Regjistroni domainin tuaj .al

Si ta mbash trurin në formë?

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite mĂ« parĂ«

Si ta mbash trurin në formë?
Si ta mbash trurin në formë?

Shpesh ndiheni pa ide? Apo harroni vend e pavend? Ndoshta truri juaj ka nevojë për pak stërvitje. Sipas kërkimeve të fundit, në fakt nuk është kurrë shumë vonë për

ta “rimbushur” trurin. Pavarësisht nga kushtet fillestare, secila prej nesh, edhe e rritur, mund të fuqizojë aftësitë e saj intelektuale. Neurologët shpjegojë si. Hapni sytë. Aq më tepër që për shumë të rinj është dhe kohë provimesh.

Corro Ergo Sum (vrapoj pra jam)

Motoja i bën mirë trurit. Stërvitja fizike (ecja e shpejtë, aerobia) është e dobishme për oksigjenimin e qelizave të trurit. Pjesa që përfiton më shumë është hipokampi, zona e lidhur me të kuptuarit dhe kujtesën.

Duhet vesh muzike

Të dëgjosh muzikë (klasike, po dhe pop e rok) zhvillon të kuptuarit, përqendrimin por dhe kujtesën. Edhe të studiosh një vegël muzikore është shumë e dobishme: studimet kanë pikasur aftësi intelektuale më të larta te fëmijët që studiojnë një vegël muzikore.

Rebus e gjëegjëza

Enigmatika, rebuset, gjëegjëzat, sekuencat numerike dhe logjike, por dhe leximet, të shkruarit dhe lojërat me letra mbajnë mendjen në stërvitje. Neurobika, disiplinë e ideuar nga një neurofiziolog amerikan, këshillon që të ndryshohen sa më shpesh të jetë mundur gjestet e zakonshme të sjelljes sonë të përditshme për të aktivizuar lidhje të reja ndërmjet zonave të trurit. Për shembull: të lani dhëmbët me dorën e majtë (për mëngjarashet e kundërta), t’i zgjedhësh veshjet me sy mbyllur, t’i biesh nga një rrugë tjetër për në punë, të bësh dush në vend që të futesh në vaskë.

Joga dhe meditim

Një studim i një klinike universitare ka vërtetuar një rritje të rrudhave të kores së pjesës paraballore (zonë e lidhur me kujtesën afat shkurtër), te personat që meditojnë rregullisht. Përveç kësaj ushtrimet dhe teknikat e relaksit si joga kanë një fuqi rigjeneruese për trurin.

Bëni një pushim

Një kërkim ka treguar se çdo aktivitet, pasi kalojnë 40 minuta nuk ka rendiment. Për të pasur një produktivitet optimal, duhet bërë një pushim njëzet minuta çdo treçerek ore. Edhe Universiteti i Harvardit zbaton domosdoshmërinë e pushimit nga 30 deri në 60 minuta, për mos të mbingarkuar trurin. 

Një gjumë i mirë

Të flesh të paktën shtatë deri në tetë orë në natë rrit aftësitë krijuese dhe vendimmarrëse të trurit. Universiteti i Londrës ka zbuluar se çfarë studiohet para se të shkosh për të fjetur thithet më lehtë.

Peshk sa herë të duash (por jo rrallë)

Omega 3, acid folik dhe vitamina B, E, dhe C janë shumë të rëndësishme. Pra, hapi rrugë peshkut, i pasur me vajra të pangopur,bishtajoreve, frutave dhe perimeve. Përveçse mos ta teprosh asnjëherë me të ngrënit, të eliminosh yndyrat e ngopura dhe ushqimet pa shumë vitamina i bën mirë trurit.

Çokollatë po me kusht që të jetë e zezë

Çokollata e zezë dhe e hidhur, e pasur me flavonoidë, përveçse ka një efekt antioksidues, përmirëson qarkullimin e gjakut. Dhe trurit kjo i pëlqen. Oksigjeni shkon shpesh dhe e furnizon organin komandues të organizmit.

Truri pa ujë si peshku pa ujë

Truri është i përbërë nga 80 për qind ujë, për këtë është e nevojshme ta furnizosh me sasitë e duhura. Këshillohet 1, 5 deri në dy litra ujë në ditë, po në rast se ju duken shumë, nisni të stërvitni veten që t’i afroheni kësaj shifre të këshilluar dhe stërkëshilluar nga të gjithë specialistët.

Esëll dhe të kthjellëta

Alkooli, po të merret në sasi të mëdha dëmton tërë organizmin, përfshirë dhe sistemin nervor qendror. Në veçanti, një dehje sjell pasoja negative afatgjata për hipokampin. Por një gotë verë në tavolinë (patjetër e kuqe se është pasur me polifenole), është një aleat i mirë kundër plakjes.

Kontrolle të rregullta

Përveç një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe një aktiviteti fizik të përhershëm, është i nevojshëm një kontroll i rregullt mjekësor për të luftuar katër armiqtë e trurit: hipertensionin, diabetin, obezitetin dhe kolesterolin e lartë.

Deri këtu ishin këshillat  e specialistëve, por ekzistojnë dhe kërkime të reja (dhe në fazë të papërfunduar), që sugjerojnë mënyra të tjera për të stërvitur trurin.

Parfum lavande

Sipas një studimi japonez, për shembull të nuhasësh lavandën gjatë një pushimi pune rrit përqendrimin në orët pasardhëse, përveçse ka dhe një fuqi çlodhëse të jashtëzakonshme.

Thuaji po çamçakëzit

Studime të universiteteve amerikane kanë vërtetuar se përtypja e çamçakëzit ndihmon kujtesën dhe mposht stresin. Po ka më: studentët e një klase ku u lejua çamçakëzi morën mesatarisht nota 5 për qind më të larta se të klasave të tjera. Gjithashtu përtypja e shpeshtë e çamçakëzit rrit qarkullimin e gjakut në tru.

Ndal të kuqes!

Sipas studimeve ngjyrat ndikojnë gjendjet shpirtërore, por dhe rezultatet që jep dikush. E kuqja, për shembull, me fuqinë e saj eksituese pengon përqendrimin dhe duhet shmangur në situata stresuese, për shembull gjatë një provimi.

Seksi ndihmon

Studiuesit kanë kryer një eksperiment te minjtë, duke nxjerrë përfundimin se te femrat, orgazma dhe shtatzënia provokojnë një rritje të prolaktinës, një hormon që tek mbartësit shkakton rritje të qelizave nervore.

Dieta për kujtesën:

Çokollatë, shumë ujë, peshk, fruta dhe perime

Nga : Revista Jeta

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi