Liqeni i Ohrit ėshtė 3 milionė vjet i vjetėr

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Liqeni i Ohrit ėshtė 3 milionė vjet i vjetėr
Liqeni i Ohrit ėshtė 3 milionė vjet i vjetėr

Në kuadër të hulumtimit janë marrë disa ekzemplarë nga sedimenti i fundit të Liqenit të Ohrit në të gjitha thellësitë, ndërsa analizat e mëtejshme duhet të japin përgjigje për endeminë e madhe të botës së gjallë, e cila sipas shkencëtarëve ka të bëjë me vjetërsinë e Liqenit të Ohrit dhe izolimin e tij.

Deri tani detajisht janë hulumtuar disa pjesë të sedimentit që përfshijnë periudhën prej 50.000 viteve, në të cilat janë përcaktuar periudha të ndikimeve intensive antropogjene dhe erozioneve vullkanike. Sipas Bernd Vagner nga Instituti i Këlnit, hulumtimet e mëtejshme të sedimentit do të zbulojnë historinë e plotë të Liqenit të Ohrit, për ç’ka nevojitet që hulumtimet të vazhdojnë edhe gjatë dekadës së ardhshme.

Hulumtimet duhet të vazhdojnë në vitin 2009 dhe do të kushtojnë rreth katër milionë euro. Mbi 60 për qind të mjeteve do t`i sigurojë Instituti i Këlnit përmes Koorporatës Internacionale për Hulumtim. Qeveria e Maqedonisë në projektin në fjalë pritet që të marrë pjesë duke dhënë një fond 100.000 euro.

Nga : Gazeta Albania

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA