendrimit Mauthausen

Akuzat dhe statusi: I paditur nga Gjermania me akuza për vrasje. Shpërblimi për kapje: 495000 dollarë (të ofruara nga Qendra ‘Simon Wiesenthal‘ qeveria gjermane dhe ajo austriake).

Pse përndiqet nga bota: I njohur si "Dr. Vdekja" dhe "Kasapi i Mauthausenit" Heim kërkohet për udhëheqjen e eksperimenteve tejet të tmerrshme mbi viktimat e kampit të përqendrimit, duke përfshirë heqjen e organeve pa anestezion dhe injektimin e naftës apo helmit në zemrat e tyre. I kapur nga ushtria e SHBA-së në vitin 1949, Heim u mbajt vetëm dy vjet para se të lirohej pa u gjykuar. Ai vazhdoi të punonte si gjinekolog në Gjermani, derisa përfoljet rreth paditjes së tij e bënë që të ikte në Amerikën Jugore, në vitin 1962. Nëse është ende i gjallë, Heim do të ishte njëri nga kriminelët më të vjetër të luftës, me 94 vjet. Hulumtuesit e këtij rasti besojnë se po i afrohen nazistit famëkeq diku afër Kilit, ku jeton njëra nga vajzat e tij. Me Qeverinë e Argjentinës që po ndihmon në këtë rast, ende ka shpresa se Heim mund të gjendet dhe ndoshta do të jetojë aq sa të përballet me drejtësinë.


5.Felicien Kabuga, biznesmen multimilioner nga Ruanda

Krimet dhe statusi: I paditur nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime në Ruanda në vitin 1998, për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të Konventës së Gjenevës.

Shpërblimi për kapje: 5 milionë dollarë (të dhëna nga Qeveria e

SHBA-së).

Pse përndiqet nga bota: Kabuga më së miri njihet si financuesi i gjenocidit të Ruandës në vitin 1994, ku gjysmë milionë njerëz u

masakruan nga forcat qeveritare dhe militantët hutu. Bashkëthemeluesi dhe kryetari i ‘Fonds de Défense Nationale‘ (FDN), thuhet se Kabuga ka përdorur organizatën e tij për të furnizuar qeverinë e Ruandës me maçeta dhe armë të tjera, që u përdorën në këtë kampanjë të terrorit. Ai gjithashtu i dha të holla radiostacionit famëkeq të Ruandës që nxiti urrejtjen dhe dhunën kundër popullatës tutsi të këtij shteti. Edhe në kulm të gjenocidit, Kabuga vazhdoi të përkrahë militantët e dhunshëm Hutu, duke përfshirë edhe militantët interahamwe me bazë në Kongo. Tani në të 60-at, ai ende është i lirë, por askush nuk e di me siguri se ku gjendet. Tribunali i OKB-së thotë se ai është diku në Keni, ku thuhet se ka siguruar mbrojtje nga qeveria, por një raport konfliktuoz në maj tha se ka gjasa që fshihet në Norvegji.


6.

Bosco Ntaganda, Drejtori ushtarak i Kongresit Kombëtar për Mbrojtjen e Popullit (CNDP), grup militant me bazë në Republikën Demokratike të Kongos (DRC)

Akuzat dhe statusi: Mandat-arresti i lëshuar nga ICC-ja në vitin 2006 dhe i tërhequr në prill të vitit 2008, për krime lufte, rekrutim dhe përdorim aktiv të fëmijëve nën 15 vjet për aktivitete ushtarake.

Shpërblim për kapje: Nuk ka.

Pse përndiqet nga bota: Me nofkën "Terminatori," Ntaganda ka qenë në qendër të konfliktit të Kongos që nga viti 1999, ku luftoi në anën e rebelëve të përkrahur nga Ruanda, në një luftë shumëfrontëshe që përfshiu tetë shtete afrikane. Ntaganda kërkohet për rekrutimin e fëmijëve gjatë konfliktit 2002-2003 në rajonin verior të Kongos, Iturin, ku shërbeu si shef i operacioneve ushtarake për Unionin e Patriotëve të Kongos (UPC). Rruga e shkatërrimit e Terminatorit, sidoqoftë, nuk përfundon aty. Në vitin 2006, ai u bë eprori ushtarak i CNDP-së, e cila akuzohet për dhunën kundër qytetarëve në rajonet lindore të shtetit. Një armëpushim në mes disa partive të Republikës Demokratike të Kongos në janarin e kaluar, ka çuar te thirrjet e ripërtërira për dorëzimin e Ntagandas, por gjer tani udhëheqësit e CNDP-së kanë refuzuar, duke thënë se autoritetet në vend të kësaj duhet të përqendrohen në sjelljen e peshqve më të mëdhenj para drejtësisë.


Gazeta: Shqip

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi