Lista Emerore
1. Arben Ristani - Gjyqtar për dy vjet, ish-këshilltar ligjor i Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, aktualisht anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor.
2. Aleksandër Muskaj - Gjyqtar prej shtatëmbëdhjetë vjetësh, ish-anëtar i KLD, aktualisht gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka marrë titullin “Master” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
3. Ariana Fullani - Gjyqtare për tre vjet, aktualisht drejtoreshë e Shkollës së Magjistraturës prej tetë vjetësh, ka marre titullin “Master” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, bashkautore e tekstit “E drejta familjare”.
4. Agim Bendo - Ish-anëtar i KLD, specialist në Kuvendin Popullor për problemet juridike 1983 –1992, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh, ka gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”.
5. Arben Rakipi - Gjyqtar për shtatë vjet, Prokuror i Përgjithshëm për pesë vjet, aktualisht avokat dhe pedagog i lëndëve penale në Shkollën e Magjistraturës.
6. Andi Çeliku - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për 6 vjet, aktualisht avokat prej dhjetë vjetësh.
7. Astrit Kalaja – Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.
8. Artan Broci - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej dymbëdhjetë vjetësh, ka marrë titullin “Master” në Universitetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.
9. Artur Selmani - Hetues për shtatë vjet, prokuror prej pesëmbëdhjetë vjetësh, aktualisht drejtor i Drejtorisë Gjyqësore të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, “Master” në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, ka botuar disa shkrime.
10. Admir Thanza - Gjyqtar për gjashtëmbëdhjetë vjet, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, aktualisht gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
11. Arben Qeleshi - Gjyqtar për gjashtë vjet, aktualisht avokat prej shtatë vjetësh.
12. Agron Cami - Anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, 1993-2001 anëtar i Dhomës së Avokatisë së Kalifornisë prej 2004, aktualisht është pronar e webmaster i gazetës “Kritika”.
13. Agron Zhukri - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej dymbëdhjetë vjetësh.
14. Artan Gjylbegaj - Jurist prej njëzetedy vjetësh, gjyqtar për pesë vjet në Gjykatën e Rrethit Elbasan, Kryeregjistrues për dy vjet, aktualisht avokat prej tre vjetësh.
15. Ariana Liço - Gjyqtare prej katërmbëdhjetë vjetësh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.
16. Artan Tabaku - Jurist prej njëzetekatër vjetësh, pesë vjet hetues në hetuesinë e Rrethit Elbasan, tre vjet Këshilltar Ligjor i Ministrit të Mbrojtjes, dy vjet drejtor i Drejtorisë së Cilësisë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Privatizimit, aktualisht drejtor në Drejtorinë Juridike, Burimet Njerëzore dhe Kërkimi Shkencor në KLD, ka marre titullin “Doktor i Shkencave Juridike”, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
17. Adnand Kosova - Hetues në Hetuesinë e Rrethit Korçë për pesë vjet, drejtor i Prokurorisë së Rrethit Korçë për gjashtë vjet, inspektor në Inspektoratin e KLD për pesë vjet.
18. Avni Shehu - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mirditë për 4 vjet, anëtar në Gjykatën e Lartë Tiranë për njëmbëdhjetë vjet, brenda së cilave ka qenë zv/kryetar dhe kryetar i Gjykatës së Lartë, ish-anëtar i KLD për katër vjet, ka marre titullin “Doktor në Drejtësi”, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, autor tekstesh dhe artikujsh juridikë.
19. Anila Kristani - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej dymbëdhjetë vjetësh.
20. Ariana Caco (Gumbardhi) - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej katërmbëdhjetë vjetësh.
21. Ahmet Jangulli - Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë Bulqizë për dymbëdhjetë vjet.
22. Anastas Duro - Prokuror për tetëmbëdhjetë vjet në prokurorinë e rretheve Gjirokastër dhe Mat, ish-zv/minisër i Drejtësisë, aktualisht avokat.
23. Adnand Xhelili - Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej katërmbëdhjetë vjetësh.
24. Bashkim Çami - Gjyqtar për tetëmbëdhjetë vjet, aktualisht avokat prej shtatë vjetësh.
25. Bujar Sheshi - Prokuror për dhjetë vjet, aktualisht prokuror pranë Gjykatës së Lartë prej pesë vjetësh.
26. Besnik Çollaku - Avokat për dhjetë vjet, aktualisht noter prej tetë vjetësh, autor i disa artikujve.
27. Besnik Kaçurri - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier për tetë vjet, Kryetar Gjykate për katër vjet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Skrapar, aktualisht avokat.
28. Bashkim Dedja - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për tre vjet, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës prej dhjetë vjetësh.
29. Bardhul Dhama - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit gjyqësor Elbasan për njëmbëdhjetë vjet, aktualisht Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë prej katër vjetësh.
30. Bashkim Caka - Hetues në Hetuesinë e rrethit Lushnjë për shtatë vjet, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish-deputet, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej dy vjetësh, autor tekstesh dhe artikujsh juridikë.
31. Dalip Bushi - Gjyqtar prej njëzetenëntë vjetësh, ish-anëtar i KLD, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
32. Dëshire Subashi - Një vit gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjyqtare e Apelit për dhjetë vjet, anëtare e KQZ.
33. Evelina Qirjako - Avokate prej nëntëmbëdhjetë vjetësh.
34. Elta Milori – Juriste për tetë vjet në Ministrinë e Punës, Emigracionit dhe Përkrahjes Sociale dhe Ministrinë e Drejtësisë, aktualisht ndihmëse ligjore e Kryetarit të Gjykatës së Lartë prej tetë vjetësh, ka marrë titullin “Master” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
35. Edmond Islamaj – Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për katër vjet, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej pesë vjetësh.
36. Etleva Temo – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec prej pesëmbëdhjetë vjetësh.
37. Elida Take – Gjyqtare për trembëdhjetë vjet, notere në Dhomën e Noterisë Tiranë prej dhjetë vjetësh.
38. Fiqrete Mullai – Gjyqtare prej njëzetenjë vjetësh, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
39. Fatmira Luli (Bileri) – Gjyqtare për shtatë vjet, zëvendësdrejtoreshë e Shkollës së Magjistraturës për shtatë vjet, aktualisht avokate, bashkautore në disa libra dhe artikuj juridikë.
40. Fatos Dervishi – Hetues për pesë vjet, ish-zëvendësprokuror i Përgjithshëm, avokat në SHBA prej dhjetë vjetësh.
41. Flutura Kona – Kryetare e Arbitrazhit Shtetëror Durrës për pesëmbëdhjetë vjet, Avokate e Përgjithshme e Shtetit për tre vjet, aktualisht avokate.
42. Fatos Qato – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë prej pesëmbëdhjetë vjetësh.
43. Fatmir Tartale – Hetues në Tiranë për gjashtëmbëdhjetë vjet, zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT për një vit, aktualisht pedagog në universitetin publik, në Akademinë e Policisë, si dhe në universitete private, ka marrë titullin “Doktor i Shkencave Juridike”, Universiteti i Tiranës.
44. Fatmir Gjika – Gjyqtar për një vit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, gjyqtar për katër vjet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat, aktualisht avokat prej njëmbëdhjetë vjetësh.
45. Fuat Vjerdha – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër për dymbëdhjetë vjet, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër prej tre vjetësh.
46. Fariz Xhuxhi – Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë për dymbëdhjetë vjet, zëvendësprokuror rrethi në Prokurorinë e Rrethit Mat për tre vjet, aktualisht avokat prej nëntë vjetësh.
47. Frida Osmani – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër për dhjetë vjet, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej dhjetë vjetësh.
48. Flora Hajredinaj – Gjyqtare në Gjykatave të Rretheve Dibër, Tropojë për dhjetë vjet, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë prej katër vjetësh.
49. Guxim Zenelaj – Gjyqtar për katër vjet, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë për trembëdhjetë vjet, ish-Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, aktualisht anëtar i KLD.
50. Gjovalin Përnoca – Gjyqtar prej trembëdhjetë vjetësh, ish-anëtar i KLD, aktualisht gjyqtar dhe Kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.
51. Gjet Kola – Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Kukës për pesë vjet, aktualisht avokat prej dhjetë vjetësh.
52. Gjin Gjoni – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej katërmbëdhjetë vjetësh.
53. Hysni Demiraj – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër prej trembëdhjetë vjetësh.
54. Hanëme Bakija – Gjyqtare për shtatëmbëdhjetë vjet, aktualisht avokate prej katërmbëdhjetë vjetësh.
55. Hysen Keta – Prokuror prej njëmbëdhjetë vjetësh, aktualisht prokuror në Drejtorinë e Hetimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme prej shtatë vjetësh.
56. Hajrie Muçmata – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës prej trembëdhjetë vjetësh.
57. Hasan Selimi – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër prej trembëdhjetë vjetësh.
58. Irena Kedhi – Hetuese në Hetuesinë e Përgjithshme për dhjetë vjet, aktualisht avokate prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh.
59. Ilir Shurdhi – Këshilltar Juridik në Kuvendin e Shqipërisë për katër vjet, aktualisht këshilltar gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese.
60. Jak Ndoka – Kryetar Gjykate për trembëdhjetë vjet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhe, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
61. Juliana Latifi – Gjyqtare për një vit në Gjykatën e Rrethit dhe Gjykatën e Apelit Tiranë, pedagoge për nëntë vjet në Fakultetin e Drejtësisë në UT, lektore për katër vjet në Shkollën e Magjistraturës, lektore pranë Shkollës Pasuniversitare për Studime Evropiane UT prej shtatë vjetësh, aktualisht zëvendësdekane e Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani 1” prej një viti, ka marrë titullin “Doktori i Shkencave Juridike”, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, autore e disa teksteve dhe artikujve juridikë.
62. Kostika Çobanaqi - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat prej trembëdhjetë vjetësh.
63. Kristofor Peçi - Ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
64. Lefter Jahaj - Gjyqtar prej njëzetegjashtë vjetësh, aktualisht Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej katërmbëdhjetë vjetësh.
65. Luan Dervishi - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tepelenë për tre vjet,Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Librazhd për katër vjet, aktualisht Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër prej një viti.
66. Luan Daci - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për 4 vjet, aktualisht avokat prej njëmbëdhjetë vjetësh.
67. Luljeta Xhixho (Spahiu) - Avokate për pesë vjet, aktualisht notere në Tiranë prej dhjetë vjetësh.
68. Metush Saraçi -Ish-anëtar në Gjykatën e Lartë Tiranë, ish anëtar i Gjykatës Kushtetues për dy vjet, aktualisht kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë prej një viti.
69. Musa Breçani -Gjyqtar për katërmbëdhjetë vjet, aktualisht avokat prej nëntë vjetësh.
70. Musa Halili (Gerxhari) - Gjyqtar prej njëzet e shtatë vjetësh.
71. Mimoza Arbi - Prokurore për dy vjet, aktualisht avokate prej dymbëdhjetë vjetësh.
72. Mariana Shegani (Dedi) - Gjyqtare në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Tiranë prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh, bashkautore tekstesh.
73. Mariana Semini (Tutulani) - Pedagoge pranë Shkollës së Magjistraturës prej njëmbëdhjetë vjetësh, ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, bashkautore e disa teksteve universitare dhe artikujsh shkencore.
74. Marina Raboshta - Gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër prej trembëdhjetë vjetësh.
75. Martin Deda - Hetues në Prokurorinë e Rrethit Tiranë për dhjetë vjet, zv/kryetar gjykate i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pesë vjet, ish-anëtar i KLD, aktualisht gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
76. Maksim Dako - Gjyqtar ushtarak në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë për gjashtëmbëdhjetë vjet, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë prej katërmbëdhjetë vjetësh.
77. Maringlen Rrapi - Hetues për njëzet e një vjet, prokuror për tre vjet, aktualisht noter prej njëmbëdhjetë vjetësh, autor tekstesh juridikë.
78. Majlinda Andrea - Gjyqtare prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
79. Neshat Fana - Ka punuar në organin e prokurorisë për 11 vjet, aktualisht avokat prej dhjetë vjetësh, “Master” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
80. Nertina Kosova - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan për gjashtë vjet, aktualisht Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë prej katër vjetësh.
81. Nure Dreni - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës për dhjetë vjet, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.
82. Parashqevi Ademi - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë prej dymbëdhjetë vjetësh.
83. Prel Martini - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër për pesë vjet, Kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë për pesë vjet, aktualisht avokat prej shtatë vjetësh.
84. Përparim Sanxhaku - Specialist në Hetuesinë e Përgjithshme për nëntë vjet, avokat prej katërmbëdhjetë vjetësh, ish-zëvendësministër i Drejtësisë, ish anëtar i KLD, aktualisht avokat.
85. Pajtim Hoxha - Gjyqtar prej nëntëmbëdhjetë vjetësh, ish-anëtar i KLD – së, aktualisht Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej katër vjetësh, ka titullin “Doktor i Shkencave Juridike”.
86. Petraq Çurri - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë për pesë vjet, avokat prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh, aktualisht pedagog i brendshëm pranë Fakultetit Juridik Vlorë, autor i disa librave juridike.
87. Pranvera Strakosha - Ish-anëtare e KLD, ish-gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Tiranë për dhjetë vjet.
88. Qani Hasa - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan prej trembëdhjetë vjetësh.
89. Roland Përmeti - Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë për katër vjet, hetues në Hetuesinë e Tiranës për shtatë vjet, avokat për shtatë vjet, Kryetar i Komisionit të Shërbimit Civil për pesë vjet, aktualisht lektor pranë fakultetit juridik “Justiniani 1”.
90. Roland Mici - Avokat prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh.
91. Rexhep Bekteshi - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës prej pesëmbëdhjetë vjetësh dhe aktualisht zv/kryetar i Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Durrës.
92. Sinan Tafaj - Avokat prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh, ka marrë titullin “Doktor i Shkencave Juridike”.
93. Skënder Demiraj - Prokuror për njëzet e nëntë vjet, aktualisht avokat.
94. Vangjel Kosta - Ish anëtar në Gjykatën e Lartë, Pedagog në Shkollën e Magjistraturës prej tetë vjetësh.
95. Valdete Hoxha - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Malësisë së Madhe për gjashtë vjet, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër për katër vjet.
96. Valbon Çekrezi - Kryetar Gjykate në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan për gjashtë vjet, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës prej shtatë vjetësh.
97. Valentina Sadiraj - Gjyqtare prej njëzet e gjashtë vjetësh, aktualisht Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës prej dhjetë vjetësh.
98. Violanda Theodhori (Donato) - Juriste prej njëzet vjetësh, Këshilltare e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, aktualisht Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.
99. Vexhi Muçmataj - Ish-anëtar i KLD, prokuror prej trembëdhjetë vjetësh, aktualisht prokuror në Prokurorinë e rrethit Tiranë.
100. Vjollca Meçaj - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat për shtatë vjet, ish-anëtare e Gjykatës Kushtetuese, aktualisht avokate.
101. Vasil Bendo - Jurist në administratën publike për shtatëmbëdhjetë vjet, aktualisht avokat prej tetë vjetësh, ka botuar disa artikuj juridike.
102. Vangjush Kallço - Gjyqtar prej njëmbëdhjetë vjetësh, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, ish-kryetar i kësaj gjykate.
103. Xhelal Elezi - Gjyqtar prej trembëdhjetë vitesh, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
104. Zef Nikaj - Gjyqtar për dymbëdhjetë vjet, ish-anëtar i Gjykatës së Kasacionit, aktualisht avokat prej tetë vjetësh.
105. Zamir Moçka (Stefani) - Hetues për dhjetë vjet, Gjyqtar për dymbëdhjetë vjet, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, ka marrë titullin “Master” dhe “Doktor” në universitetin “Leibniz”, Milano.
Nga Armand Maho : Gazeta Tema