Monika Belluci rrefen Nuk pendohem kurre

Monika Belluçi rrëfen: Nuk pendohem kurrë

Zonjën Belluçi e adhuron çdo njeri...

I keni ndjekur filmat e mi?

Jo, asnjë prej tyre, nuk kam shkuar më në kinema qëkur është ndaluar duhani. Një pjesë të filmit "Malena" e kam ndjekur nga televizori. Nuk më është dukur ndonjë gjë kushedi se çfarë, por e kompensonit ju, që jeni e madhërishme...

Faleminderit, e vlerësoj opinionin tuaj.

Ju pëlqen Ilaria D‘Amico?

Në ç‘kuptim?

Kam dëgjuar se shumë njerëz i thonë Ilarias: "Je e fejuar me Monikën?" dhe mendoj se e merrni me mend përgjigjen e saj: jemi thjesht mikesha, mikesha të ngushta. Në shumë intervista ajo përgjigjet: "Nuk mundem më". Cila është përgjigjja juaj në këtë rast?

Njerëzit janë të çmendur dhe mendojnë e imagjinojnë çmenduri pafund. Po jua përsëris: ne jemi thjesht mikesha, madje mikesha shumë të ngushta. E kuptuat? Ilaria është një vajzë e bukur, ka shumë talent dhe të kesh këto cilësi njerëzit fillojnë të të ngarkojnë gjëra të çuditshme që t‘i as nuk mund t‘i imagjinosh.

E urreni lezbizmin?

Nuk e urrej lezbizmin, vajzat lezbike më pëlqejnë shumë, por në veçanti adhuroj meshkujt, burrat e vërtetë. Çmendem për burrin tim dhe kur them burrë e kam fjalën për mashkull të vërtetë. Kjo që sapo ju rrëfeva ju mjafton?

Ju pëlqen Sofia Loren?

Sigurisht, është një aktore e madhe.

Monica Beluci

Mendoni se jeni ju trashëgimtarja e saj italiane?

Këtë nuk e di. Është publiku ai që jep vlerësimet jo unë.

Thuhet se personazhet e tua femërore ose janë njerëz të thjeshtë, si prostituta e Gérard Depardieu, ose ish-njerëz absolutisht të penduar si Magdalena e Mel Gibson. Ju si mendoni?

Ndoshta. Ka role të cilat më bëjnë të ndihem vërtet mirë. Është e vështirë të gjesh role dramatike. Unë i adhuroj komeditë komike, por fatkeqësisht nuk m‘i propozojnë.

Kush ju këshillon për zgjedhjen e një filmi?

Vetë. Dëgjoj shumë njerëz, kam besim te të gjithë, por në fund jam unë ajo që zgjedh.

Jeni penduar për ndonjë nga filmat që keni interpretuar?

Nuk do të pendohem kurrë. Gjithçka është instiktive, zgjedh me zemër, për ato që mundem me kokë e nëse në një punë nuk shkon ashtu siç dua unë, më vjen keq, por nuk pendohem.

Pra zakonisht nuk pendoheni, nuk ju pëlqen fjala pendesë? Kjo është vërtet e këndshme.

Faleminderit. Zakonisht më pëlqen më shumë të tërhiqem sesa të pendohem, pavarësisht faktit që kam vuajtur jashtëzakonisht në fillimet e karrierës sime.

Le të flasim paksa për Vincent Cassel, burrin me të cilin jeni martuar, mashkulli më i preferuar në hemisferën perëndimore...

E dua pafundësisht, fillimisht sepse nuk është njeri i bezdisshëm që të kontrollon në çdo moment. Është i dashur, i sjellshëm dhe sigurisht shumë i bukur.

Ai ju tradhton?

Nuk besoj.

Atëherë e tradhtoni ju atë?

Kurrë, as nuk e mendoj një gjë të tillë.

E lindur si modele, Monika Belluçi duket më shumë me stilin "Armani" se" Dolce&Gabbana". Ju kë preferoni?

Fillimisht, nuk jam skllave e modës, së dyti kam një këndvështrim timin dhe së treti kam punuar me "Dolce&Gabbana" dhe nuk e kam zakon të hedh baltë mbi ato që kam punuar.

Është e vërtetë që po prodhoni një film tuajin?

Kujt nuk do t‘i pëlqente. E kam menduar një gjë të tillë, të shohim se sa do ta realizoj.

Ju jeni takuar me Juan José Bigas Luna për filmin e radhës, apo jo?

Po, është e vërtetë, por për momentin mbetet thjesht një ide për realizimin e filmit.

Është e vërtetë se ju pëlqen Nicolas Sarkozy?

Kam treguar se di ta fitoj besimin e francezëve dhe këtë e vlerësoj.

Çfarë mendoni për ish-bashkëshorten e tij, Cacilia?

Një grua e bukur.

Po juve a ju ka thënë ndokush se jeni shumë e bukur?

Drejtpërsëdrejti? Fatkeqësisht nuk më kujtohet.


Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama