Angelina Jolie Shtatzania piper ne jeten seksuale

Angelina Jolie: Shtatzania, piper në jetën seksuale

Kush ka thënë se gratë shtatzana nuk janë seksi? Bred Pit jo sigurisht. Për Angelina Jolie, në fakt, shtatzania ka qenë një eksperiencë që ka shtuar piper në jetën seksuale me shokun e saj të jetës. “I pëlqente fakti se isha shtatzanë dhe për fat të mirë isha me një burrë që i dukej dhe seksi ky fakt”, ka deklaruar aktorja për revistën “Marie Claire”, duke shkaktuar kështu zilinë e shumë lexueseve. Përpara se të lindte vogëlushen Shiloh, për ciftin më të bukur të Hollywoodit kanë qenë 9 muaj pasioni të vërtetë. Pavarësisht nga barku, nën qiellin plot yje të Namibias, Bred dhe Angelina duket se kanë kaluar net plot pasion. “Gjatë javëve para lindjes hanim gjithmonë darkë nën dritën e qirinjve”, ka kujtuar aktorja duke lënë të merret me mend pjesa tjeter e mbremjes.


Marre nga : Gazeta Shqiptare


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama