Kjo grua e ka me hile...

Shkruar nga:  
Postuar më: 3 vite mė parė

Kjo grua e ka me hile...
Kjo grua e ka me hile...

Mirëpo ajo nuk dëshiron ta ndiejë urgjencën: ajo jepet vetëm pas anës së respektshme e të matur të sjelljes së partnerit. Ajo nuk e rrok këtë sjellje si orvatje për të përmbushur atë çka e emërtojmë “qasjet e para”, domethënë që nuk ia ka enda të shohë mundësitë e zhvillimit të përkohshëm që paraqet kjo sjellje: ajo e kufizon këtë sjellje në atë çka është në të tashmen. Në fjalitë që i drejtohen, ajo nuk don të lexojë gjë tjetër, përveç kuptimit të shprehur qartë. Nëse i thonë: “Sa shumë ju adhuroj!”, ajo e çarmatos këtë fjali me thellësinë e vetëdijes së saj seksuale, iu mvesh ligjërimeve e sjelljes së bashkëbiseduesit domethënie të menjëherta, që i përfytyron si cilësi objektive. Burri që flet i duket i çilter e gjithë respekt, ashtu siç, të themi, tryeza është rrumbullake a katrore, letra që vesh muret është blu a e përhime.

Dhe cilësitë e mveshura kësisoj personit që ajo po dëgjon, kanë ngrirë kështu në një qendrueshmëri sendore, e cila nuk është tjetër veçse hedhje në rrjedhën kohore i të tashmes së tyre të përpiktë. Pikërisht, ngaqë ajo nuk është në dijeni të asaj çka uron: ajo është thellësisht e ndjeshme ndaj dëshirës që frymëzon, por dëshira e thënë troç dhe cullake do ta poshtëronte e do ta llahtariste.

Megjithatë, ajo nuk do të përjetonte asnjë mrekulli prej një respekti, që do të ishte vetëm e thjesht respekt. Për ta kënaqur, lipset një ndjenjë që i drejtohet e gjitha personit të saj, domethënë lirisë së saj plotësore, e që të jetë një njohje e lirisë së saj. Mirëpo, në të njëjtën kohë duhet që kjo ndjenjë të jetë e gjitha dëshirë, t’i drejtohet trupit të saj si objekt.

Pra, këtë herë, ajo shkagon ta rrokë dëshirën për atë çka është, madje, nuk i vë as emër, e njeh vetëm në atë masë, teksa ajo përvijohet kah adhurimi, vleresimi, respekti dhe kur përthithet e gjitha në trajtat më sipërane që përfton, deri në atë pikë sa shpaloset aty si një lloj ngrohtësie a dendësie. Por ja që i marrin dorën. Ky veprim i bashkëbiseduesit të saj ka rrezik ta ndryshojë situatën, duke i bërë thirrje një vendimi të menjëhertë: ta braktisësh këtë dorë, do të thotë të mos kesh vetiu kundërshtim për flirtin, do të thotë të përfillësh. Ta heqësh dorën, do të thotë ta prishësh këtë harmoni të trubullt e të brishtë që përbën magjinë e këtij çasti. Lipset të shtyhet sa më larg të jetë i mundur çasti i vendimit.

Dihet se ç’ndodh atëherë: gruaja rioshe e heq dorën, por nuk e ve re që e heq. Ajo nuk e ve re sepse, në këtë çast, rastësisht është gjithë qejf. Ajo e tërheq bashkëbiseduesin e saj gjer në viset më sipërore të spekullimit sentimental, flet për jetën, për jetën e saj, shfaqet në aspektin e saj thelbësor: një njeri, një vetëdije. Dhe gjatë kësaj kohe, ndarja e trupit dhe e shpirtit është përmbushur; dora prehet pa gjallëri midis duarve të ngrohta të partnerit të vet: as tumirëse, as qëndrestare - diçka.

Ne do të themi që kjo grua e ka me hile.

Përktheu Luan Canaj

Jean-Paul Sartre : Gazeta Albania


Jep njļæ½ mendim mbi kļæ½tļæ½ temļæ½:

Reklama

  • domain shqiperia

Video

  • edialtour shqiperiacom
  • quareos

Lajme dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

KULTURA

Moti

Tirana
E larta: 27 Min: 13
Shpejtesia eres: 14.48 km/h
Drejtimi eres: 290
Lageshtia: 34
Shikueshmeria: 9.99
Presioni atm: 1015.92
Agimi: 6:07 am
Perendimi: 7:12 pm

Horoskopi

Kembimi Valutor

Kursi zyrtar i kėmbimit
USD / LEK 107.20
EUR / LEK 137.03
GBP / LEK 164.94
CHF / LEK 105.82
Ndryshimi i fundit: 01.09.2010