Kreu » Lajme » Aktualitet » Godo: Topi te "rishikoje" Ina Ramen
Godo: Topi te "rishikoje" Ina Ramen
Shkruar nga:
Postuar më: 3 vite mė parė
Godo: Topi te "rishikoje" Ina Ramen
Godo u dha te drejte te gjithe anetareve te Keshillit te Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve qe protestuan ndaj materialit voluminoz te Kryeprokurores Rama. Sipas tij, protesta ishte e drejte jo per te mbrojtur imunitetin e ish-ministrit Mediu, por per menyren se si u trajtua Kuvendi, duke i derguar nje vandak te madh me urdheresa qe jane ne dispozicion te gjithkujt. Ankesat e republikanit, iu shtuan atyre qe ju bene dy dite me pare Kryeprokurores nga anetaret e keshillit qe po shqyrtojne heqjen e imunitetit apo jo te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, per tragjedine e Gerdecit. Sipas anetareve te djathte e te majte, materiali i Kryeprokurores per imunitetin e Mediut eshte shume voluminoz dhe permban vendime, urdhra e ligje te shumta, pa fakte konkrete brenda. Keshilli vendosi qe t'i jape mundesi ish-ministrit Mediu qe te mbrohet para deputeteve per akuzat e ngritura ne mbledhjen e radhes. Disa jave me pare, Kryeprokurorja Rama dorezoi ne Kuvend kerkesen per heqjen e imunitetit te Mediut me pasoje nisjen e hetimeve ndaj tij per tragjedine e Gerdecit, ku si pasoje e shperthimit te fabrikes se municioneve humben jeten 26 persona e u plagosen qindra te tjere. Per shkak te kerkeses, PD riktheu ne Kuvend nismen e saj per heqjen e imunitetit per te gjithe deputetet. Nisme e cila do te debatohet javen e ardhshme ne komisione.
Dosja e Kryeprokurores Ina Rama, 648 faqe
Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, cuditi te gjithe anetaret e Keshillit te Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve me materialin shtese prej 648 faqesh qe dorezoi ne Kuvend per imunitetin e Fatmir Mediut. Kryeprokurores iu kerkuan materiale shtese per te plotesuar kerkesen e saj per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes Mediu. Konkretisht, fakte qe flisnin per kete ceshtje. Por ne kembim te tyre anetareve ju erdhi nje dosje voluminoze, e cila u lexua shkarazi nga disa prej anetareve. Madje, dy prej tyre, si Ilir Bano apo Petro Koci, nuk pranuan ta marrin fare dosjen e Kryeprokurores, per shkak te volumit te madh. Ndersa disa anetare te tjere si Arian Madhi u ankuan se, pavaresisht volumit te madh, dosja e prokurorise nuk kishte fakte te reja kunder ish-ministrit Mediu. Duke kritikuar keshtu indirekt Kryeprokuroren Ina Rama.
Vullneti i Kuvendit, si ne rastin e Bashes
Paraprakisht, anetaret e Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin jane shprehur pro heqjes se imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila drejton edhe keshillin, u shpreh se vullneti eshte pro, si rasti precedent me Lulzim Bashen. Madje, Topalli riktheu ne komisione nismen e PD-se per t'ua hequr imunitetin te gjithe deputeteve.
Rozeta Rapushi : Gazeta Koha Jone


















