Zbulohet nje koke e Kleopatres prej alabastri

Zbulohet një kokë e Kleopatrës prej alabastri
“Këto zbulime, një statujë në bronz e perëndeshës Afërditë dhe një statujë tjetër mbretërore pa kokë që datojnë që nga vitet 332-30 para Krishtit, u bënë nga misioni egjiptian në tempullin Taposiris Magna”, - bëri të ditur në një komunikatë kreu i antikiteteve egjiptiane, Zahi Hawass.

“Në këtë qendër arkeologjike u zbuluan afro 20 pjesë prej bronzi të ngjitura në fytyrën e Kleopatrës si dhe disa galeri dhe tunele të nëndheshme deri në 50 metra thellësi”, - theksoi Hawass, i cili drejtoi kërkimet. “Nga këto kërkime u zbulua një numër i madh eshtrash njerëzore, por tunelet nuk të çojnë në varrin e Kleopatrës siç bëjnë të ditur disa media ndërkombëtare”, - nënvizoi Hawass.

“Nuk kemi gjetur asgjë që tregon ekzistencën e varrit të mbretëreshës”, - theksoi ai. “Kërkimet që synojnë gjetjen e këtij varri do të rifillojnë në nëntor”, - vazhdoi ai. Zbulimi i varrit të Kleopatrës do të ishte një prej zbulimeve më të mëdha arkeologjike në Egjipt.

Kleopatra dhe Mark Antoni, një prej çifteve më të famshëm të historisë, u vetëvranë pas humbjes së betejës së Actiumit që i solli fitoren Oktavios dhe vendosi pushtetin e tij në perandorinë e Egjiptit.

 
Nga Gazeta Standarda

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama