Atentat kapobandes Astrit Gjepali dy te vrare dhe dy te plagosur ne ngjarje

Atentat kapobandes Astrit Gjepali, dy te vrare dhe dy te plagosur ne ngjarje

Dy të vrarë dhe dy të plagosur ka qenë bilanci i një atentati të ndodhur pak minuta më parë në vendin e njohur si Bishti i Zhurit, në fshatin Gocë, të Kavajës. Paraprakisht mësohet se është vrarë Astrit Gjepali, 45 vjeç, një personazh i njohur i botës së krimit. Ai ishte dënuar me 25 vjet burg për akuzën e vrasjes dhe vuante dënimin në burgun e Peqinit. Gjepali kishte marrë disa ditë leje nga autoritetet e burgut dhe po kthehej në Peqin kur ka ndodhur ngjarja.

Makina ku udhëtonte 45-vjeçari bashkë me disa të afërm të tij ka rënë pre e atentatit nga persona ende të paidentifikuar. Viktimë e atentatit ka mbetur dhe kunati i tij,  Halil Fici, i cili udhëtonte në makinën e Gjepalit. Raportohet dhe për dy të plagosur, njëri prej të cilëve dëshmitarë i rastësishëm i ngjarjes. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit. Policia nuk ka ende një variant të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se shkak i atentatit të jetë hakmarrja, kjo duke pasur parasysh të kaluarën kriminale të Gjepalit.  Policia e cilëson ngjarjen si të karakterit mafioz, e mirëorganizuar dhe se shënjestra ka qenë Gjepali. Sipas ekspertëve automjeti i atentatit ka qenë duke pritur automjetin me të cilin udhëtonte Gjepali, i ka prerë rrugën dhe ka qëlluar me kallashnikovë. Automjeti tip “Benz” me targa gjermane ku udhëtonte Gjepali ka përfunduar në kanal dhe në të janë gjetur më shumë se 20 shenja plumbash. Dyshohet se për kryerjen e ngjarjes janë përdorur dy kallashnikovë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat Renea, të cilat kanë ngritur postblloqe në të aksin kombëtar, për kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.

 

Drejtoria e Burgjeve: Kishte marrë leje në datën 9 Janar, po kthehej në burg

Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Kreu i këtij institucioni, Artur Zotaj, ka bërë të ditur se Astrit Gjepali kishte marrë leje nga burgu në datën 9 janar dhe duhet të kthehej përsëri në qeli në orën 13:30 të ditës së sotme. Ai po shoqërohej drejt burgut nga kunati i tij. Gjepali kishte dy vjet që kishte përfituar të drejtën për leje shpërblyese. Atij i kishin ngelur vetëm 6 vite dhe dy muaj burg për të shlyer pasi kishte përfituar ulje dënimi. Nga Drejtoria e Burgjeve bëhet me dije se viktima nuk kishte ndonjë konflikt të fortë me ndonjë nga të dënuarit e tjerë brenda burgut.

 

 Kush ishte Astrit Gjepali



Astrit Gjepali, i njohur si kapo i bandës “Gjepali” është dënuar për vrasjen e të paktën pesë personave, mes të cilëve një polic. Banda e drejtuar prej tij është akuzuar se vetëm brenda 24 orëve, në datat 15 dhe 16 shtator të vitit 1997, kanë vrarë pesë persona dhe kanë plagosur disa të tjerë. Viktimat e tyre kanë qenë shtetasit Luan Plaku, Kajmak Kullolli, Bilal Neza, Gëzim Beqiri e Nazmi Kopshti, ky i fundit punonjës policie. Banda vepronte në akset rrugore duke ndaluar mjetet që kalonin dhe grabitur ato. Më 16 qershor 1997 Astrit Gjepali dhe bashkëpunëtorët e tij ka vrarë shtetasin Luan Plaku në Durrës dhe vetëm disa orë më vonë ai ka qëlluar në kodrën e Rrashbullit dy persona të tjerë në një “Fuoristradë”, duke i plagosur rëndë ata. Në një lokal në fshatin Fllohë në Durrës, Astrit Gjepali dyshohet se ka kryer vrasjen e dytë, ndodhur në orën 17:00, ndaj Bilbil Nezirit. Seria e vrasjeve vazhdon, kur në orën 23:00 të mbrëmjes së po asaj dite ekzekutohen edhe dy persona të tjerë, Kajmak Kullolli dhe Gëzim Beqiri, tek “4 rrugët” në afërsi të Shijakut. Seria e vrasjeve të asaj dite është mbyllur me vrasjen e punonjësit të policisë Nazmi Rapishti, në kodrën e Rrashbullit.


Drejtoria e Burgjeve: Kishte marrë leje në datën 9 Janar, po kthehej në burg

Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Kreu i këtij institucioni, Artur Zotaj, ka bërë të ditur se Astrit Gjepali kishte marrë leje nga burgu në datën 9 janar dhe duhet të kthehej përsëri në qeli në orën 13:30 të ditës së sotme. Ai po shoqërohej drejt burgut nga kunati i tij. Gjepali kishte dy vjet që kishte përfituar të drejtën për leje shpërblyese. Atij i kishin ngelur vetëm 6 vite dhe dy muaj burg për të shlyer pasi kishte përfituar ulje dënimi. Nga Drejtoria e Burgjeve bëhet me dije se viktima nuk kishte ndonjë konflikt të fortë me ndonjë nga të dënuarit e tjerë brenda burgut


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama