Regjistroni domainin tuaj .al

Transporti

Shkruar nga:  
Postuar më: 13 vite më parë

Parathënie  

Transporti ajror civil ndërkombëtar kryhet nëpërmjet  aeroportit “Nënë Teresa” në Rinas, i vetmi aeroport që kryen transport të këtij lloji. Gjatë vitit 2001 në këtë aktivitet  kanë operuar 11 shoqëri ajrore, nga të cilat 9 të huaja dhe 2 të përbashkëta. Aktiviteti në rritje i transportit ajror , ka  bërë që numri i fluturimeve dhe ai  i pasagjerve të transportuar në vitin 2001 të jetë respektivisht  2 dhe 3.5 herë më i madh  në krahasim me vitin 1993

Transporti detar në Shqipëri kryhet nëpërmjet 4 porteve : Durrësi, Vlora, Saranda dhe Shëngjini. Volumi i ngarkim- shkarkimit të porteve në vitin 2001është 3.6 herë më i madh  se ai i vitit 1993. Porti më i madh dhe më i rëndësishëm është ai i Durrësit , i cili për vitin 2001 realizoi 66 % të volumit të ngarkim- shkarkimit të porteve. Transporti  detar ndërkombëtar i pasagjerëve ka shënuar  një  rritje prej 89 % në 2001 në krahasim me vitin 1994.

Gjatesia e linjës hekurudhore në shfrytëzim , në vitin 2001është 409 kilometra. Transporti hekurudhor në vitin 2001 krahasuar me vitin 1993 ka shënuar një rënie të volumit të punës së tij  si në atë të mallrave ashtu dhe në atë të pasagjerëve , respektivisht 2  dhe 1.2 herë, rënie kjo e shkaktuar kryesisht nga   konkurrenca e këtij lloj transporti nga  transporti automobilistik por dhe si rezultat i gjëndjes së keqësuar të infrastrukturës së këtij lloj transporti.

Gjatësia e naftësjellsave në vitin 2001 është 8 % më e madhe se ajo e vitit 1993. Volumi i transportit të naftës me tubacion , i shprehur në tonë-kilometra në vitin 2001 ka pësuar një rënie prej 35 % në krahasim me vitin 1993.

Përdorimi gjithnjë e më shumë i transportit rrugor privat është shoqëruar me një numër të madh mjetesh rrugore të cilat kanë shënuar një rritje prej 67 %  në vitin 2001 në krahasim me vitin 1993. Në veçanti numri i veturave të pasagjerëve si dhe ai i autobuzave dhe mikrobuzave është 2.5 herë më i madh në vitin 2001 në krahasim me vitin 1993.  Numri i aksidenteve në trafikun rrugor ka shënuar një rënie të tyre në krahasim me vitin 1994 prej 29 %, duke u shoqëruar me një ulje të numrit të të vrarëve prej 30 % dhe atyre të të plagosurve prej 54 %


Burimet e të dhënave

Ministria e Transportit - Drejtoria e Programit
Ministria e Transportit - Drejtoria e Programit
Ministria e Transportit - Drejtoria e Programit
Ministria e Ekonomise Publike dhe Privatizimit - Drejtoria e Programim Zhvillimit
Ministria e Rendit Publik –Drejtoria e Administratës
Ministria e Transporteve – Drejtoria e Programimit

 Metodologji

Të dhënat mbi transportin ajror i korespondojnë si shoqërive të përbashkëta ashtu dhe të huaja që operojnë në vëndin tonë.
Ato përfshijnë si fluturimet e planifikuara ashtu dhe ato çarter.
Nje ulje-ngritje e avionit numerohet si nje fluturim.
Të dhënat mbi fluturimet dhe mbikalimet i raporton Ndërmarrja e Agjensisë Nacionale të Trafikut Ajror .
Të dhënat mbi pasagjerët, mallrat dhe postën e transportuar i raporton Ndërmarrja e Albtransportit. 
Trafiku detar i pasagjerëve  pasqyron trafikun ndërkombëtar. Seria e të dhënave të publikuara përfshin numrin e pasagjerëve të hipur ose të zbritur në portet e Shqipërisë, si me tragetet tona ashtu dhe ato te huaja. Viti bazë i grumbullimit të të dhënave është viti 1994.
Gjatësia e linjës hekurudhore përfshin  vetëm gjatësinë e linjës në shrytëzim. Numri i udhëtarëve dhe udhetarë-kilometrave llogariten mbi bazën e biletave të shitura sipas kategorive tarifore.
Volumi i punës së transportit të naftës me tubacion, i shprehur në ton-km, është llogaritur duke marrë për bazë gjatësinë e tubacionit ku kalon nafta që transportohet.
Transporti i naftës me tubacion është vetëm transport nacional.

Parku i mjeteve
Të dhënat mbi numrin e mjeteve të transportit rrugor i referohen si atyre private ashtu dhe atyre shtetërore.
Numri tyre jep gjendjen në fund të periudhës.
Aksidentet në trafikun rrugor përfshijnë vetëm aksidentet që shkaktojne vdekje apo plagosje.

 

Përkufizime

Pasagjerë të transportuar
Pasagjerë të transportuar  do të quhen të gjithë pasagjerët udhëtimi i të cilëve fillon ose mbaron në aeroportin raportues.
Mallrat e transportuar
Në mallrat e transportuar përfshihet çdo ngarkesë e ngarkuar në avion ose e shkarkuar prej tij , duke përjashtuar bagazhet e pasagjerve dhe postën.
Porti i ngarkimit
Porti i ngarkimit quhet porti ku mallrat ngarkohen në anije dhe transportohen prej saj.
Porti i shkarkimit
Porti i shkarkimit quhet porti ku mallrat janë shkarkuar nga anija pasi janë transportuar prej saj.
Transport ndërkombëtar detar
Transport ndërkombëtar detar quhet transporti detar mes dy porteve i lokalizuar në dy vënde të ndryshme.
Pasagjer detar
Pasagjer detar konsiderohet çdo person , i cili bën udhëtim  në një anije. Personeli i shërbimit të anijes nuk regjistrohet si pasagjerë.
Pasagjerë të embarkuar (të dalë)
Pasagjerë të embarkuar janë pasagjerë , të cilët kanë hipur në anije dhe transportohen prej saj.
Pasagjerë të disembarkuar
Pasagjerë të disembarkuar janë pasagjerë të zbritur nga anija pasi janë transportuar prej saj.
Pasagjerë të transportuar
Pasagjerë të transportuar me hekurudhë do të quhet çdo pasagjer që udhëton me mjetin hekurudhor, duke përjashtuar personat e destinuar për shërbime në tren.
Pasagjerë –kilometri
Pasagjere – kilometri  është njësia matëse që përfaqëson transportin e një pasagjeri në një distancë prej një kilometër.
Mallra të transportuara
Mallra të transportuara me hekurudhë do të quhet çdo lëvizje malli që kryhet me mjet hekurudhor, duke përfshirë këtu dhe ambalazhin dhe paisjet  siç janë konteinerët, paletet si dhe mjetet rrugore të mallrave të transportuara me hekurudhë.
Ton–kilometri
Ton–kilometri është njësia matëse që përfaqëson transportin e një ton malli në një distancë prej një kilometër
Tubacion nafte
Tubacion nafte quhen tubacionet që shërbejnë për lëvizjen e naftës bruto dhe të rafinuar, ose produkteve të lëngshme të saj nëpërmjet shtytjes
Veturë pasagjerësh
Veturë pasagjerësh quhet mjeti motorik i transportit rrugor i destinuar për transport pasagjerësh , në të cilin numri i vëndeve të uljes (duke përfshirë dhe shoferin ) nuk e kalon numrin 9.
Autobus
Autobus quhet mjeti motorik i transportit rrugor i destinuar për transport pasagjerësh , me numrin e vëndeve të uljes (duke përfshirë dhe vendin e shoferit) me më shumë se 9
Aksidente në qarkullimin rrugor
I vdekur nga aksidenti në rrugë quhet çdo person i cili ka vdekur menjëherë ose brënda 30 ditëve si rezultat i aksidentit.
I plagosur konsiderohet çdo person , i cili nuk ka vdekur por ka marrë plagë të lehta apo të rënda si rezultat i aksidentit

 

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi