Romela Begaj kampione e Evropes

Romela Begaj, kampione e Evropes
16 Prill 2008
Nje paraqitje fantastike, ajo qe ka bere dje ne mbremje peshengritesja shqiptare, Romela Begaj, e cila arriti te merrte medaljen e arit ne Kampionatin Evropian te te rriturve, veprimtari qe po zhvillohet ne Linjano te Italise. Peshengritesja shqiptare, autore e nje performance te shkelqyer ne peshen 58 kilograme, sidomos ne stilin e shtytjes, ka arritur te ngreje plot 101 kilograme, si askush tjeter, duke merituar medaljen e arte. Madje, si te mos mjaftohej me kaq, Begaj vendosi dhe nje rekord te ri kombetar ne kete stil. Ky eshte nje sukses vertet i madh per sportisten, e cila me arritjen e saj ka bere te harrohet skandali i dopingut qe perfshiu Fetije Kasen, thuajse nje vit me pare.

Kundershtarja e Romeles dihej. Polakja Marita Godfid kishte shume favore, sidomos ne peshen trupore, duke qene se ishte 290 grame me e lehte, cka ne fund e favorizonte ndjeshem. Ne fillim ishte stili i shkeputjes, disiplina ku Begaj eshte ne gjendje te jape vertet shume. Tre provat e saj jane dehese. Perfundimi, 101 kilograme te ngritura mbi supe dhe medalje ari. Konkurrentet e tjera jane larg. Ne disiplinen e dyte, ate te shtytjes, Romela mund te bente vertet me teper, por nuk arrin te ngreje me shume se 111 kilograme, duke u renditur e treta dhe duke merituar medaljen e bronzit. Ne fund, Romela Begaj merr argjendin ne dygaresh, duke qendruar pas shpines se rivales se saj, polakes Godfird, e cila edhe pse ne dygaresh ishte ne te njejten peshe sa edhe Romela, 212 kilograme, arriti te marre vendin e pare, pasi ishte me e lehte ne peshe, vetem 290 grame. Sidoqofte, perfaqesimi i saj ishte vertet per t'u admiruar dhe plotesohet ne nje fare menyre pergjysme profecia e presidentit te FSHP-se, Esat Ademi, i cili parashikoi medalje nga Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj. Nese e para ia doli, tani syte jane drejtuar te gjithe te talenti shkodran.

Romela arrin kualifikimin ne Olimpiade

Rezultati fantastik i Romela Begajt ne Kampionatit Evropian te Peshengritjes qe po zhvillohet ne Linjano te Italise, ka bere te mundur qe peshengriteses sone t'i hapen dyert per ne Olimpiaden e Pekinit. Edhe pse ajo ishte nje nder favoritet per t'u bashkuar me grupin qe do te udhetoje ne vere drejt Kines, medaljet e djeshme kane bere te mundur qe ajo te "saldoje" perfundimisht bileten olimpike.
Burimi:
Jeton Selimi, Koha Jone
Foto: Koha Jone


REZULTATET
Femra 58 kg:
Kampionët e Europës

Dy garësh
1. Aleksandra Klejnovska (Poloni): 212 kg (91+121), Ar
2. Romela Begaj (Shqipëri): 212 kg (101+111), Argjend,
3. Roxana Kokos (Rumani): 209 kg (89+120), Bronz

Stili i shkëputjes
1 Romela Begaj (Shqipëri): 101 kg, Ar
2.Marieta Gotfrid (Poloni): 94 kg, Argjend
3. Aleksandra Klejnovska (Poloni): 91 kg, Bronz

Stili i Shtytjes
1. Aleksandra Klejnovska (Poloni): 121 kg, Ar
2. Roksana Kokos (Rumani): 120 kg, Argjend
3. Romela Begaj (Shqipëri): 111 kg, Bronz

Guhaçaj, e gjashta

Në ditën e parë të Kampionatit Europian të Peshëngritjes (të hënën), 24-vjeçarja Shqiponja Guhacaj, e para që është ngjitur në pedanë nga kuqezinjtë, është renditur e 6-ta në peshën deri në 48 kg. Me 75 kg në shkëputje dhe 91 kg në shtytje, Shqiponja Guhacaj u rendit e gjashta në dygarësh, me 166 kg, duke lënë prapa edhe 7 sportiste të tjera.


Skuadrat tona në Europian
Meshkuj
Erkand Qerimaj, Gerti Trasha, Taulant Çerepi, Endri Karina, Dainel Godelli, Briken Çalja, Elvis Tabaku, Merian Bregu,
Femra
Romela Begaj, Shqiponja Guhacaj, Sherjana Ruci, Natmira Voci, Blerina Rusi, Maria Veli, Manjola Karaj.

Burimi: Dash Frasheri


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama