Regjistroni domainin tuaj .al

Rusia teston bombën e jashtëzakonshme

Shkruar nga:  
Postuar më: 7 vite mĂ« parĂ«

Rusia teston bombën e jashtëzakonshme
Rusia teston bombën e jashtëzakonshme

Rusia ka testuar me sukses të plotë, sipas njoftimeve zyrtare të ardhura prej saj, bombën më të madhe me vakum në botë. "Fuqia shpërthyese e kësaj arme është e barabartë me atë të një bombe atomike", tha zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, Aleksandër Rukshin, për kanalin televiziv rus, ORT.

"Bomba në fjalë do të garantojë sigurinë kombëtare dhe në të njëjtën kohë edhe mundësinë që të luftojë terrorizmin ndërkombëtar në rajon në Ä"do kohë e në Ä"do situatë", deklaroi më pas Rushkin. Ministria e Mbrojtjes nënvizon se ky hap i ri në aspektin ushtarak nuk bie ndesh me asnjërin nga traktatet apo marrëveshjet ndërkombëtare". Në transmetimin televiziv me këtë rast, thuhej se bomba me vakum renditet tek armët konvencionale dhe se Rusia nuk po nis një garë të re armatimi.

ORT transmetoi edhe pamje nga testi. Tek to dallohej qartë se si një aeroplan luftarak i tipit "Tupolev TU-160" hedh bombën mbi një sipërfaqe të caktuar si poligon provash me armë të shkatërrimit në masë. Pas pamjeve të një shpërthimi të madh, pasuan imazhe të ndërtesave të shkatërruara dhe tokës së djegur. Sipas raportit, shkatërrimi total u arrit si pasojë e një vale presioni me ultra-tinguj, si dhe një nxehtësie të stërmadhe. Gjatë eksplozionit, shkaktohet një vakum. "Ä‘do gjë që jeton mbi tokë, thjesht zhduket", thuhej aty.

Fuqia shpërthyese e kësaj bombe shtatëtonëshe, përllogaritet të jetë katër herë më e fortë sesa e një bombe të tillë analoge të testuar nga SHBA. Deri më tani, ushtria amerikane ishte ajo që regjistronte në arsenalin e saj bombën konvencionale më të fortë në botë. Bomba amerikane e testuar në poligonin e provave bërthamore në shtetin federal të Floridës, në vitin 2003, e njohur me emrin MOAB (Massive Ordnance Air Blast) u cilësua asokohe si "nëna e të gjitha bombave". Ashtu sikurse theksonte agjencia shtetërore e lajmeve, "Itar-Tass", arma e re ruse akoma nuk njeh ndonjë "nofkë" në publik, sikurse analogia e saj amerikane. Por duke kopjuar kolegët e tyre amerikanë, konstruktorët e specialistët rusë të armatimit, theksuan jo pa shpoti, se ndërsa ajo e amerikanëve mund të cilësohej si "Nëna e të gjitha bombave", këtë tonën mund ta quajmë si "Babai i të gjitha bombave".

Por u theksua se bomba me vakum, gjithsesi, nuk ushtron të njëjtin ndikim mbi ambientin sikurse bomba bërthamore. Ajo rrezaton gjatë eksplozionit një nxehtësi ekstreme dhe shkakton djegien e të gjithë zonës përreth. Në aspektin teknologjik, bomba me vakum nuk përbën ndonjë risi. Ajo, nga specialistët cilësohet ndryshe si "armë termobarike", që gjatë djegies shfrytëzon oksigjenin e ardhur nga atmosfera. Fillimisht Ä"lirohet nëpërmjet një shpërthimi të vogël një pluhur apo një lëng në formën e aerosolit, që më pas ndizet me një ngarkesë të dytë eksplozivi. Në armët moderne termobarike, një ngarkesë e vetme eksplozivi shkakton edhe shpërndarjen e aerosolit edhe ndezjen e saj.

Krahasuar me bombat konvencionale, armët termobarike në raport me madhësinë e peshën e tyre shkaktojnë një valë të stërmadhe presioni e nxehtësie, e për këtë arsye, ndikimi i tyre shpesh krahasohet me atë të bombave të vogla bërthamore, fuqia shpërthyese e të cilave përllogaritet të shkojë më pak se një kilotonë TNT. Gjithsesi, bombat termobarike, në ndikimin e tyre janë më pak shkatërrimtare për mjedisin në terma të përgjithshëm sesa shpërthimet që shkaktojnë armët normale të shkatërrimit në masë.

Testi më i fundit në një front lufte (pra jo në poligon provash) u zhvillua në mars të vitit 2002, kur aviacioni luftarak amerikan bombardoi tunele që përbënin baza të fshehta të Al-Kaedës në Afganistan. Bombat termobarike mund t‘i mbysin viktimat e tyre si pasojë e djegies së fortë të oksigjenit - e për këtë arsye quhen ndryshe shpesh edhe si "bomba djegëse", me të cilat aleatët nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, shkaktuan edhe stuhi të mëdha zjarri në qytetet e bombarduara gjermane, e që përbëjnë në një aspekt tjetër, edhe paraardhëset e bombave termobarike. Në formën e tyre të sotme, bombat termobarike u përdorën për herë të parë në luftën e Vietnamit - gjithsesi, vetëm për luftimin e objekteve të nëndheshme ushtarake të armikut, për crrënjosjen e pyjeve e vegjetacionit mbi zonat e luftimit dhe për spastrimin e fushave të minuara.

Marre nga : Gazeta Shqip

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi