Skolari: E mbyll kėtė aventurė me ndėrgjegjen e pastė

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Skolari: E mbyll kėtė aventurė me ndėrgjegjen e pastė
Skolari: E mbyll kėtė aventurė me ndėrgjegjen e pastė

 “Kemi qenë të pasaktë në disa raste evidente për gol. Ndonëse, goli i tretë i gjermanëve jam shumë i bindur se është shënuar pas një faulli të shkaktuar në zonë, dua të theksoj se edhe rreshtimi ynë i dobët në mbrojtje ka thjeshtësuar lëvizjen e Balakut për të dërguar topin në rrjetë. Gjithsesi, jemi skualifikuar, duke kërkuar suksesin deri në sekondën e fundit të ndeshjes. Largohem nga drejtimi i Portugalisë me ndërgjegjen e pastër, por mbi të gjitha duke falënderuar pafundësisht lojtarët e mi për impenjimin që kanë shfaqur gjatë drejtimit tim”, shprehet tekniku brazilian, Luis Felipe Skolari.


Lëv: Mbyllëm me sukses një çështje të rëndësishme


Trajneri i Kombëtares gjermanë ka qenë i detyruar ta ndjekë nga tribuna ndeshjen çerekfinale të skuadrës së tij, pas skualifikimit të pësuar në sfidën ndaj Austrisë, por në përfundim të saj, Joakim Lëv shprehet më i lumtur se kurrë. “Ishte shumë e vështirë për mua që ta ndiqja një sfidë të tillë nga xhamat e tribunës dhe për të qenë i sinqertë një gjë e tillë më ka nervozuar më shumë seç mund ta mendoni. Gjithsesi, në përfundim të kësaj sfide, e rëndësishme ishte vetëm fitorja dhe jam shumë i lumtur që kemi arritur një objektiv të tillë. Ndonëse në fazën e grupeve nuk shfaqem një futboll të mirë, pas ndeshjes me Austrinë, skuadra duket qartë që ka ndryshuar ritëm, dhe tashmë po shndërrohemi në skuadrën që u paraqit në Botërorin e dy viteve më parë”, shprehet Joakim Lëv, pas sfidës me Portugalinë.


Balak: E merituam plotësisht fitoren 

 
Mesfushori dhe kapiteni i përfaqësueses gjermane, Mikael Balak, ka qenë përsëri vendimtar për skuadrën e tij, në sfidën kundër Portugalisë. Pas golit që i dhuroi suksesin ndaj Austrisë, “tankeve” gjermanë, Balak realizoi golin e tretë në sfidën ndaj luzitanëve dhe të dytin personal në këtë Evropian: “Jam i bindur se e merituam plotësisht fitoren ndaj Portugalisë. E nisëm në një mënyrë të shkëlqyer këtë takim, duke kaluar menjëherë në avantazh të dy golave dhe e përfunduam, duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalet e Euro 2008. Goli? Sigurisht që të shënuarit një gol, sidomos me fanellën e kombëtares është gjithmonë një kënaqësi më vete. Jam shumë i lumtur që me golat e mi kam kontribuar në suksesin tonë, dhe gjithashtu shpresoj që të mos ndalem me kaq”, shprehet mesfushori, Mikael Balak.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA