Lew: Ishim larg mundėsive tona

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Lew: Ishim larg mundėsive tona
Lew: Ishim larg mundėsive tona

 Tekniku gjerman, Joakim Lew, ka ngelur i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fushë. “Është e vështirë të kritikosh çdo lojtar direkt pas ndeshjes. Por ajo që ra në sy ishte se, e gjithë skuadra ishte shumë larg mundësive të veta. 15 minutat e para të ndeshjes nuk kishim as temp loje dhe as dyluftime të fituara. Pas pësimit të golit nuk ishim në gjendje të mbanim ritmin e lojës dhe nuk kishim precizionin e duhur për të pasuar topat. Nuk arritëm të dilnim në lojën tonë. Ne ishim shumë larg asaj paraqitje që bëmë në ndeshjen e parë kundër Polonisë. Ndërsa në pjesën e dytë luajtëm pa i bërë shumë presion kundërshtarit. Reparti i mesfushës dhe i sulmit nuk ishin kompaktë dhe kjo bëri që të vuante reparti i mbrojtjes”, deklaroi pas ndeshjes tekniku i përfaqësueses gjermane, Joakim Lew.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA