Fėmijėt gjithmonė e mė shumė materialist

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Fėmijėt gjithmonė e mė shumė materialist
Fėmijėt gjithmonė e mė shumė materialist

Një studim i kryer nga Fondacioni i kërkimeve “Harrisë” ka treguar se fëmijët në botë po bëhen gjithmonë e më shumë materialistë. Kështu rreth 71% e fëmijëve midis moshës 8 dhe 18 vjeç u shprehën se do të ishin më të lumtur nëse do të kishin më shumë para për të prishur për veten e tyre.

Duke parë më me kujdes rezultatet, merketerët dhe profesorët e marketingut vunë re se fëmijët midis moshës 8-12 vjeç ishin më materialistë se mosha 13-18 vjeç.

Sa më e vogël mosha aq më shumë përgjigjet ishin: “Do të isha më i lumtur nëse do kisha më shumë para për të blerë gjëra për veten time”

Po ashtu 81% e këtyre “materialistëve të vegjël” thanë se “nuk do donin t’i ndihmonin të rinjtë që vinin në klasën e tyre”.

Aric Rindfleisch, profesor marketingu në Universitetin Wisconsin Madison, tha se studimi tregoi se “fëmijët materialistë tregojnë një shenjë të ulët bujarie”.

“Ndërkohë që prindërit nuk mund të jenë të zotë të heqin ndjenjën e materializmit nga fëmijët e tyre, ata duhet të bëjnë përpjekje të kultivojnë tek fëmijët e tyre ndjenjën e mirënjohjes dhe të lumturisë”- përfundoi ai.

Orjeta Zhupa : Gazeta Shekulli

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajme dhe tema të nxehta

Moti

Tirana
E larta: 8 Min: -5
Shpejtesia eres: 8.05 km/h
Drejtimi eres: 340
Lageshtia: 34
Shikueshmeria: 9.99
Presioni atm: 1013.9
Agimi: 6:44 am
Perendimi: 5:04 pm

Horoskopi

Kembimi Valutor

Kursi zyrtar i kėmbimit
USD / LEK 105.67
EUR / LEK 138.87
GBP / LEK 167.11
CHF / LEK 114.98
Ndryshimi i fundit: 07.02.2012