Regjistroni domainin tuaj .al

Historia e një hoteli

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite mĂ« parĂ«

Historia e një hoteli
Historia e një hoteli

Vuko bartte një shall të kuq dhe një palë ski mbi supe. Ai u bë i njohur sidomos me ulërimën e tij të paharrueshme: Sarajevuuuuu! Ujku është njëri ndër simbolet e Sarajevës olimpike.

Simboli tjetër është Hoteli Holiday Inn, i cili sot, pak a shumë, i përngjan Hotelit Grand në Prishtinë, domethënë: një ngrehinë e madhe e arkitekturës socialiste, që është lënë pasdore, me mobilje të vjetra dhe me një sharm të çuditshëm të Jugosllavisë sëshkatërruar.

Holiday Inn u ndërtua në prag të Lojërave Olimpike, si shumica e hoteleve dhe bujtinave të Sarajevës. Vendimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës të organizojë lojërat dimërore i dha një hov të paparë ambiceve të pushtetit të atëhershëm për të investuar në ndërtimtari. Në kodrën Mojmilo u ngrit Fshati Olimpik,

pranë stadiumit Koshevo u ndërtua qendra sportive Zetra, në malet e Bjelashnicës dhe Igmanit u hapën disa hotele. Ndërtesa që ngjalli më së shumti debate ishte ajo e hotelit

Holiday Inn. Me strukturën prej kubi dhe me fasadën e verdhë ky hotel edhe sot veçohet nga arkitektura e qytetit. Arkitekti i kësaj godine, Ivan Shtraus, një slloven që kishte bërë karrierë në Bosnje, e kishte lavdëruar veprën e tij, duke thënë se ajo parafrazon në mënyrë bashkëkohore skemën e lashtë arkitektonike të këtij vendi, ndërsa ngjyra e verdhë e fasadës së aluminit, po sipas Shtrausit, ishte befasuese. Duket që projektuesi i Holiday Inn është njëri ndër mbrojtësit e paktë të stilit të tij ndërtimor. Kritikë të tjerë, jo vetëm nga fusha e akritekturës, kanë gjetur fjalë të rënda për këtë godinë.

Gazetari amerikan Roger Cohen, i cili gjatë luftës së viteve 90-të kishte jetuar në këtë hotel dhe kishte raportuar për Neë York Times nga Sarajeva e rrethuar prej forcave serbe, e kishte përshkruar Holiday Inn-in me fjalë të ashpra. Ky hotel i kujtonte atij një kub me ngjyrë të senfit... i projektuar, me sa duket, me qëllim parësor për të shkaktuar tmerr. Por, gjatë luftës Holiday Inn përkundër arkitekturës së mërzitshme ishte i vetmi hotel që punonte dhe shërbente si strehë për qindra gazetarë, të cilët raportonin nga Sarajeva. Ata që gjenin një dhomë këtu, mund të ndjeheshin të privilegjuar. Kameramanët më të guximshëm ngjiteshin në kulmin e hotelit dhe nga këtu xhironin agoninë e përditshme të Sarajevës.

Një vend tmerri hoteli ka qenë edhe më parë, në prag të shpërthimit të luftës, në fillim të vitit 1992. Këtu, në Holiday Inn, ishte vendosur udhëheqja e Partisë Demokratike Serbe (SDS) e Radovan Karagjiqit. Restoranti i hotelit, i cili drejtohej nga një simpatizant i SDS-së, ishte shndërruar në kantinë të njësive paraushtarake serbe, të cilat hapur

tregonin armët e tyre. Më 6 prill 1992, datë kjo që merret si fillim i luftës në Bosnjë, mijëra qytetarë të Sarajevës u mblodhën para hotelit për të protestuar kundër nacionalistëve serbë, të cilët katet e epërme të ndërtesës i kishin shndërruar në kazermë. Me atë rast snajperistët kishin hapur zjarr nga kati i gjashtë, duke vrarë gjashtë demonstrues dhe plagosur më shumë se dhjetë. Ndonëse nacionalistët serbë janë përpjekur që tragjedinë ta quajnë inskenim të palës boshnjake, revista NIN e Beogradit kishte shkruar: Nga kulmi i hotelit Holiday Inn ishte hapur zjarr snajperist dhe ishin vrarë gjashtë demonstrues. Pala serbe nuk do ta pranojë përgjegjësinë për këtë sulm, por është e arsyeshme të mendohet se kjo ishte dita e parë e terrorit snajperist, të cilit ushtria e Karagjiqit e ushtroi kundër Sarajevës deri në përfundim të luftës.

Lufta e fundit në Bosnjë ka përfunduar para më shumë se 12 vitesh, por dhomat e hotelit Holiday Inn ende i përngjajnë një relikti të së kaluarës. Në vitin 2003 hoteli është blerë për 22 milionë euro nga firma austriake Alpha Baumenagement, e cila kishte premtuar shndërrimin e Holiday Inn në qendër kongresesh. Nga ky plan nuk është relizuar asgjë. Në fillim të këtij muaji u bë e ditur se austriakët ia kanë shitur hotelin ndërmarrjes MPC Holding nga Beogradi.

Pronar i MPC Holding dhe tani edhe i hotelit Holiday Inn në Sarajevë është Petar Matiq, biznesmen serb i lindur në Slloveni, i cili në fillim të viteve 90-të ishte vendosur në Beograd dhe nën regjimin e Slobodan Milosheviqit ishte bërë i pasur duke treguar naftë, cigare dhe pije alkoolike.

Gjatë luftës Holiday Inn përkundër arkitekturës së mërzitshme ishte i vetmi hotel që punonte dhe shërbente si strehë për qindra gazetarë, të cilët raportonin nga Sarajeva. Ata që gjenin një dhomë këtu, mund të ndjeheshin të privilegjuar. Kameramanët më të guximshëm ngjiteshin në kulmin e hotelit dhe nga këtu xhironin agoninë e përditshme të Sarajevës.

Në fillim të këtij muaji u bë e ditur se austriakët ia kanë shitur hotelin ndërmarrjes MPC Holding nga Beogradi. Pronar i MPC Holding dhe tani edhe i hotelit Holiday Inn në Sarajevë është Petar Matiq, biznesmen serb i lindur në Slloveni, i cili në fillim të viteve 90-të ishte vendosur në Beograd dhe nën regjimin e Slobodan Milosheviqit ishte bërë i pasur duke treguar naftë, cigare dhe pije alkoolike.

Enver Robelli, Sarajevë  Nga Gazeta Shekulli

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi