I gjithe Grupi C varet nga Hollanda e Van Basten

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

 I gjithe Grupi C varet nga Hollanda e Van Basten
I gjithe Grupi C varet nga Hollanda e Van Basten

Cfarë do të bënit? Kjo është situata në të cilën ndodhet Hollanda. Nëse e lejon që të mundet me Rumaninë, atëherë eliminon Francën dhe Italinë, nënkampionët e botës dhe kampionët e botës, por nëse mundohet dhe arrin barazimin ose fitoren rrezikon ti këtë perballë në semifinale njërën nga të dyja. Tani dihet se i ka mundur të dyja dhe me një rezultat të pastër respektivisht 4-1  e 3-0, por a jemi te sigurtë se rezultati do të jetë njësoj si i ndeshjes se parë???
A mundet që skuadrat si Italia dhe Franca të bëjnë dy herë të njëjtat gabime ???


Tani do ecim përpara këto ditë duke folur për të nderuar ndeshjen deri ne fund e pa i bërë favorizime askujt. Të gjithë duan të nderhyjnë në mendimet e Van Basten, ato që e njohin mirë, ato që e njohin shumë pak dhe ato që nuk e kanë njohur kurrë: Shumë do thonë "Marko nuk mund të na bësh këtë", kurse të tjerë do thonë Marko "Ec drejtë dhe mos e vrit mendjen shumë". Shumë Italianë kane frikë se e dinë se si do shkojë ajo ndeshje: mendojnë se do perfundoje si Suedi 2-2 Danimark, i cili ishte rezultati i sakte që i kualifikonte të dyja.

Të martën si Italia dhe Franca do ndeshen në Zyrih, por mendjen do e kenë në Bern aty ku do luhet Holland vs. Rumani, per ta kuptuar mbasi te kenë kaluar ca minuta se cfarë po bëhet: një ndeshje miqësore apo një ndeshje për kualifikim.
Ndërkohe, shikoni gazetën Franceze Equipe dhe do zbuloni se në Francë të gjithë kanë nisur të luten.
Vërtet nje Europian plot emocione...


Erald Hoxha, 
Shqiperiacom

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA