ROVENA STEFA
Humbja e skuadrës së Italisë 3 ditë më parë ka qenë një zhgënjim për këngëtaren Rovena Stefa, e cila është edhe tifoze e saj. Ajo ndjek ndeshjet vetëm kur luan skuadra e saj e zemrës dhe pohon se zakonisht vë edhe baste, kryesisht me miqtë e saj të afërt, gjithmonë për të vërtetuar se skuadra italiane do fitojë.
ZAJMINA VASJARI
Ka plot një javë që vajza bukuroshe e kopertinave ka lënë pas dore gjithçka darkave, vetëm për të ndjekur nga ekrani ndeshjet e futbollit me të cilat është shumë e afeksionuar, sidomos me Italinë që është skuadra për të cilën Zajmina është gati gjithmonë për tifo, qoftë ky Kampionati Evropian apo Botëror.
ALBANA OSMANI
Prezantuesja e njohur e “Top Channel”, Albana Osmani së fundmi ka qenë një ndjekëse e Kampionatit Evropian, por pohon se nuk ka qenë gjithmonë e rregullt si gjithë tifozët e tjerë. Gjatë këtij sezoni Albana bën tifo vetëm për skuadrën e Kroacisë, për të cilën uron që edhe të jetë fituese e Kampionatit Evropian 2008.
ALBËRIA HADËRGJONAJ
Ajo nuk heq asnjëherë dorë nga skuadrat latine të futbollit, për të cilat edhe brohoret gjithmonë sapo dalin në fushën e gjelbër, por fakti që Brazili nuk luan në Evropian, e bën Albërien që në këtë sezon të bëjë tifo për skuadrën e Portugalisë, për të cilën dhe dëshiron që të jetë ekipi fitues i Kampionatit të sivjetshëm.
ENADA ATNIKOLLA
Stilistja e njohur pranon se më shumë se tifoze e Portugalisë, preferon të bëjë tifo për gratë e futbollistëve, kjo ndoshta për të kompensuar faktin që sipas saj, meshkujt në këtë periudhë, janë bërë më të pasionuar pas futbollit se asnjëherë tjetër, madje pas pak ditësh do të përjetojë atmosferën direkt nga Vjena.
GERTA HETA
Është nga të paktat personazhe të njohura të muzikës që në momentin e parë që e pyet për Kampionatin të thotë pa hezituar se nuk është fanse e asnjë skuadre dhe nuk do të vinte bast për asnjërën prej tyre, por ky sezon për të ka një gjë shumë të mirë, është atmosfera të cilën ajo duket se e përjeton në maksimum.
LUARI
Këngëtarja e talentuar rrëfen për “Gossip”, se e ndjek rregullisht Kampionatin Evropian, por nuk vë asnjëherë baste për ndeshjet e futbollit, por ama nuk përjashtohet mundësia që ta bëjë këtë gjë për skuadrën që do të jetë në finale, veçanërisht nëse do të jetë Italia ose Hollanda, që janë skuadrat e preferuara të futbollit.
MARIZA IKONOMI
Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare tregon se mbetet adhuruese e Italisë, madje i ndjek rregullisht ndeshjet e saj, por asnjëherë nuk preferon të vendosë baste, pasi siç rrëfen me të qeshur, ka mundësi të kthehet në bastexhie. Përveç futbollit që e ndjek rregullisht, atë e tërheq edhe atmosfera e Kampionatit.
AMARDA TOSKA
Edhe pse në këtë periudhë Amarda Toska, nuk ka asnjë impenjim televiziv, ajo gjen kohë të ndjekë në ekranndeshjet që kanë për protagoniste skuadrën e saj të zemrës, e cila është Gjermania, kjo për faktin se edhe Ermali, është gjithashtu tifoz i së njëjtës skuadre, një arsye që i bashkon përtë ndjekur ndeshjet
BESA
“Ndeshjet po i ndjek rregullisht si të gjithë, por nuk jam tifoze me ndonjë skuadër në veçanti, por më shijon shumë atmosfera festive që sjell kjo ngjarje sportive, për sa i takon basteve nuk kam vënë asnjëherë për ndonjë ndeshje futbolli”, rrëfen Besa Kokëdhima, fituese e edicionit tëfundit të Top Fest.
Ja pse ERANDA i beson gjithmonë vetvetes
Shpesh ndodh që në momentet e fundit para se artistët të ngjiten në skenë të trukohen edhe vetë, duke mos pritur radhëve të gjata, por mësë tepërmi këtë hape marrin zakonisht ata të cilët kanë talent në Make Up. Eranda Libohova duket se është një ndër ato që i beson “dorës” se vet, prandaj edhe preferon që me pasqyrë në dorë dhe të gjitha mjetet e duhura që të bëjnë të bukur ulet përtokë dhe fillon nga puna. Kjo zgjedhja që ka bërë Eranda është më e mira, përpara se të prenotojë një make up artist dhe për më tepër, të dyshojë në zgjedhjet e tij.
PONI & ALBAN SKËNDERAJ, në koncert me 3 orë vonesë
Së fundmi u përfol shumë në media në lidhje me një koncert që Poni dhe Alban Skënderaj, kishin planifikuar në Amerikë, për shqiptarët që jetojnë aty. Por duket se jo gjithçka ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar, pasi qindra vetë që kishin blerë biletat, u është dashur të presin për 3 orë, deri në fillimin e koncertit, pasi dy këngëtarët e ftuar nuk ishin ngjitur në skenë, në orën 8.30 kur ishte planifikuar të fillonte koncerti. Një lexues i gazetës “Panorama” nga Miçigani, na dërgon me anë të emailit informacionet mbi këtë eveniment, madje ka theksuar se shumica e shqiptarëve kanë ngelur të zhgënjyer edhe nga koncerti, kjo ndoshta
GJERGJ LEKA përkrah GLORIAS së Kafazit
Pak ditë më parë kompozitori i njohur Gjergj Leka është fotografuar teksa ishte duke shkëmbyer disa batuta me Olta Bokën, por së fundmi, atë e kemi kapur me një tjetër personazh të njohur. Bëhet fjalë për Glorian, vajzën bukuroshe që ishte pjesë e Kafazit të Artë si dhe konkurrente e Super Model. Duket se ata janë shumë miq bashkë, kjo duke pasur parasysh faktin që ata janë parë shumë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit, për më tepër që gjithmonë preferojnë të qëndrojnë në krye, siç edhe ka ndodhur në rastin tonë, ku ata janë kapur në banakun e një lokali në Tiranë.
JULI&GENTI, strategji për të joshur femrat...!
Çifti i njohur i “Portokalli”, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj, janë gjithmonë në humor, madje edhe kur takojnë dikë përpiqen që t’i mbushin mendjen se janë djem të mbarë, përtej humorit që bëjnë në skenë ata dinë të jenë edhe seriozë. Por duket qartë edhe nga fotoja se sado që ata përpiqen të ruajnë qetësinë, sërish një buzëqeshje i shket nga buzët dhe sytë i shkëlqejnë. Mos vallë kjo është një strategji për të joshur femrat, (gjithmonë pa të keq), pasi për të gjithë që ende nuk e dinë të dy djemtë janë baballarë dhe bashkëshortë tejet shembullore.
ENEIDA TARIFA, ose Miss buzëqeshja
Ndryshe nga shumë personazhe të ekranit që sapo shohin zoom-in e aparatit fotografik të paparaci tentojnë të largohen me Eneida Tarifën, nuk ndodh aspak kështu. Ajo përpiqet që fotoja të dalë sa më e bukur, madje edhe të pozojë paksa, duke dhuruar ndonjë buzëqeshje. Por krejt e kundërta ka ndodhur me kolegen e saj që ndodhet përbri, Anjeza Shahinin, e cila duhet të jetë e përqendruar diku, aq sa për asnjë çast nuk kthen sadopak kokën për të pozuar me mikeshën e saj.
Nga : Gazeta Panorama











