Disa njerez jane te pavdekshem... nje nga ta eshte Nelson Mandela

Disa njerez jane te pavdekshem... nje nga ta eshte Nelson Mandela

Disa njerëz janë të pavdekshëm…një nga ta është Nelson Mandela, i  cili ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare, por që eshte nje nga lideret me me ndikim ne bote. Ish-presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut dhe ikona e anti-Aparteidit, Nelson Mandela. Lajmi është konfirmuar nga presidenti aktual i vendit, Jacob Zuma, vetëm pak momente pasi ishin vënë re lëvizje të shumta të të afërmve dhe qeveritarëve të vendit pranë shtëpisë së tij.

Nëpërmjet një deklarate televizive në kanalin kombëtar të Afrikës së Jugut, presidenti Jacob Zuma tha se lideri i parë me ngjyrë i vendit dhe ikona e luftës kundër aparteidit ndërroi jetë në paqe.

“Kombi ynë humbi një nga djemtë e tij më të mëdhenj”, tha Zuma. “Ajo që e bëri Nelson Mandelën të madh ishte ekzaktësisht ajo që e bëri atë njerëzor. Ne pamë tek ai, atë që duam të shohim te vetvetja”, shtoi Zuma. Njeriu, që afrikano-jugorët e konsiderojnë heroin e tyre kombëtar, e që në vend njihet ndryshe me emrin tradicional “Madiba”, fillesat e problemit të mushkërive i pati pikërisht gjatë periudhës së kaluar në burg, kur dhe u sëmur nga tuberkulozi.

“Të dashur afrikano-jugorë, Nelson Mandela na bëri bashkë, ndaj dhe po së bashku do t’i japim atij lamtumirën”, iu drejtua presidenti aktual bashkëkombasve të tij.

Presidenti shtoi se Mandelës do t’i bëhen të gjitha nderimet me një funeral shtetëror, ndërsa flamujt do të ulen në gjysmështizë.

Trupi i tij do të zhvendoset për homazhe në Pretoria dhe varrimi, me shumë gjasa, do të zhvillohet të shtunën. Mandela, një prej njerëzve më të respektuar në botë, që nuk reshti së predikuari paqen dhe pajtimin, edhe pse kaloi 3 dekada në burg, rrallëherë ishte parë në publik që prej tërheqjes zyrtare nga jeta politike, në 2004-n.

Raportet e para pak minutave bënë të ditur se ishte rritur së tepërmi aktiviteti përreth shtëpisë së Nelson Mandela-s në Johannesburg, presidentit të parë me ngjyrë të Afrikës së Jugut, i cili vuante prej kohësh nga një sëmudje e rëndë.

Anëtarë të familjes u mblodhën pranë tij, dy ditë pasi vajza më e madhe e Mandela-s bëri të ditur se ai ishte duke luftuar me kurajo, edhe pse gjendej në atë që e quajti “shtrati i vdekjes”.

Mandela kaloi afro 3 muaj i shtruar në spital, pas një infeksioni në mushkëri. 95-vjeçari udhëhoqi tranzicionin e Afrikës së Jugut nga regjimi i minoritetit të bardhë të viteve 1990, pasi kishte kaluar më parë 27 vjet në burg.

Korrespondenti i BBC-së, i cili gjendet jashtë shtëpisë së Mandela-s në periferinë e Johannesburgut, Houghton, ka thënë se u vu re një prani jo e zakonshme dhe e madhe e familjarëve e të afërmve të tij. Mes të pranishmëve ishte edhe më i vjetri i familjes, Bantu Holomisa.

Gjithashtu ishin vënë re një numër i madh mjetesh të qeverisë, gjatë mbrëmjes, të pranishme pranë shtëpisë së tij, bën të ditur korrespondenti.

Presidenca aktuale e Afrikës së Jugut e kishte përshkruar vazhdimisht gjendjen shëndetësore të Mandela-s si kritike, por të qendrueshme. Ai ka marrë përkujdesje intensive në shtëpinë e tij, që kur u nxor nga spitali në muajin shtator.

Mandela është vlerësuar me çmimin Nobel për Paqe në 1993, si dhe u zgjodh si president i Afrikës së Jugut, i pari me ngjyrë, në vitin 1994. Ai dha dorëheqjen vetëm pas 5 vjetësh në këtë post.

Nelson Mandela, vitet e mrekullive

27 prilli 1994 shënon momentin kulminant në jetën e Nelson Mandela, ditën kur Afrika e Jugut zhvilloi të parat zgjedhje të hapura për të gjithë shtetasit, pavarësisht nga raca e tyre.

Partia e tij, “Kongresi Kombëtar i Afrikës” mori pushtetin me 63% të votave. Partia Kombëtare e F.Ë. de Klerk mori vetëm 20%, ndërsa partia Inkatha 10%.

Në fjalimin e fitores së tij, Mandela u shpreh: “Tashmë është koha për të festuar, të gjithë afrikano-jugorët duhet të bëhen bashkë dhe të festojnë lindjen e demokracisë. Do të ngre një gotë për të gjithë ju, të cilët keni punuar shumë për të arritur atë, që mund të quhet vetëm një mrekulli e vogël”.

Shumica pranoi se ajo ishte një mrekulli, që nga liderët botërorë, e deri të votuesit e zakonshëm të Afrikës së Jugut, duke pasur në konsideratë trazirat dhe përçarjen e thellë racore në Afrikën e Jugut, vetëm pak vite më parë.

Dhembshuria dhe zgjuarsia politike e Mandelës ndihmuan për të sjellë këtë ndryshim. Por, mbi të gjitha, ishte pikërisht mungesa e plotë e zemërimit që ai shfaqi për 27 vitet e kaluara në burg, i dënuar nga regjimi i aparteidit, gjë që e bëri atë të fitonte në një komb të përçarë dhe të çudiste botën me lidershipin si burrë shteti të tij.

Mandela dhe qeveria e tij trashëguan një vend të shkatërruar prej dekadave të aparteidit, një politikë përçarëse dhe diskriminimi, që synonte të mbante njerëzit me ngjyrë dhe ata të bardhët veçmas në çdo fushë të jetës, aq sa shumica me ngjyrë e këtij vendi ishin vendosur para faktit se “të votonin nuk u garantonte atyre barazi sociale dhe ekonomike”.

Ai ndërmori iniciativa zhvillimi për strehim, edukim dhe përmirësim të ekonomisë, të gjitha të dizenjuara për të rritur standardet e jetesës së njerëzve me ngjyrë.

Ai la shenja gjithashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Gjatë presidencës së tij 5-vjeçare, ai priti 73 krerë shtetesh apo qeverish, ndërsa ndërmori 83 vizita jashtë vendit.

Mandela punoi për të sjellë paqen në kombet fqinje afrikane, përfshi Angolën dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Ai u përfshi në rikthimin e rendit në Lesoto, pasi zgjedhjet e 1998-s në këtë vend shkaktuan trazira të rënda, duke çuar trupa ushtarakë nga Afrika e Jugut, të cilët stabilizuan situatën dhe krijuan klimën favorizuese për negociata.

Mandela udhëhoqi thirrjet për sanksione kundër Nigerisë, pas ekzekutimit në 1995 të shkrimtarit dhe aktivistit Ken Saro Ëiëa, si dhe një numri të tjerë të burgosurish politik.

Ai luajti gjithashtu një rol kryesues në zgjidhjen e ngërçit mes SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Libisë, në lidhje me sigurimin e dorëzimit të dy burrave, të akuzuar për shpërthimet e Lockerbie.

Por, Mandela shpesh herë pati një figurë të vetmuar gjatë udhëtimeve të tij, pasi martesa me të shoqen Ëinnie dështoi. Ata u divorcuan në 1996.

Ai e gjeti sërish dashurinë, pikërisht me Graca Machel, të venë e ish-presidentit të Mozambikut, Samora Machel. Ata u martuan në 80-vjetorin e tij, më 1998.

Në shtator të atij viti, ai u vlerësua në një ceremoni në Ëashington me Medaljen e Artë të Kongresit amerikan, duke u bërë i pari afrikan që merrte këtë nderim.

Presidenti Bill Clinton tha se Mandela e mori këtë medalje, jo vetëm për shkak të “10.000 ditëve të gjata” të kaluara në burg, por edhe për “shembullin e shkëlqyer” si një lider politik që prej lirimit të tij nga burgu.

3 vitet e fundit të presidencës së Mandelës ishin kryesisht në rolin e një burri të madh shteti, teksa gradualisht ai po dorëzonte qeverisjen e vendit tij, ditë pas dite, te zëvendësi i tij, Thabo Mbeki, i cili e pasoi në vitin 1999.

Në fjalimin e tij, në banketin e lamtumirës nga politika, Mandela iu referua sërish mrekullisë së Afrikës së Jugut.

“Afrikano-jugorët, nga cilido sektor, kanë arritur të dalin përtej përçarjeve të shekujve, duke shmangur një gjakderdhje, të cilën shumë vëzhgues e cilësonin si të pashmangshme, në mënyrë të atillë që tranzicioni u lavdërua gjerësisht si një mrekulli”, tha ai.

“Që prej atëherë, populli ynë ka ndëshkuar profetët e dënimeve. Kemi besim se ata do ta bëjnë diçka të tillë edhe në vazhdim”.

Vdekja e Mandelës, reagimet e liderëve botërorë
“Ai nuk na përket më neve, ai u përket epokave”, u shpreh Barack Obama, president i SHBA-ve

Liderë të shumtë botërorë kanë reaguar pas lajmit të vdekjes së presidentit të parë me ngjyrë të Afrikës së Jugut, si dhe ikonës së luftës anti-aparteid, Nelson Mandela, në moshën 95-vjeçare.

Nishani: Lamtumirë ikonës së qëndrueshmërisë

Presidenti i Republikës Bujar Nishani shprehu hidhërimin e tij për ndarjen nga jeta të Nelson Mandelës, ish-Presidentit të Republikës së Afrikës së Jugut.

“Me këtë humbje, njerëzimi i jep lamtumirën njërit prej udhëheqësve më të shquar moralë dhe ikonës së qëndrueshmërisë dhe luftës për drejtësi dhe dinjitet njerëzor. Zoti Mandela nuk u gjunjëzua në betejën e Tij kundër aparteidit as nga 27 vjet heqje lirie. Vitet e gjata të vuajtjes nuk e ligështuan Mandelën dhe nuk e vranë shpirtin e Tij. Përkundrazi, e mbushën me dëshirë për pajtim dhe mirëkuptim mes njerëzve. Ai dhe ëndrra e Tij dolën fitimtarë. Largpamësia dhe zemërgjerësia e tij e shpëtuan popullin Jugafrikan nga vuajtjet dhe mundimet. Nelson Mandela, me vrapimin e Tij të pandalshëm drejt lirisë, i ka lënë njerëzimit si trashëgimi me vlerë të pamasë dhe të përjetshme, modelin e transformimit të epokës dhe jetës me mirësi dhe urtësi”, shprehet Nishani në deklaratën e tij.

Presidenti Jacob Zuma i Afrikës së Jugut


Populli ynë humbi një baba. Edhe pse e dinim se kjo ditë do të vinte në një moment, asgjë nuk mund të minimizojë ndjenjën tonë të thellë për një humbje të madhe. Beteja e tij e palodhshme për liri i dha atij respektin e gjithë botës. Përulësia, pasioni dhe humaniteti i tij bëri që ai të fitonte dashurinë e të gjithëve. Kombi ynë humbi djalin më të madh të tij.

Kongresi Kombëtar Afrikan


Afrika e Jugut dhe bota kanë humbur një kolos dhe mishërim të humanizmit, barazisë, drejtësisë dhe paqes. Jeta e tij na jep kurajo për të ecur përpara për zhvillimin dhe progresin drejt fundit të urisë dhe varfërisë.

Ish-Presidenti FW de Klerk i Afrikës së Jugut


Afrika e Jugut ka humbur një nga baballarët themelues të tij dhe djalin më të madh të tyre. Kurajo e Nelson Mandelës, sharmi dhe angazhimi për pajtim dhe besnikëria ndaj Kushtetutës ishin një inspirim jo vetëm për afrikano-jugorët, por për të gjithë botën. Besoj se shembulli i tij do të jetojë përgjithmonë dhe do të vazhdojë të inspirojë afrikano-jugorët të arrijnë vizionin e tij për një njerëzim pa racizëm, me drejtësi, dinjitet njerëzor dhe barazi për të gjithë. “Tata”, do të na mungosh, por e di se shpirti dhe shembulli yt do të qëndrojë gjithnjë aty, për të na udhëhequr drejt vizionit për një Afrikë të Jugut më të mirë.

Presidenti Barack Obama, Shtetet e Bashkuara


Kemi humbur një nga qeniet më influencuese, kurajoze, dhe thellësisht humanitare, që kushdo prej nesh do ta mbajë mend gjatë mbi këtë tokë. Ai tashmë nuk na përket më neve, por i përket epokave. Përmes dinjitetit të tij të mprehtë dhe vullnetit të papërkulshëm, për të sakrifikuar lirinë e tij personale për lirinë e të tjerëve, Madiba transformoi Afrikën e Jugut dhe i çoi përpara të gjithë ne. Udhëtimi i tij, nga një i burgosur te një president, mishëron premtimin se qeniet njerëzore dhe vendet mund të ndryshojnë për mirë.

Kryeministri britanik, David Cameron


Një pishtar i shndritshëm është shuar nga kjo botë. Nelson Mandela ishte një hero i kohës sonë. Kam kërkuar që flamuri në “No10” të ulet në gjysmështizë.

Presidenti francez, Francois Hollande


Nelson Mandela shkroi historinë, jo vetëm të Afrikës së Jugut, por të gjithë botës. Mesazhi i Mandelës nuk do të zhduket kurrë, por do të jetojë mes nesh. Ai do të vazhdojë të inspirojë luftëtarët për liri, si dhe do u japë besim njerëzve në mbrojtje të kauzave të drejta dhe të drejtave universale.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon


Nelson Mandela ishte një gjigant i drejtësisë dhe një inspirues i njerëzimit me këmbë në tokë. Të gjithë anembanë botës janë influencuar nga beteja e tij vetëmohuese për dinjitetin njerëzor, barazinë dhe lirinë. Ai preku jetët tona përmes rrugëve më personale të mundshme. Në të njëjtën kohë, asnjëri nuk bëri më shumë se ai gjatë kësaj kohe, për të avancuar vlerat dhe apiratat e Kombeve të Bashkuara. Nelson Mandela tregoi se çfarë është e mundshme për botën tonë dhe për secilin prej nesh… nëse ne besojmë, ëndërrojmë dhe punojmë së bashku për drejtësi dhe humanizëm.

Shefja për politikën e Jashtme, BE – Catherine Ashton


Më shumë se kushdo tjetër, Nelson Mandela inspiroi gjeneratën time dhe botën tonë.

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff


Ai kreu me pasion dhe inteligjencë një nga proceset më të rëndësishme të emancipimit në historinë kontemporane të njerëzimit, fundin e aparteidit në Afrikën e Jugut.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu


Nelson Mandela ishte një nga figurat më të nderuara të periudhës sonë. Ai ishte babai i popullit të tij, një njeri me vizion, një luftëtar për liri, i cili refuzonte gjithnjë dhunën. Ai dha një shembull personal për popullin e tij përgjatë gjithë kohës së kaluar në burg.

Ish-Presidenti George W Bush, SHBA


Presidenti Mandela ishte një nga forcat më të mëdha për liri dhe drejtësi të kohës sonë. Ai mbajti barrën mbi vete me dinjitet dhe vetëmohim, ndërsa bota jonë është më e mirë vetëm për shkak të shembullit të tij. Ky njeri i madh do të na mungojë, por kontributet e tij do të jetojnë përjetësisht.

Ish-Presidenti Bill Clinton, SHBA


Historia do ta kujtojë gjithnjë Nelson Mandelën si një kampion për dinjitetin njerëzor dhe lirinë, për paqen dhe pajtimin. Ne do ta kujtojmë atë si një njeri me hire dhe dhembshuri të pazakonta, për të cilin, braktisja e hidhërimit dhe përqafimi i kundërshtarëve nuk ishte thjesht një strategji politike, por një mënyrë jetese.

Ish-Presidenti Jimmy Carter, SHBA


Populli i Afrikës së Jugut dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut anembanë botës kanë humbur një lider të madh. Pasioni i tij për lirinë dhe drejtësinë krijoi një shpresë të re për gjenerata të tëra njerëzish të shtypur kudo në botë dhe, falë tij, Afrika e Jugut është sot një nga demokracitë më të mëdha të botës.

Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto


Njerëzimi ka humbur një kampion të palodhur të paqes, lirisë dhe barazisë. U prehsh në paqe Nelson Mandela.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama