Demokracia

Demokracia

Pavarësisht nga të gjitha kritikat, demokracia është procesi më i suksesshëm drejt zgjidhjes paqësore të konflikteve. Kudo në botë, njerëzit mbështeten tek ajo, në rajone dhe sisteme të ndryshme.

Demokracia jeton nga bashkëpunimi i qytetarëve. Kusht për angazhim është njohuria. Mundësinë e përfshirjes e kanë vetëm ata, të cilët kanë njohuri bazë mbi mekanizmat dhe institucionet e shtetit demokratik.

Për këtë arsye, transmetimi i këtyre njohurive është një ndër detyrat më të rëndësishme të edukimit politik, qëllimi i të cilit është pjekuria e qytetarit.

 Ç'është demokracia? Çfarë formash të demokracisë ekszistojnë?
 Si është zhvilluar ajo që nga fillimet e saj në Greqinë antike?
 Çfarë thonë mendimtarët kryesorë politikë?
 Kur është një shtet demokratik? Cilat janë elemente tehlbësore të tij?
 Si duket një shoqëri demokratike?
 Me çfarë vështirësish përballet sot demokracia?

Këto janë disa nga çështjet, për të cilat do të bëhet fjalë në kompleksin tonë tematik Demokracia. Në pesë kurse bazë me materiale, tekste dhe fotografi ekspozuese, si dhe me pjesë të veçanta mbi temat: Zgjedhjet, Opozita, Parlamenti, Klasikët e filozofisë politike, etj., do të përpiqemi të bëjmë të qartë nocionin Demokraci, duke pasur gjithnjë parasysh faktin se demokracia nuk është një gjendje statike, por një detyrë permanente.

Marre nga : Dadalos.org


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama