Studenti i Harvardit qe ktheu historine

Studenti i Harvardit qe ktheu historine

Në Kosovë ai njihet si një person që pëlqen shumë ushqimin e shpejtë (hamburgerat) si edhe i pëlqen të këndojë në karaoke edhe pse nuk ka zë. Gjithashtu atij i pëlqen shumë futbolli dhe është pronar i një lokali në Prishtinë, ku të rinjtë ndjekin ndeshjet.

Ky është Shpend Ahmeti. Sot ai është 35 vjeç dhe në katër vitet e ardhshme do të jetë kryetari i Komunës së Prishtinës. Kandidati i Vetëvendosjes arriti të mundë në këtë garë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafën, që gjithashtu është kreu i opozitës në Kosovë.

Prishtina njihej si një nga bastionet e LDK-së, pasi që pas çlirimit të Kosovës, kjo komunë është drejtuar vetëm nga kjo forcë politike. Por, Shpend Ahmeti bëri mrekullinë duke ia hequr këtë bastin pas 14 vitesh.

Kush është? Ai ka studiuar në Universitetin Amerikan në Bullgari për Ekonominë e Zbatueshme dhe Administrim Biznesi në vitet 1996-2000. Dy vite më pas ai nisi masterin në Harvard. Ahmeti u diplomua në këtë universitet të njohur për Anlizën e Politikave Publike.

Eksperienca në punë: Prej janarit të vitit 2011 deri në qershor 2002, ka punuar si analis financiar  në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Nga tetori i vitit 2007 deri në tetor 2010, Ahmeti ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv në Institutin GAP. Ndërsa nga shtatori i vitit 2005 e në vazhdim, ai është lektor në Universitetin Amerikan të Kosovës. Ai ka punuar gjithashtu edhe për Bankën Botërore.

Karriera politike: Ai prej vitesh ka qenë një nga ekonomistët më të preferuar të gazetarëve. Kjo bëri që ai të shihej gjerësisht si ministër potencial për Ekonominë. Por hyrja e tij në politikë ishte e vonë, pasi kjo ndodhi vetëm në tetor të vitit 2010. Nuk ka qenë pjesë e Vetëvendosjes por bashkë me Ilir Dedën themeluan partinë Fryma e Re. Megjithëse fushata e tyre ishte model, morën një numër të pa konsiderueshëm votash. Në mars të vitit 2011, FER u shkri me Vetëvendosjes dhe Ahmeti u zgjodh zv.kryetar i VV-së.

Jeta private: Ahmeti është i martuar dhe ka një vajzë, emiri i të cilës është Tea. Kurse bashkëshortja e tij quhet Ardiana Gjiunolli. Babai i tij, nuk futet në punë e djalit, por e ka këshilluar atë që të mos bëhet aktor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama