Shkaterrimi i armeve kimike siriane ne Shqiperi

Shkaterrimi i armeve kimike siriane ne Shqiperi

Gary Q. Kokalari kishte nisur dje nje opinion ne disa adresa mediash e nder te tjera kishte perfshire disa personalitete te politikes shqiptare ku perfshihej vetem Kryeministri nga pala shqiptare, dhe kuptohet ata te huaj qe ndikojne politikat e jashtme shqiptare e qe jane te lidhur me Shqiperine vetem perkohesisht ne varesi te mandatit te tyre (kryeministri@km.gov.al; acstirana@state.gov; stefan.fule@ec.europa.eu; stefan.fule@cec.eu.it; reekerpt@state.gov). (Opinionin e z. Kokalari e gjeni tek Forumi i Shqiperia.com)

 

Ne emailin e Kokalarit kishte nje fakt interesant qe lidhej me nje fabrike te armeve kimike ne Sh.B.A. Fabrika qe ndodhet ne Blue Grass Army ne Richmond, Kentucky ndodhet rreth 100 milje larg Luisville qe eshte nje zone teper e populluar. Megjithe largesine e perzgjedhur per ndertimin e kesaj fabrike, nje nga punonjesit e intervistuar shpjegon qe fabrika eshte teper moderne dhe makinerite nuk lejojne as per nje inch gabim ne proces. Por edhe nese nje gabim pertej ketij inch-i do te ndodhte, muret e laboratoreve jane rreth 60 centimeter te trashe e te forcuar me hekur qe te bllokojne zgjerimin e problemit me tej. Duke i shtuar kesaj dhe 100 miljet rreze e zgjedhur larg qendrave te medha te banuara, problemi i nje incidenti do te ishte minimal.

 

Fabrika eshte pothuaj e ndertuar por megjithate do i duhen dhe 7 vjet te vihet ne pune per te shkaterruar rreth 523 ton sarin, vx dhe gaz mustard. Nderkohe njoftohet se arsenali i armeve siriane qe duhet te kalojne ne nje proces te ngjashem ne fabriken e improvizuar ne SHqiperi eshte rreth 1000 ton (shikoni kete artikull tek Yahoo! News), dyfishi i asaj qe pritet te shkaterrohet ne fabriken amerikane e cila do vihet ne pune pas 7 vjetesh. Investimi i fabrikes ne Richmond ka kushtuar rreth 2 miliard dollare nderkohe qe per shkaterrimin e ketyre kimikateve ne Shqiperi ka ngritur rreth 3 milion dollare te dhuruar nga Britania, ndersa Kina do na dhuroje disa eksperte bashke me Rusine e Francen (sic percillet nga Reuters tek ky artikull).

 

Eksperte shqiptare te sigurise njoftojne nga ana tjeter qe kontributi shqiptar do jete nje ndihme per mjedisin(!?) dhe po behet me teknologjine e fundit te NATO (Interviste e Dr. Ilir Kulles tek TCH). Fatkeqesisht asnje reference nuk gjendet qe NATO te jete e angazhuar ne kete projekt te inicializuar nga Sh.B.A he mbeshtetur nga Serbia. Shqetesimi eshte dhe me i madh kur ekspertet e sigurise shqiptare nuk marrin parasysh masat e sigurise qe Sh.B.A ka marre per te siguruar popullsine e saj. Harta me poshte tregon nje rreze prej 100 miljesh nga qendra hipotetike ndertimit te kesaj fabrike. Nderkohe qe Amerika tregohet e kujdesshme ne projektimin e nje projekti te tille, ne rastine Shqiperise, nje incident i tille do ishte fatal per 100% te popullsise!

 Me poshte disa foto nga fabrika qe do ndertohet ne Sh.B.A

Shihni gjithashtu: Nje diskutim ne Reddit per kete ceshtje

Botuar per here te pare tek Shqiperia.com


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama