Strucat nė Shqipėri

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite mė parė

Strucat nė Shqipėri
Strucat nė Shqipėri

Tre fermerët kanë dhënë alarmin “Sos”, pasi tufa e strucëve ndodhet në prag urie, thjesht për faktin se ata nuk kanë sipërfaqe të mjaftueshme toke në dispozicion.

Për këtë arsye, ata i janë drejtuar për ndihmë Ministrisë së Bujqësisë dhe qeverisë shqiptare, që t’i mbështesin në biznesin e tyre të veçantë. Ortakët kërkojnë t’u jepet sipërfaqe toke me qira dhe subvencion. Njëri prej ortakëve, fermeri Leonard Toska, shprehet se “ky është një biznes që nuk mund ta realizojë cilido. “Ky është një biznes evropian dhe ne jemi të dytët në vend që mbarështojmë një shpend të tillë. Strucët i blemë në Slloveni dhe shpenzuam 200 mijë euro. Struci është shpend që konsumon shumë ushqim dhe koncentrate.

Ne kemi sipërfaqe të vogël toke në përdorim, ndaj po ndodhemi në vështirësi të mëdha për rritjen e tyre”. Fermeri Toska thotë më tej, se u nevojiten sipërfaqe toke në përdorim, që të kenë mundësi të mbjellin foragjere dhe koncentrate. Për këtë arsye, ata kërkojnë radiostacionin që kanë pranë. “Të na jepet në përdorim, pasi toka qëndron djerr. Kërkojmë edhe subvencione, pasi qeveria po mbështet fermerë që mbjellin fidanë dhe jo ne që futëm një risi në Shqipëri”. Ortaku Vladimir Toska tregon se një vezë struci ka vlerë 50 euro dhe e ka tregun të garantuar si brenda, ashtu dhe jashtë vendit.

Marre nga : Gazeta Korriri

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama

Pronat me te reja ne Shqiperi

Me qera

Ne Shitje


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi