Cristiano Ronaldo i ka premtuar stafit mjekësor makinë dhe telefon nëse fiton Topin e Artë. Pas fitimit të çmimit, tashmë kapiteni portugez duhet të mbajë fjalën e dhënë. Ronaldo njihet si person që nuk del nga fjala e dhënë. “Daily Mail” raporton se, Ronaldo i ka premtuar stafit të tij makinë të re dhe telefon Iphone 5S në shenjë mirënjohjeje.