Cilet jane njerezit me inteligjencen te larte

Cilët janë njerëzit me inteligjencën të lartë

Kjo shifër varion nga numri 20 në 160. Koeficienti mesatar është 100 pikë, prandaj nëse merrni më pak pikë se kaq, atëherë jeni pak më të ngathët se mesatarja e njerëzve. Nëse keni marrë pikë më të larta se 100, atëherë kjo tregon se jeni më të zgjuar se mesatarja e individëve që ju rrethojnë.

Gjeni nuk është vetëm Albert Ajnshtajni. Leonardo da Vinçi dhe Michelangelo, Rene Descartes dhe Voltaire e kanë vërtetuar se kanë patur një inteligjencë jashtë normales, por cilët janë njerëzit e kohëve të sotme që do të mbahen mend në dekadat që do të vinë si gjenitë e tokës? Individi më i zgjuar i kohërave është koreani Kim Ung-Yong (1963. Ai u vlerësua me 210 pikë në testin “Stanford Binet”, sipas librit “Gines” të rekordeve. Ai lexon dhe shkruan në gjuhën japoneze, koreane, gjermane dhe angleze që në moshën 4-vjeçare. Në po të njëjtën moshë zgjidhi integrale të vështira dhe krijoi poezi në televizionin japonez. Përfundoi universitetin “Hanyang” në përvjetorin e 6-të. Në moshën 7-vjeçare u ftua në SHBA nga NASA. U diplomua në universitetin e Kolorados kur ishte 15 vjeç. Kreu kërkime shkencore në NASA deri në vitin 1978, atëherë kur u kthye në Kore.

Në listën e personaliteteve nga e kaluara ata që kanë koeficientin më të lartë janë individë me shumë aftësi. I pari ndër personalitetet e së kaluarës me një koeficient të inteligjencës prej 190 pikësh është Ludwig Wittgenstein (1889-1951). Wittgenstein është një filozof austriak i shekullit të 20-të, i cili kontribuoi me ide të rëndësishme në filozofinë e matematikës, filozofinë e mendjes dhe veçanërisht në filozofinë e mendjes. Leonardo da Vinçi ishte shkencëtar, matematicien, inxhinier, shpikës, anatomist, piktor, skulptor, arkitekt, botanist, muzikant, poet dhe shkrimtar. Filozofët ju këshillojnë të mos i kini zili apo të rivalizoni me njerëzit në listë. Njerëzit duhen respektuar për veprimet e tyre dhe jo të gjithë e kanë përdorur mendjen e zgjuar për qëllime të mira.

Gjenitë e së kaluarës

Koeficienti     Emri

    * 190 -     Ludwig Wittgenstein
    * 190 -     Sir Isaac Newton
    * 190 -     Fransois-Marie Arouet (Voltaire)
    * 180 -     Leonardo da Vinci
    * 180 -     David Hume
    * 180 -     Buonarroti Michelangelo
    * 179 -     Johann Wolfgang von Goethe
    * 176 -     Emanuel Swedenborg
    * 176 -     Gottfried Wilhelm von Leibniz
    * 175 -     Johannes Kepler
    * 175 -     Edmund Spenser
    * 175 -     Baruch Spinoza
    * 174 -     John Stuart Mill
    * 171 -     Blaise Pascal
    * 170 -     Michael Faraday
    * 170 -    George Friedrich Handel
    * 170 -     Antoine Lavoisier
    * 170 -     Martin Luther
    * 165 -     Galileo Galilei
    * 165 -     Charlotte Bronta
    * 165 -     Johann Sebastian Bach
    * 165 -     Thomas Hobbes
    * 165 -     Carl von Linna
    * 165 -     John Locke
    * 165 -     Joseph Priestley
    * 165 -     Ludwig van Beethoven
    * 165 -     Samuel Johnson
    * 162 -     Rena Descartes
    * 162 -     Madame De Stael
    * 160 -    Albert Einstein
    * 160 -     Robert Boyle
    * 160 -     Benjamin Franklin
    * 159 -     Immanuel Kant
    * 156 -     Linus Carl Pauling
    * 156 -     Sofia Kovalevskaya
    * 156 -     Thomas Chatterton
    * 156 -     Olof Palme
    * 155 -     Rembrandt van Rijn
    * 155 -     Miguel de Cervantes
    * 155 -     Jonathan Swift
    * 153 -     Charles Darwin
    * 153 -     Wolfgang Amadeus Mozart
    * 150 -     George Eliot (Mary Ann Evans)
    * 150 -     Nicolaus Copernicus
    * 150 -     Abraham Lincoln
    * 145 -     Napoleon Bonaparte
    * 145 -     Anna Lindh
    * 143 -     George Sand (Aurore Dupin)
    * 140 -     George Washington
    * 130 -     Ulysses S. Grant
    * 130 -     Sir Francis Drake

Sistemi tradicional i vlerësimit të pikëve të inteligjencës

    Pikët                   Sistemi tradicional i vlerësimit

    140 +                 Gjeni apo gati gjeni (0.25 për qind)
    130 - 139           Të talentuar
    120 - 129           Inteligjencë shumë e lartë
    110 - 119           Inteligjencës e lartë
    90 - 109             Mesatare/Normale (50 për qind)
    80 - 89              Ngathtësi
    70 - 79              Mangësi në kufi
    50 - 70              Vonesë e lehtë mendore
    35-50                Vonesë mesatare mendore
    20 - 35              Vonesë e rëndë mendore
    < 20                  Vonesë e thellë mendore (1 për qind)

Aurora Fota : Gazeta TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama