Mrekullia eshte njeriu

Mrekullia është njeriu

"Uashington Tajms" e ka përcaktuar si "autorin shkencor më të mirë të të dyja brigjeve të Atlantikut". Librat e tij (ka shkruar 27 të tillë) shpjegojnë me terma jashtëzakonisht të thjeshtë koncepte shkencore të komplikuara, eksplorojnë pasojat filozofike të teorive më të fundit në fushën e kërkimit fizik.

62 vjeçari Pol Dejvis, është Docent i Filozofisë Natyrore në Universitetin Mekuaiër të Sidneit në Australi dhe sidomos fitues çmimesh letrare për divulgimin shkencor, midis të cilëve, çmimin prestigjioz Tempwllton, për përparimin në fushën fetare.

Për të kuptuar madhështinë e Dejvisit, mjafton t'i hedhësh një sy titujve të mëposhtëm: "Universe të mundshme" (1981), "Në pragun e pafundësisë" (1985), "Mendja e Zotit" (1993), "Misteret e kohës" (1996), "Si të ndërtosh një makinë kohe" (2001) dhe "Xhekpoti kozmik" (2006).


-Zoti Dejvis, shkenca e sotme, e në mënyrë të veçantë fizika, a është në gjendje t'i përgjigjet pyetjes së përjetshme: "Jemi bij të Zotit apo të rastësisë"?

Siç e ka shpjeguar biologu francez, Zhak Mono, e gjithë natyra është një përzierje rastësie dhe "domosdoshmërie", domethënë norme. Ajo që më magjeps është se universi është i vendosur saktësisht ne mesin e ekstremeve të një normativiteti të ngurtë, brenda të cilës asgjë interesante nuk ndodh dhe kaosit është total.

Natyra është në mënyrë fëminore e organizuar, që të prodhojë risi të vërteta pa rënë në anarkinë kozmike. Për pasojë, ligjet e fizikës përcaktojnë tendencën e përgjithshme të evolucionit kozmik, ose dhe të atij biologjik, por rastësia qeveris detajet. Jemi në prani të një përzierje të duhur të ligjeve dhe rastësive të domosdoshme, për një botë të pasur e të ndryshme. Kjo i jep universit një skemë koherente gjërash që më sugjeron diçka si një domethënie apo qëllim, por preferoj t'i përdor këto fjalë me maturi, si metafora.


-Sipas mendimit tuaj, cilat janë aspektet më të çuditshme të treguesve të një finalizmi që shfaqet në fenomenet e kozmosit?

Fakti që më çudit më shumë, ndryshe nga kolegët e mi që e japin për të sigurtë, është se ne jemi të aftë për njohje shkencore, se mund të arrijmë ta kuptojmë botën fizike nëpërmjet procedurave të shkencës, domethënë formulave matematike dhe proceseve eskperimentale të vështira për t'u kuptuar. Si është e mundur që mendja njerëzore, produkt i evolucionit, domethënë i një sistemi trajtimi informacionesh që finalizohen në mbijetesën "në xhungël", të jetë fatmirësisht, e pajisur me fuqi për të zbuluar ligjet matematike në bazë të të cilave funksionon universi. Përse mendja njerëzore është e sintonizuar në gjatësi vale me mekanizmat më misterioze të universit?


-Fizika moderne duket kështu, sepse i jep vlerë idesë së një Zoti "Arkitekt i Madh i Universit". Nga pikëpamja e fizikës, është i pajtueshëm ky vizion me idenë e një Zoti që kujdeset për qëniet e veçanta njerëzore dhe që ndërhyn drejtpërsëdrejti në ndodhitë e tyre, apo i përjashton krejtësisht ato?

Janë shumë të pakët fizikantët që i kundërvihen idesë së një Zoti, "Arkitekt i Madh i Universit" dhe unë sigurisht jam njëri prej tyre. Ajo që nuk më bind është ideja e një Zoti që ndërhyn tek natyra, duke i spostuar atomet andej-këtej herë pas here. Nëqoftëse besojmë se ligjet e fizikës janë ligje me origjinë hynore, atëhere nuk është shumë elegante që Zoti duhet të ndërhyjë në shumë raste. Sipas pikëpamjes time, një Zot që zgjedh ligje të pandryshueshme që në forcën e natyrës intime të tyre, pa pasur nevojë për mrekulli, gjenerojnë pasuri e kompleksitet, përfshijnë atë të të qënurit si ne për të kuptuar domethënien e botës, është shumë më mbresëlënëse nga ajo e një Magjistari kozmik që paraqitet në mënyrë të rastësishme në skenën e botës, duke kryer një mrekulli këtu, e një mrekulli atje. Megjithatë, disa prej kolegëve të mi mendojnë që edhe në një univers tërësisht të nënshtruar ndaj ligjeve fizike, Zoti mund të veprojë nëpërmjet papërcaktueshmërisë së mekanikës kuantiste dhe të teorisë së kaosit dhe në këtë mënyrë, mund t'i influencojë rezultatet e veprimeve të rastësishme pa dhunuar kuptimin e ligjeve. Jam skeptik rreth kësaj hipoteze. Besoj se një qëndrim më i mirë nga ana e dikujt, do të pëlqente të besonte në një Zot që mund të veprojë në botë dhe që është ai i të pyeturit: "Në çfarë mënyre "ne" veprojmë në botë?".


-Njeriu është i përbërë nga materia dhe materia i nënshtrohet ligjeve të papërkulshme të fizikës. Megjithatë, veprimet njerëzore duket se mbajnë markën e pangatërrueshme të lirisë. Si e shpjegon këtë paradoks fizikanti?

Nuk arrin ta shpjegojë, por mund të afirmojë se ku realiteti paradoksal është ilustrim i mirë i asaj që kemi thënë pak më lart. Ne, qëniet njerëzore mund t'i influencojmë rezultatet e botës fizike pa iu drejtuar mrekullive. Kjo të bën të kuptosh që edhe mënyra e veprimit të Zotit është analoge. Fizikanët nuk janë vërtet në gjendje të japin një kontribut lidhur me shpjegimin e problemit të përjetshëm të marrëdhënies midis mendjes dhe trupit. Ky problem mbetet një mister. Mjaft fizikantë i dredhojnë, duke mohuar ekzistencën e arbitrit të lirë, por nuk kam ide sesi funksionon një gjë e tillë.


-Një libër i juaji titullohet, "Si të ndërtosh një makinë kohe?". Titulli është një gjetje publicitare, apo ju keni vendosur ta braktisni karrierën shkencore për të përqafuar atë të sharlatanit?

Libri ka një ton tërheqës e të lehtë, por përmban dije serioze shkencore. Ekzistojnë tashmë shumë studime shkencore të realizuar nga fizikantë të afirmuar, si për shembull, Stiven Houking, mbi udhëtimet në kohë dhe makinat e kohës. Libri im përqëndrohet në propozimin më të mirë që është formuluar deri më sot: Të shfrytëzosh ekzistencën e një "çarjeje" në hapësirë-kohë. Natyrisht që projekti për të ndërtuar një makinë kohe, i cili shfrytëzon kalimin e "çarjes" na vendos në mbretërinë e fantashkencës, por të analizosh seriozisht se çfarë duhet bërë për ta ndërtuar makinën, na mundëson që të ndeshemi me disa prej problemeve kyçe të fizikës themelore. Kështu që edhe ky libër është një gjë serioze.


-Në një libër tjetër tuajin, ju mbroni idenë që në ndonjë pjesë të universit ekzistojnë qënie inteligjente. Mos vallë po bëheni raelian?

Aktualisht, punoj në një departament astrobiologjie, kështu që detyra ime është që të marr në konsideratë seriozisht, mundësinë e jetës në planete të tjera. Deri më tani, nuk kemi pasur prova konkluzive as në një kuptim, as në një tjetër. Merem me ekzistencën e mundshme të baktereve, si për shembull në planetin Mars, por mbështes edhe projektin SETI, që do të thotë "Kërkim inteligjencash jashtëtokësore". Bëhet fjalë për një kërkim të dëshpëruar, sepse mund të kryhet vetëm nëpërmjet radiosinjaleve kozmike dhe në galaktikën tonë, ekzistojnë 100 miliard yje dhe 1 miliard kanale radioje, nëpërmjet të cilave qëniet inteligjente mund të komunikojnë. Të gjesh kanalin e duhur do të ishte njëlloj si të gjeje gjilpërën në kashtë. Megjithatë e shoh si magjepsëse këtë, sepse përfaqëson zgjatjen e njërës prej pikëpyetjeve që njeriu gjithmonë ngre lidhur me origjinën e jetës. Në fizikë dhe në biologji, përfshi atë të evolucionizmit darvinian, nuk kemi zbuluar asnjë ligj që të thotë se materia evoluon për natyrën e vet intime drejt formave komplekse që kulmojnë në inteligjencën njerëzore. Gjithçka duket se ndodh, sikur vërtet universi të synonte në drejtimin e lindjes së mendjes njerëzore. Sikur materia të donte me të gjitha mënyrat të prodhonte inteligjencë. Sikur të ishte kështu, në univers duhej të zbulonim inteligjenca të tjera, frut i evolucionit të materies. Por ka më shumë mundësi që SETI të mos sjellë asgjë, veçse një njohje e rritur që planeti ynë është vërtet kaq unik në univers.


-Qëniet njerëzore vazhdojnë të jenë të obsesionuar nga mendimi i fundit i tyre, domethënë i vdekjes. Disa e kërkojnë në qelizat staminale apo tek klonimi, recetën e pavdekësisë. A rezervon fizika ndonjë çudi për të gjithë këto?

Ngushëllimi i vetëm që një fizikant mund të japë, është që të përsërisë fjalët që Ajnshtajni i drejtoi vejushës së mikut të tij, Mishel Besó: Për ne fizikanët - shkruan ai - e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë vetëm iluzione, edhe pse bëhet fjalë për iluzione të zgjatura.

Turbullohemi për faktin se nuk do të ekzistojmë në kohëra të ardhshme, por ekzistenca jonë në këtë shekull të 21-të, është në vetvete një fakt pa kohë.

Përgatiti: ARMIN TIRANA

 

 

Të pandjera, të frikshme apo invaduese, ato janë kudo. Secila me historinë e saj, dashuritë e saj, vuajtjet e saj. Të gjitha rastet si shfaqen


Fantazmat: Çfarë janë ato?


Prej shekujsh janë bërë pjesë e realitetit tonë: Të pandjera, të frikshme apo invaduese, ato janë kudo. Secila me historinë e saj, dashuritë e saj, vuajtjet e saj. Por... çfarë janë fantazmat??? Nuk është e lehtë t'i jepet përgjigje kësaj pyetjeje. Nuk ekziston një përkufizim shkencor për to dhe askush nuk ka arritur akoma të japë një përkufizim bindës. Megjithatë, ekzistojnë teori të ndryshme, por asnjëra prej tyre, nëqoftëse merret veçmas, nuk është në gjendje t'i shpjegojë të gjitha fenomenet që janë të lidhura me botën e spektrave. Secila prej këtyre teorive të propozuara këtu, mund të ketë një themel logjik të vetin, por natyra e këtyre pranive magjepsëse dhe mbresëlënëse është e destinuar të mbesë mister për të gjithë ne. Asnjë nuk mund ta tregojë kurrë zgjidhjen e këtij rebusi... sepse.... ndoshta, një arësye e tillë nuk ekziston.


Teoria 1 (Nuk ekzistojnë)

Në bazën e kësaj teorie të parë, fenomeni i këtyre shfaqjeve të pazakonta do të fshihte një seri mashtrimesh, apo do të ishte i shpjegueshëm nëpërmjet ligjesh që rregullojnë fizikën dhe natyrën: Hungërima e tmerrshme e një pylli të prekur mund të gjenerohet nga era e cila, duke gjetur hapësirë midis trungjeve të pemëve, prodhon "tinguj" veçanërisht "spektralë".


Teoria 2 (Janë vetëm legjenda)

Ja pra, që atëherë fantazmat do të përhapeshim me lehtësi ekstreme nga një vend në tjetrin, nga një ekstrem i Tokës në tjetrin dhe secila prej tyre do të ishte thjesht frut i fantazisë popullore. Tregohet, se njëfarë Frank Smith, provoi të shpikë një fantazmë duke treguar se në një molo të lumit Tamiz mund të takohej një klerik i vitit 1600. Rezultati? Disa prej njerëzve që vetë ai i intervistoi në ditët e mëpasme, u betuan se e kishin parë atë spektër tmerrues!!!


Teoria 3 (Janë vetëm haluçinacione)

Ato do të ekzistonin vetëm në mendjen e atij që është i bindur në shfaqjen e tyre. Kjo teori mund të adoptohet siç duhet vetëm në një kazistikë tejet të reduktuar.

Si mund të shpjegohet rasti në të cilin, një fantazmë u shfaqet shumë personave? Sigurisht, do të thoni ekzistojnë gjithmonë "haluçinacione kolektive"(në të cilat ai "që shikon", përfundon për ta transferuar në mënyrë telepatike imazhin tek të gjithë të tjerët), por veçantitë e shfaqjes mund të jenë krejtësisht të panjohura dhe të rezultojnë më pas si të sakta. Një shembull i tillë shfaqet në rastet kur një njeri shikon fantazmën dhe nuk ka sesi ta njohë pamjen e të ndjerit, i cili shekuj më parë banonte në atë kështjellë të lashtë.


Teoria 4 (Janë një produkt telepatik)

Fantazmat nuk do të ishin shpirtëra personash tashmë të vdekur, por do të ishin një manifestim individësh akoma në jetë. Ata, nëpërmjet një "dyfishtëzimi" ndjesor të personit të tyre, do të dërgonin një mesazh në momente rreziku të veçantë (shfaqje krizash).


Teoria 5 (Janë shpirtëra personash të vdekur)

Kjo është padyshim teoria më romantike, por pse vallë një i vdekur do të duhej të argëtohej duke frikësuar me shfaqjet e tij të gjallët e gjorë? Pse vallë duhet të qëndrojë në këtë Tokë, në vend që të migrojë drejt një jete të re? Mbi objeksione të tilla mund të replikohet akoma: Fantazmat, sipas Hans Holzer, do të ishin "Stay-behinds" (të mbetur prapa), sepse janë poshtëruar nga vdekja e dhunshme. Sikur të ishte kështu, ata do të ishin akoma të pajisur me inteligjencë. Atëhere, pse në shfaqjet e tyre shumica dërrmuese kryen veprime mekanike dhe të përsëritura? Nëse vërtetë janë shpirtëra, atëhere pse nuk prezantohen në dukje të thjeshta dhe eterike, por shfaqen të veshura me velin e epokës së tyre?


Teoria 6 (Janë regjistrime psiqike)

Peter Wnderwood, një prej Ghost Hunter-ave (gjahtarëve të fantazmave) më të njohur në botë, bënte të njohur mënyrën sesi spektrat kalojnë portat dhe muret, të cilat nuk ekzistojnë më, por që ekzistonin dikur. Është njëlloj si të shikosh një film të vjetëruar që ritransmetohet në mënyrë ciklike. Atëhere, fantazmat do të ishin "fotografi" të mbetura, të ngulitura në filmin hapësirë - kohë. Këto regjistrime do të verifikoheshin vetëm në vijimësinë e ngjarjeve, veçanërisht në komplekset e pikëpamjeve emocionale. Kjo është arsyeja që shumë spektra riprezantojnë në shfaqjet e tyre gjendje të përcaktuara shpirtërore të tilla si, frikë, trishtim, ankth, dashuri, etj.

Jo të gjitha fantazmat manifestohen në të njëjtën mënyrë dhe kanë të njëjtat karakteristika. Një Ghost Hunter duhet të mësojë të njohë çdo "prani" të veçantë dhe duhet të dijë se me "kë", ose me "çfarë" ka të bëjë. Vetëm kështu mund të shpresohet të arrihet ndonjë rezultat i mirë. Po ju, a do të dinit t'i dallonit? Ja, po ju paraqesim një guidë e vogël për t'ju ndihmuar.

 


Shkelje

Kolegët anglezë do t'i quanin "hauntings" (nga folja "to haunt", "të obsesionosh"). "Hija shkelëse" është absolutisht e kufizuar me një vend, apo me një objekt dhe është rasti më i famshëm dhe më klasik i të gjitha fantazmave. Shtëpia që e mban atë, quhet "shtëpi e shkelur ". Shkeljet mund të kenë karakter malinj, ose mund të jenë krejtësisht josulmuese (dhe është ky, për të thënë të vërtetën, është rasti më i shpeshtë). Karakteristikë e kësaj lloj fantazme është sjellja e tyre. Ato veprojnë sikur të mos e kuptonin se "bashkëjetojnë" me qënie të gjalla. Nganjëherë shfaqen me linja të sfumuara, në raste të tjera paraqiten me aspekte fizike të mirëpërcaktuara. Shpesh arrijnë deri sa të shkëmbehen për njerëz në mish e kocka. Të famshme janë rastet e të ashtuquajturave "Zonja të bardha" dhe të "Murgjërve".

Teatri i shfaqjeve të tyre nuk janë vetëm shtëpitë apo vendet e mbyllura, por janë të panumërta sinjalizimet e "vendeve të hapura", të cilat mirëpresin akoma mjaft hije të kësaj natyre. Fushat e betejave apo përrenjtë, duket se janë më të interesuarat ndaj fenomenit, por ato që "shkelen" mund të jenë edhe objekte të caktuara të tilla si, porta, karrike, arkivole etj. Ato shpesh i ruajnë "fuqitë e çuditshme" të tyre edhe pse janë të transportuara larg vendit ku ndodheshin fillimisht.


Shpirtërat

Janë shpirtërat e njerëzve të vdekur që kthehen në vendet e tyre të origjinës për të kërkuar që të vihen në kontakt me të gjallët. Për të komunikuar me ta, është zakon që të mblidhen në "senca spiritike" në praninë e një mediumi. Historikisht, kanë qenë dy vogëlushe amerikane (motrat Fox), ato që pohuan se mund të komunikohet me shpirtërat nëpërmjet një alfabeti të bazuar mbi goditjet. Është për t'u nënvizuar sesi kjo teknikë ka lënë shenjë gjithandej. Duket sikur buron nga ajo thënia, "Nëqoftëse je, jepe një goditje !".


Poltergeist

Janë ndër më intrigruesit. Poltergeist, është i përcaktueshëm si një "shkelje" e përkohshme e karakterizuar nga zhurma të bezdisshme, lëshime objektesh të çdo lloji, spostime mobiljesh dhe të tjera akoma. Është një lloj shpirti tallës, që argëtohet duke frikësuar banorët e shtëpive të interesuara ndaj fenomenit. Fjala Poltergeist, rrjedh nga gjermanishtja "polter" (zhurmë e madhe) + "geist" (fantazëm).

Një prej rasteve më të famshme është ai i njohur si "Shtriga e familjes Bell": Një Poltergeist i gatshëm për gjithçka që "shkeli" banesën e John Bell në vitin 1817, në shtetin amerikan Tennessee. Përveç lëshimit të objekteve të ndryshme, ky entitet dëfrehej duke marrë me shpulla të gjithë familjen. Duke mos u kënaqur, argëtohej duke fishkëllyer ditë e natë, duke i thënë shprehje vulgare John Bell. Ky i fundit u gjet i vdekur dhe i helmuar, sepse dikushi ose dikushja i kishte zëvendësuar fshehurazi shurupin e tij me një lëng vdekjeprurës. Zëri i shtrigës u dëgjua akoma në dy raste: Pak pas vdekjes së John-it dhe gjatë funeralit të tij. Në rastin e parë përdori këtë shprehje: " - Është e kotë të zgjohesh, Jack! Kësaj radhe të kam rregulluar njëherë e përgjithmonë! ". Kurse në rastin e dytë tha: "- Hajde, më jepni konjak! ". Edhe në Itali ka precedentë të ndryshëm. Midis të shumtëve, vëmendje e veçantë i duhet bërë një Poltergeist nga Napoli, i cili pasi ka shtrënguar një familje të largohej, vendosi, krejtësisht i kënaqur, që ta ndjekë nga pas. Thonë se u pa të vallëzonte sipër mobiljeve të gatshme për transportim dhe midis një kërcimi dhe tjetri, u dëgjua që t'u drejtohej fatkeqëve të shkretë me këtë shprehje: "- Hajde të ikim në shtëpinë e re !".


Fantazmat familjare

Janë tipike të Irlandës (një prej vendeve më të shkelura absolutisht). Në Dublin do t'i quajnë "Banshee" (nga galikja "bean si", "grua magjistare") dhe janë të lidhura me një familje të caktuar. Shfaqjet e tyre janë vërtet shqetësuese, për shkak të rënkimeve të tyre nokturne, të gjata dhe të tmerrshme. Nuk shfaqen shpesh, por duket se pamja e tyre është ajo e një gruaje me flokë të gjatë, të kuq dhe sy të gjelbër. Karakteristika që i dallon, është ajo se dëgjohen vetëm nga anëtarët e familjes dhe paralajmërojnë një zi të afërt. Por Banshee-të janë të pranishme edhe në Skoci. Duket që Banshee e dinastisë Airlie të Cortachy Castle, paraqitet me një rënie daulleje. Historia tregon se njëfarë Lord Airlie, vrau një daullexhi të ri duke e futur në instrumentin e tij muzikor dhe duke e hedhur nga muri. Qysh atëhere daullja fillon të bjerë kur është e afërt vdekja e një njërit prej armiqve të tij.


Fantazma kafshësh

Ka vërtet nga të gjitha llojet. Nga qentë e zinj të frikshëm, që vizitojnë shpesh Kështjellën Buckholm, në luginën Gala (Skoci), deri tek ata më të "zbutur" që banojnë mullirin Wilmington (Angli), ku u panë qenër, mace dhe lepuj fantazma. Në Irlandë (pranë Killakee), duket se shfaqet fantazma e një maceje të zezë gjigande me sy të kuqe. Në realitet, sipas disave, nuk do të kishim të bënim me një mackë, por me spektrin e një djalli të organizatës së lashtë të shtrigave të shekullit të XVIII-të, e të ashtuquajturit, Hell Fire Club. Por fantazmat e kafshëve nuk janë gjithmonë kaq të frikshme. Shumë shpesh janë sinjalizuar fantazma kafshësh shtëpijake të sjellshme, madje thuhet se australiani William Courtney, dëgjoi për shumë kohë qenushin e tij.

 


Fantazma personash të gjallë

Eh, po! Nuk janë vetëm të vdekurit që shfaqen. Në fakt, ndodh që një individ akoma në jetë, të shikohet në një vend dhe pastaj të mësohet se kjo nuk mund të ishte absolutisht e mundur, pasi në atë ditë apo në atë moment të caktuar, subjekti ishte larg, ndoshta mijëra kilometra. Fenomeni është i ngjashëm në shumë aspekte me "bivendndodhjen", domethënë, kur një person shikohet në shumë vende njëkohësisht. Për shembull, imagjinoni që të vijë e t'i bjerë derës suaj postieri dhe të zbulohet në vijim të transferimit tuaj, të ndodhur ndoshta prej disa ditësh.


Shfaqje - kriza

Janë vërtet të veçanta. Janë shfaqjet e personave në vetë momentin në të cilin vdesin, apo janë duke u larguar nga kjo botë. I famshëm është rasti që i përket vitit 1918, i togerit të Royal Air Force, David McConnel.


Fantazma objektesh

Shkohet nga veshje të lashta tek armët, nga aeroportet tek velierat. Janë sinjalizuar hotele dhe shtëpi fantazma që shfaqen ose zhduken pa lënë edhe gjurmën më të vogël të ekzistencës së tyre (imagjinoni habinë e klientëve dhe të banorëve). Midis rasteve të shumta, përmendim si shembull atë të autobusit fantazëm nr.7 të Kensington (Londër), autobus klasik dykatësh i kuq (siç e do tradita). Në mes të natës mund të shikohej të kalonte i pashqetësuar përgjatë St. Mark's Road, në të njëjtën rrugë që nr.7 i vërtetë bënte gjatë ditës. Kjo fantazëm provokoi incidente automobilistike vdekjeprurëse dhe hetimet përfunduan duke akuzuar për fajësi vetë fatazmën. Fantazma u zhduk në mënyrë definitive, kur Komuna vendosi që të zgjeronte St. Mark's Road.


Fantazma fallso

Në këtë kategori përfshihen të gjitha fantazmat që të tilla nuk janë. Mund të përmenden krijesat e folklorit si: Magjistare, djallushë, xhuxha, etj. Veç kësaj, shpesh, fantazmat mund të kenë një shpjegim të tyrin logjik ose të lidhur me botën e natyrës. Mund të bëhet fjalë thjesht për një gabim (një bllekaut i papritur elektrik mund t'i atribuohet veprimit të një Poltergeist), apo deri për një mashtrim (edhe në këtë rast precedentët nuk mungojnë). Me zhvillimin e teknologjisë së sotme, fenomenet me mashtrim të sqaruar janë rritur në mënyrë eksponenciale. Zbatimet e sotme informatike mund t'i mundësojnë gjithsecilit mundësinë që të krijojë "efekte" sensacionalë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Për këtë motiv, me qëllim që të dallohet normalja nga "paranormalja", një thirrje ndaj një "skepticizmi konstruktiv" të shëndoshë, mbulon një prerogativë të rëndësishme për studimin dhe analizën e këtyre fenomeneve të veçanta.


Përgatiti: ARMIN TIRANA  Nga Gazeta Rilindja Demokratike


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama