Rrėfimi i “rrezikshėm” i Alba Parietit

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Rrėfimi i “rrezikshėm” i Alba Parietit
Rrėfimi i “rrezikshėm” i Alba Parietit

Por, ajo, në punët e zemrës është bërë më selektive, në mënyrë që të gjejë me çdo kusht shpirtin binjak.

“Tani, jam një grua në “gjueti”, por i bëj testim atyre që më vardisen”- ka thënë Alba gjatë një interviste.

Më parë tregon se i pëlqenin meshkujt e vjetër dhe i dukej gjetja më e mirë nëse i fejuari i saj ishte 55-60-vjeç. “Tani, ama, jam më e tërhequr në këtë zgjedhje. Sepse meshkujt në këtë moshë, ndahen në dy kategori. Ose janë thjesht të moshuar, të lëshuar e që ëndërrojnë pantoflat, ose janë tipa të bezdisshëm, të veshur si të rinjtë, që preferojnë të dalin me 23-vjeçaret, t’i blejnë veshje firmato dhe nuk mendojnë fare të përballen me një grua të pavarur”- sqaron ajo.

Në kushte të tilla, më mirë, të kërkosh një të fejuar të ri në moshë? Një përgjigje që nuk di ta japë në mënyrë kategorike.

“Mjaft që të mos e bësh këtë zgjedhje, e përfshirë nga paniku ndaj plakjes. Nëse lidhesh me dikë më të ri për t’u dukur më e re, rrezikon të ngjash më e

vjetër”- sqaron Alba.

Me seksin e fortë, Parieti ka pasur gjithmonë një përballje konfliktuale. “Meshkujt jetojnë me mua një raport total. Shpesh më kanë bërë të ndihem marsiane, një që nuk di të rrijë në vendin e saj. Ndërsa meshkuj të dobët më kanë bërë të vuaj shumë, sepse të dobëtit mund t’i bëjnë shumë keq atyre që janë të fortë. Shpesh jam ndier edhe viktimë”.

Ndonjë faj, megjithëse me vështirësi edhe e pranon. “Jam shumë egocentrike, shpesh duket që unë nuk i dëgjoj të tjerët, kam pak durim dhe një sjellje shumë agresive, së paku në dukje”.

Inkubi më i keq i Parietit?

“Kam një frikë të papërshkrueshme se mos mbetem vetëm në këtë kërkim të madhtë dashurisë. Unë jap dhe kërkoj shumë. Shpesh meshkujt duan një grua që kënaqet me pak; me paratë, pozicionin social…

Së fundi gjej më shumë konfort nëse flas me femrat dhe më jep siguri prania e mikeshave”.

Bruna Prifti  : Gazeta Shekulli

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajme dhe tema të nxehta

Moti

Tirana
E larta: 8 Min: -5
Shpejtesia eres: 8.05 km/h
Drejtimi eres: 340
Lageshtia: 34
Shikueshmeria: 9.99
Presioni atm: 1013.9
Agimi: 6:44 am
Perendimi: 5:04 pm

Horoskopi

Kembimi Valutor

Kursi zyrtar i kėmbimit
USD / LEK 105.67
EUR / LEK 138.87
GBP / LEK 167.11
CHF / LEK 114.98
Ndryshimi i fundit: 07.02.2012