Regjistroni domainin tuaj .al

Vjeshta, stina që vjen me dremitjen

Shkruar nga:  
Postuar më: 7 vite mĂ« parĂ«

Vjeshta, stina që vjen me dremitjen
Vjeshta, stina që vjen me dremitjen

Vjeshta është muaji i gjumit të ëmbël. Po pse ndodh kjo vallë? Pikërisht me ardhjen e vjeshtës ne mund të fillojmë të shijojmë netët e gjata, por në kohën tonë të lirë ndihemi apatikë, të lodhur, shpesh herë me një humor jo fort të mirë. Kjo ndodh për shkak të ndërrimit të stinëve: temperaturat ulen, netët janë më të gjata, pas një vere të gjatë stresuese me temperatura të larta. Por cilat janë disavantazhet e kësaj stine? Me ndërrimin e stinës fillon pagjumësia, shkurtimi i ditës, koha merr një pamje tjetër, ndihemi paksa të lodhur e të përgjumur. Kjo stinë na "sjell" me vete edhe epideminë "," (depresioni i vjeshtës), e cila godet të gjithë njerëzit pa dallim. Si fillim pagjumësia zgjat më pak se një muaj dhe godet në veçanti femrat rreth moshës 45-55 vjeçe.

"Zakonisht vuajnë pjesa më e madhe e tyre, sepse për shkak të pushimeve verore kanë ndryshuar zakonet, duke ndenjur zgjuar deri vonë, duke ngrënë ndryshe e në orare të çrregullta. Për t‘iu rikthyer edhe një herë gjumit të rregullt, është e nevojshme mënyra e rregullt e jetesës që kishit përpara se të shkonit me pushime", ka thënë përgjegjësi i mjekësisë së gjumit në universitetin katolik të Romës. Eksperti është shprehur se hapi i parë është shumë i rëndësishëm për të rikuperuar qetësinë e humbur dhe mënyra më e mirë për të pushuar të qetë është kjo: "duhet të harroni orarin e ngritjes në mëngjes nga ti. Mjafton ky ushtrim i thjeshtë për të sinkronizuar sërish orën tuaj biologjike edhe nëse vazhdoni për pak kohë të shkoni vonë në shtrat për shkak të zakoneve ‘të këqija‘ verore".

Eksperti shpjegon se çrregullimi i gjumit në këtë stinë tregon një "gjendje natyrore". Njerëzit fillojnë të përshtaten pak nga pak me shkurtimin e ditës dhe zgjatjen e orëve të natës. Mjafton të keni vetëm pak durim dhe gjithçka do të kthehet siç ishte më parë. Për të favorizuar edhe një herë rikthimin te zakonet e vjetra është e këshillueshme që gjatë mbrëmjes të mos pini.

"Mendojmë se alkooli favorizon gjumin, por është krejt e kundërta. Në të vërtetë alkooli çrregullon gjumin tonë, sepse ndryshon etapat, duke rrezikuar të zgjohemi në mëngjes të pangopur me gjumë e me sy të fryrë. Pra, para se të flini është e këshillueshme të bëni një dush, të pini një gotë qumësht të ftohtë dhe të lexoni ndonjë libër, duke iu kthyer në këtë mënyrë zakoneve të vjetra që shoqërojnë gjumin", shpjegon eksperti.

Nga ana tjetër, duke qëndruar sërish në temë, është mirë të dini se shkenca ka konfirmuar rreziqet që vijnë nga një periudhë e gjatë pagjumësie. "Kush fle më pak se pesë orë gjumë ka dyfishin e mundësive të vdesë nga sëmundjet kardiovaskulare".

Të paktën ky ka qenë përfundimi i një kërkimi prezantuar në "British Sleep Society". Studimi, që ka zgjatur 17 vjet, është kryer mbi 10308 punonjës publikë me moshë përkatësisht 35-55 vjeç. Të gjithë janë monitoruar nga dy herë. Periudha e parë ka qenë në vitet 1985-1988 dhe e dyta 1992-1993 (duke marrë parasysh edhe moshën, seksin, konsumin e alkoolit, duhanit etj.). Përfundimi? Vdekje nga infarktet dhe rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare është 2 herë më i lartë për atë që nuk i ka respektuar 7 orët e nevojshme të gjumit. "Pse"-ja është ende për t‘u sqaruar: mjekët pohojnë se të flesh pak ndikon negativisht në presionin e gjakut, i cili është përgjegjësi i parë i sëmundjeve për sa i përket aparatit kardiovaskular.

Një simptomë tjetër që duhet kontrolluar muajt e parë të vjeshtës, pas pushimeve, është pothuajse e pashmangshme: nxehtësia e dëshirës, një fenomen që lidhet me moshën dhe kushtet psikologjike, pavarësisht stinës në të cilën jetojmë. Sigurisht, me shkurtimin e ditës njerëzit janë të detyruar të kalojnë një pjesë të mirë të ditës në shtrat, duke shtuar në këtë mënyrë edhe numrin e raporteve. "Padyshim që është vërtetuar edhe shkencërisht se përgjigjja seksuale si te njerëzit, ashtu dhe te kafshët është me periudha. Këto momente janë të lidhura me moshën, kushtet psikologjike dhe stinën", shpjegon eksperti.

Ja disa këshilla për të kaluar pa shumë dëme këtë "vjeshtë të mallkuar".

1) Bëni seks si në stinën e verës, mos i reduktoni raportet me partnerin/en.

2) Mos qëndroni shumë para televizorit. Është rreziku i ditëve të gjata kaluar në shtëpi. Gjeni diçka tjetër për të bërë dhe nëse për momentin nuk keni punë, bashkëbisedoni me familjarët tuaj.

3) Mbani ndezur dritat e shtëpisë. Duke kaluar nga ajo diellore në atë artificiale, duket sikur ndryshoni kimikisht humorin. Duhet të qëndroni medoemos në një ambient të hapur.

4) Imagjinoni sikur jeni ende me pushime. Gatuani peshk ose blini mango apo papaja, nëse jeni kthyer nga një udhëtim ekzotik. Ndoshta kjo mund të mos jetë zgjidhja, por ndihmon në ekuilibrimin e humorit.

6) Jepini një pamje tjetër shtëpisë suaj. Lyeni muret dhe ndryshoni vendet e mobilieve.

7) Rishikojeni jetën tuaj. Në vjeshtë është momenti për të reaguar. Nëse mendoheni pak, do të kuptoni se diçka nuk shkon. Mundohuni t‘i ndryshoni gjërat.

8) Gjeni një punë tjetër, por mos e lini atë që kishit më parë

9) Çokollata. Kurojeni trupin me masazhe, trajtime me bazë erëza dhe aroma-terapi, sepse ndihmojnë në mirëqenien tuaj edhe në ditët me shi.

10) Mos shkoni në shtëpi pas punës. Dita do t‘ju duket më e gjatë dhe më e plotësuar. Mund të mjaftojë një aperitiv me miqtë apo një film në kinema.

11) Organizohuni në fundjava. Dy ditë pushim do t‘iu mjaftojnë të qetësoheni dhe t‘iu kthehet sërish buzëqeshja.

12) Bëni fizkulturë, sidomos në orët e para të mëngjesit.

13) Kontrolloni dietat, përdorimin e alkoolit dhe duhanit. Zgjidhni ushqimet e lehta natyrore si mjaltin, papaja dhe frutat e pyllit.

Një rekomandim i zakonshëm: shqetësimet e ndryshimeve të stinës janë të lidhura me një raport problematik mes ritmeve individuale dhe atyre që ndodhin nga ndryshimet. Është e rëndësishme që çdo përshtatje ndaj stinës të jetë graduale dhe e limituar, për të shmangur humbjen e ekuilibrit psikologjik.


Marre nga : Gazeta Shqip

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi