Perla nga trashėgimia jonė

Shkruar nga:  
Postuar më: 3 vite mė parė

Perla nga trashėgimia jonė
Perla nga trashėgimia jonė

Në hollin e Kuvendit gjen të ekspozuara një numër veshjesh karakteristike nga krahina të Shqipërisë, si Zadrima, Lunxhëria, Labëria, si edhe stoli e zbukurime të punuara nga mjeshtër të trevave të vendit. "Përzgjedhja e punimeve në ekspozitë është një simbolikë shumë domethënëse për të filluar "Javën drejt Europës". "Trashëgimia kulturore e pasqyruar në këto punime është dëshmi e pakundërshtueshme e nivelit dhe zhvillimit kulturor të krahinave shqiptare. Ajo është mënyra që na tregon se në Europë do të shkojmë të sigurt, me dinjitet dhe me pasaportën tonë", tha studiuesja e kulturës materiale në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Arteve, Afërdita Onuzi.

Sipas saj, përzgjedhja e punëve të ekspozuara përfshin objektet më përfaqësuese të krahinave fshatare dhe qytetare, duke pasur si qëllim pasqyrimin e zhvillimit kulturor, krahinor dhe aftësitë krijuese të mjeshtërve tanë. "Po ashtu, ajo është dëshmi e asaj që Shqipëria ka qenë e hapur ndaj kulturave me të cilat ka pasur kontakte gjatë shekujve dhe zhvillimit të saj historik", tha Onuzi.

Ndërsa Kryeparlamentarja Topalli e quajti këtë ekspozitë "një vlerë të jashtëzakonshme dhe unike, që e trashëgojmë nga civilizimi ynë dhe që i sjellim Europës duke shkurtuar rrugën drejt anëtarësimit në BE".
Sipas Kryeparlamentares "dialogu ndërkulturor midis vendeve është një vlerë e shtuar që ne mund t‘i sjellim Europës. Gjithmonë kam menduar se kultura është zemra e komunikimit dhe dialogut midis popujve e kombeve dhe kurrë nuk kam besuar se ka një kufi tek identiteti kulturor. Trashëgimia kulturore e traditës dhe e civilizimit shqiptar, nuk është vetëm një çështje shqiptare, por dhe një çështje europiane". Zonja Topalli solli në kujtesë një nga krijuesit e etnografisë shqiptare prof. Rrok Zojci. "Ai është njeriu që ka shëtitur fshat më fshat në Shqipëri, për të mbledhur dhe për të bërë të mundur, që ne sot në muzetë tona, të kemi një pasuri kaq të jashtëzakonshme", tha Topalli. Kjo ekspozitë u hap në kuadër të "Javës Europiane".

Nga Gazeta Shqip

Jep njļæ½ mendim mbi kļæ½tļæ½ temļæ½:

Reklama

  • domain shqiperia

Video

  • edialtour shqiperiacom
  • quareos

Lajme dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

KULTURA

Moti

Tirana
E larta: 27 Min: 13
Shpejtesia eres: 14.48 km/h
Drejtimi eres: 290
Lageshtia: 34
Shikueshmeria: 9.99
Presioni atm: 1015.92
Agimi: 6:07 am
Perendimi: 7:12 pm

Horoskopi

Kembimi Valutor

Kursi zyrtar i kėmbimit
USD / LEK 107.20
EUR / LEK 137.03
GBP / LEK 164.94
CHF / LEK 105.82
Ndryshimi i fundit: 01.09.2010