Regjistroni domainin tuaj .al

Yjet e Hollivudit në paradë për publikun shqiptar

Shkruar nga:  
Postuar më: 7 vite mĂ« parĂ«

Yjet e Hollivudit në paradë për publikun shqiptar
Yjet e Hollivudit në paradë për publikun shqiptar

Janë 22 tituj, në zhanret që nisin nga komedia, drama, aksioni e deri te filmat horror, që do të shfaqen në ekranin e madh. Histori, trillime, aktrim, fantazi, deri në skutat ku mendjes njerëzore nuk i qëllon të ndodhë në përditshmëri. Pas këtyre realizimeve qëndrojnë emra të njohur regjisorësh, pretendentë dhe konkurrues të fortë në kinematografinë botërore, qëndrojnë shpenzime marramendëse dollarësh dhe aktorë që stampojnë yjet në bulevardin hollivudian. Nicole Kidman, Daniel Craig, Jack Nicholson, Morgan Freeman, Cate Blanchet, Will Smith, Keira Knightley, Tom Hanks, Julia Roberts, Johnny Depp, Angeline Jolie, Casey Affleck, Meg Ryan, Reese Witherspoon, Meryl Streep etj, do të jenë shumë afër publikut shqiptar në prodhimet më të fundit të tyre. Në fakt, kjo kthehet në një fenomen të të ecurit paralelisht me atë që ndodh nëpër botë. Pak vite më parë ishte shumë e vështirë të mendoje se gjithë bujën e një filmi ta provoje në kohën reale që ndodhte. Kjo ishte më tepër një ndjenjë që merrej nëpërmjet kronikave televizive dhe arrinte pak vonë në ekranin e madh. Atëherë kur në botën e madhe "grindjet" kanë filluar për një tjetër film.
 
Filmat
Mjaft të diskutuar, të kritikuar e që kanë ngjallur debate. Kjo është parada e 22 filmave që do të shfaqen në gjysmën e parë të vitit në "Millenium 2". "The brave one" është i pari në këtë renditje suksesesh hollivudiane. Drama e vlerësuar mjaft mirë nga kritika, sjell aktoren Jodie Foster në një interpretim të veçantë e që ndërkohë vazhdon të shfaqet. "Elizabeth, the golden age", një prodhim historiko-biografik mjaft i përfolur në showbiz-e, sidomos për interpretimin e aktores Cate Blanchet, por edhe të aktorëve të njohur, Geoffrey Rush dhe Clive Owen, është fare pranë premierës së tij shqiptare të parashikuar në muajin janar. Kontrata është përfunduar me dramën "The Golden Compass", ku protagoniste është aktorja Nicole Kidman (ndaj së cilës është kthyer vëmendja për shtatzëninë aq shumë të përfolur) dhe Daniel Craig, që deri tani ka marrë tetë nominime për çmime nga "Broadcast Film Critic Assossiation Awards", "Satellite Awards" dhe London Critic Circle Awards". Jack Nicholson dhe Morgan Freeman vijnë me filmin "Bucket list" (aventurë, komedi), që do të shfaqet premierë më 11 janar në SHBA. Një tjetër film që do të shfaqet do të sjellë në ekran rolin më të ri të aktorit të njohur Will Smith në "I am legend", shfaqur premierë më 14 dhjetor në SHBA.

Golden Globe
Shtatë nga 22 filmat që do t'i prezantohen publikut shqiptar kandidojnë për çmimet "Golden Globe" që do të ndahen gjatë një konference për shtyp, të dielën më 13 janar. Drama "Atonement" numëron 7 nominime për Golden Globe, drama biografike "Charlie Wilson's War" ka 5 nominime për këtë çmim. Një tjetër film që do të shfaqet në "Millenim 2", muzikali triller "Sweeney Todd", nominon për 4 "Golden Globe", ndërsa "The Assassination of Jessie James" (biografi, krim drame) nominon për 1 "Golden Globe" për aktorin më të mirë joprotagonist, Casey Affleck. "Elizabeth, The Golden Age" ka një nominim me aktoren më të mirë Cate Blanchet e po ashtu me Jodie Foster nominon edhe filmi "The Brave One", që aktualisht shfaqet në kryeqytet. Angelina Jolie me "A Mighty Heart", është gjithashtu e nominuar për aktoren më të mirë. Të gjithë këto filma prezantojnë të gjitha gjinitë para publikut. Komedi, romanca dhe aventura, drama dhe triller do të jetë gjithë produkti më i sukseshëm i kinematografisë i vitit që shkoi dhe 2008-ës që sapo ka filluar.

Marre nga : BalkanWeb.com

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi